Beselidhja e ReMarku: Jezusi ushqen mrekullisht katër mijë vetë
- 1 Ndër ato ditë u bashkua përsëri turmë e madhe populli. Pasi s`kishin çka të hanë, Jezusi i thirri nxënësit e u tha:
- 2 Po më dhimbsen këta njerëz se ja, ka tri ditë që po rrinë me mua e nuk kanë çka të hanë.
- 3 Nëse i nisi të shkojnë të uritur në shtëpitë e veta, do të mbesin udhës. Disa prej tyre kanë ardhur prej së largu.
- 4 Nxënësit e tij iu përgjigjën:E si mund t`i ngijë kush me bukë këtu, në këtë vend të shkretë?
- 5 Ai i pyeti:Sa bukë keni?Shtatë!;iu përgjigjën ata.
- 6 Atëherë i urdhëroi turmës së popullit të ulet për tokë, i mori shtatë bukët, u falënderua, i ndau dhe ua dha nxënësve të vet t`ua vënë para. Ata ia dhanë popullit.
- 7 Kishin edhe pak peshq të vegjël. I bekoi edhe ata dhe u urdhëroi t`ua ndajnë.
- 8 Hëngrën dhe u nginë. Çuan copa që tepruan shtatë shporta.
- 9 Ishin rreth katër mijë vetë. Atëherë i përcolli të shkojnë.
- 10 Menjëherë hyri në barkë me nxënësit e vet e shkoi në rrethinën e Dalmanutës.Farisenjtë kërkojnë shenjë(Mt 16, 1-4)
- 11 Atëherë erdhën farisenjtë dhe filluan të rragaten me të. Duke e vënë në provë kërkuan prej tij një shenjë prej qiellit.
- 12 Jezusi duke fsharë prej fundit të shpirtit, tha: Përse kjo brezni kërkon shenjë? Për të vërtetë, po ju them: kësaj breznie s`do t`i jepet shenjë!
- 13 Atëherë i la, përsëri hipi në barkë dhe kaloi në anën tjetër.Tharmi i farisenjve dhe i Herodit(Mt 16, 5-12)
- 14 Nxënësit harruan të marrin bukë. Me vete në barkë kishin vetëm një bukë.
- 15 Atëherë Jezusi u dha këtë porosi: Dëgjoni: ruajuni prej tharmit të farisenjve e prej tharmit të Herodit!
- 16 Ata i thoshin njëri-tjetrit: Nuk kemi bukë!
- 17 Jezusi e hetoi atë gjë e u tha:Përse po shqetësoheni pse s`keni bukë? Po, a ende nuk po kuptoni e nuk po meri vesh? Po aq pak mend paskeni?
- 18 `Me sy në ballë e nuk shihni, me veshë në kokë e nuk dëgjoni?`Po a nuk po ju kujtohet
- 19 se kur i ndava pesë bukë për pesë mijë vetë, sa shporta plot me copa mblodhët? Ata iu përgjigjën: Dymbëdhjetë!
- 20 E kur ndava shtatë bukë për katër mijë vetë, sa shporta plot me copa mblodhët?Shtatë!;iu përgjigjën.
- 21 Dhe ende nuk po kuptoni?!;u tha.Shërimi i të verbërit prej Betsaidës
- 22 Dhe arritën në Betsaidë. Aty i sollën një të verbër dhe iu lutën ta prekte.
- 23 Ai e mori për dore të verbërin, e qiti jashtë fshatit, i pështyu në sy, vuri duart mbi të dhe i tha:A sheh gjë?
- 24 Ai i hapi sytë dhe tha:Po shoh njerëz... më duken si drurë... ecin.
- 25 Pastaj Jezusi prapë i vuri duart mbi sytë e të verbërit. I verbëri pa qartë. U shërua. Shihte mirë, gjithçka.
- 26 Jezusi e nisi të shkojë në shtëpi e i tha: Mos hyr assesi në fshat!Dëshmimi i Pjetrit mbi Jezusin(Mt 16, 13-20; Lk 9, 18-21)
- 27 Jezusi u nis me nxënësit e vet drejt fshatrave të Cezaresë së Filipit. Udhës i pyeti nxënësit e vet: Çka thonë njerëzit, kush jam unë?
- 28 Ata iu përgjigjën:Disa thonë se je Gjon Pagëzuesi, disa të tjerë Elia, disa të tjerë prapë se je njëri ndër profetët.
- 29 Atëherë i pyeti ata:Po ju, kush thoni se jam?Ti je Mesia!;iu përgjigj Pjetri.
- 30 Ai u urdhëroi rreptësisht të mos ia tregonin askujt këtë gjë për të.Jezusi paralajmëron vdekjen dhe ngjalljen e vet(Mt 16, 21-28; Lk 9, 22-27)
- 31 Atëherë filloi t`u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë; se pleqtë, kryepriftërinjtë e skribët do ta përbuzin; se do të vritet dhe se do të ngjallet pas tri ditësh.
- 32 Ua tha këto krejt haptas. Atëherë Pjetri e ndau në një anë e zuri ta qortojë.
- 33 Jezusi u soll, shikoi nxënësit e vet dhe i bërtiti Pjetrit: M`u hiq sysh, he djall, se nuk ke ndër mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!
- 34 Atëherë grishi popullin bashkë me nxënësit e vet dhe u tha:Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le t`i bjerë mohit vetvetes, ta marrë kryqin e vet e të më ndjekë.
- 35 Sepse, ai që do ta shpëtojë jetën e vet, do ta bjerrë, përkundrazi, ai që do ta bjerrë jetën e vet për mua e për Ungjill, do ta shpëtojë.
- 36 E njëmend, çka i vlen njeriut të fitojë mbarë botën, nëse e humb jetën e vet.
- 37 Çka mund të japë njeriu si këmbim për jetën e vet?
- 38 Për të vërtetë, kujtdo t`i vijë turp për mua e për fjalët e mia para kësaj breznie të patenzonë e mëkatare, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut kur të arrijë në lavdi të Atit të vet me engjëjt e shenjtë.