Beselidhja e ReMarku: Njeriu me dorë të thatë
- 1 Jezusi hyri përsëri në sinagogë. Aty ndodhej një njeri me dorë të thatë.
- 2 Ata e ruanin pale a do ta shërojë të shtunën, që të mund ta paditnin.
- 3 Ai i tha njeriut me dorë të thatë: Çohu e dil para të gjithëve!
- 4 Kurse ata i pyeti:Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq? T`ia shpëtosh njeriut jetën apo t`ia marrësh?Por ata heshtnin.
- 5 Atëherë Jezusi, i pikëlluar për shkak të ngurtësisë së zemrës së tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhërim e i tha njeriut:Shtrije dorën!Ai e shtriu dorën dhe ajo iu shërua.
- 6 Farisenjtë dolën jashtë dhe menjëherë u tubuan në këshillim me herodianët kundër tij si ta gjejnë mënyrën për ta vrarë.Turma të tëra shkojnë pas Jezusit
- 7 Jezusi me nxënësit e vet u shmang kah bregu i detit. E ndiqte një turmë e madhe populli prej Galilesë. Gjithashtu edhe prej Judesë,
- 8 prej Jerusalemit, prej Idumesë, prej Transjordanisë e prej rrethit të Tirit e të Sidonit;turmë e madhe ngarendi tek ai, pse dëgjuan ç`bënte.
- 9 Prandaj u tha nxënësve të vet ta kenë përherë gati një lundër që turma e popullit të mos e shtrydhte.
- 10 E meqenëse shëroi shumë;të gjithë të sëmurët turreshin drejt tij për ta prekur.
- 11 E shpirtrat e ndytë kurdoherë e shihnin, binin përmbys para tij e bërtisnin: Ti je Biri i Hyjit!
- 12 Por Jezusi u urdhëronte rreptësisht të mos dëftonin se kush është.Zgjedhja e të Dymbëdhjetëve(Mt 10, 1-4; Lk 6, 12-16; Vap 1, 13)
- 13 Pastaj u ngjit në një mal e i thirri ata që deshi vetë. Ata shkuan tek ai.
- 14 Dhe i emëroi të Dymbëdhjetët [të cilët edhe i quajti apostuj], që të jenë me të e t`i dërgojë të predikojnë,
- 15 e ta kenë pushtetin t`i dëbojnë djajtë.
- 16 [I emëroi, pra, të Dymbëdhjetët:] Simonin;të cilit ia ngjiti emrin Pjetër,
- 17 Jakobin, birin e Zebedeut, dhe Gjonin, vëllain e tij, që i quajti: Boanerges, që do të thotë: Bijtë e rrufesë;
- 18 pastaj Andreun, Filipin, Bartolomeun, Mateun, Tomën, Jakobin e Alfeut, Tadeun, Simonin Kananeas
- 19 dhe Judën Iskariot, i cili edhe e tradhtoi.Jezusi dhe Beelzebuli(Mt 12, 22-32; Lk 11, 14-23; 12, 10)
- 20 Jezusi u kthye në shtëpi. Prapë u mblodh turmë e madhe sa që as nuk mund të hanin bukë.
- 21 Kur morën vesh të tijtë, shkuan ta marrin sepse flitej: Nuk është në vete.
- 22 Kurse skribët që zbritën nga Jerusalemi, thoshin:E ka në trup Beelzebulin e me anë të kryetarit të djajve i dëbon djajtë
- 23 Ai i thirri t`i afrohen dhe filloi t`u flasë me shëmbëlltyra:Si është e mundur që Djalli ta dëbojë djallin.
- 24 Në qoftë se një mbretëri çohet kundër vetvetes, ajo shkatërrohet.
- 25 Po ashtu edhe ajo shtëpi që çohet kundër vetvetes, shkatërrohet.
- 26 Nëse, pra, Djalli çohet kundër vetvetes dhe përçahet, ai shpartallohet;i erdhi fundi!
- 27 Dhe dihet që s`ka njeri që mund të hyjë në shtëpinë e të fortit dhe t`ia marrë plaçkat pa e lidhur atë më parë. Vetëm atëherë mund t`ia plaçkisë shtëpinë.
- 28 Për të vërtetë po ju them: njerëzve do t`ju falen të gjitha mëkatet e blasfemitë, me të cilat do të blasfemojnë,
- 29 por kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s`do të ketë falje për amshim; është fajtor i një mëkati të përhershëm.
- 30 Sepse thoshin: Ka qoftëlargun në trup!Nëna dhe vëllëzërit e Jezusit(Mt 12, 46-50; Lk 8, 19-21)
- 31 Ndërkaq erdhën nëna e tij dhe vëllezërit e tij. Zunë vend përjashta dhe dërguan dikë ta thërrasë.
- 32 E kishin rrethuar shumë njerëz. Po i thonë: Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e po të kërkojnë.
- 33 Ai u përgjigj:Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?
- 34 Dhe, si ua hodhi sytë rreth e rrotull atyre që rrinin përreth tij, tha:Ja nëna ime e vëllezërit e mi!
- 35 Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime e nëna!