Beselidhja e ReMarku: Shndërrimi i Jezusit
- 1 Dhe u thoshte:Për të vërtetë po ju them: ka këtu ndër ju nga ata që nuk do të vdesin para se të shohin se arriti me fuqi Mbretëria e Hyjit.Shndërrimi i Jezusit(Mt 17, 1-13; Lk 9, 28-36)
- 2 Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i çoi vetëm ata në vetmi, në një mal të lartë dhe u shndërrua para tyre.
- 3 Petkat e tij u bënë ndriçuese të bardha, sa që asnjë zbardhues mbi tokë nuk mund t`i zbardhojë ashtu.
- 4 Atyre iu dukën Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.
- 5 Pjetri atëherë mori fjalën e i tha Jezusit:Rabbi, për ne është mirë të qëndrojmë këtu. Po ndërtojmë këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.
- 6 Në të vërtetë s`dinte çka të thoshte tjetër, sepse ishin trembur keqas.
- 7 Ndërkaq u duk një re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resë u dëgjua një zë: Ky është Biri im;djali i Dishirit! Atë dëgjojeni!
- 8 Menjëherë shikuan rreth e rrotull e nuk panë askënd tjetër, përveç vetëm Jezusit me ta.
- 9 Ndërsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhëroi që të mos i tregojnë askujt çka panë derisa Biri i njeriut të ngjallej prej së vdekuri.
- 10 Ata e mbajtën porosinë, por njëri-tjetrin e pyesnin çka do të thotë ajo fjalë: të ngjallet prej së vdekuri?
- 11 Dhe e pyetën:Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?
- 12 S`ka dyshim;iu përgjigj;më parë duhet të vijë Elia për të vënë përsëri çdo gjë në vendin e vet. Por, pse atëherë u shkrua për Birin e njeriut se i duhet të pësojë shumë e të përbuzet?
- 13 Veçse, unë po ju them: Elia erdhi e bënë me të si deshën, po ashtu siç shkruan për të në Shkrimin e shenjtë.Shërimi i djaloshit të djallosur(Mt 17, 14-20; Lk 9, 37-43a)
- 14 Kur arritën te nxënësit, panë mori të madhe njerëzish rreth tyre dhe skribët që po rrahnin çështje me ta.
- 15 Tërë ajo mori, kur e pa Jezusin, u habit dhe me nxitim vrapoi për ta përshëndetur.
- 16 Ai i pyeti:Mbi çka diskutoni me ta?
- 17 Dikush prej morisë iu përgjigj:Mësues, e solla te ti djalin tim që ka në trup një djall që s`e lë të flasë.
- 18 Kudo e kap, e shkapet andej këndej e djali shkumon e kërcëllon dhëmbët dhe i ngrihen gjymtyrët. U thashë nxënësve të tu ta dëbojnë, por ata nuk mundën.
- 19 O brezni e pafe;u përgjigj Jezusi;deri kur do të jem me ju? Ma sillni këtu!
- 20 Ia sollën. Shpirti i ndytë, posa e pa Jezusin, menjëherë e shkapeti djalin; djali, i rënë ashtu për dhe, rrokullisej e shkumonte.
- 21 Jezusi e pyeti babanë e tij:Tani sa kohë i ndodh kështu?
- 22 Që në fëmijëri;iu përgjigj;Shpeshherë e ka hedhur herë në zjarr e herë në ujë për ta mbytur. Nëse mund të bësh gjë, na ndihmo! Ki mëshirë për ne!
- 23 Nëse mund të bësh gjë... !;iu përgjigj Jezusi;Gjithçka është e mundshme për atë që beson!
- 24 Menjëherë babai i djaloshit tha me zë të lartë:Besoj, por më ndihmo ti të besoj!
- 25 Kur Jezusi pa se po afroheshin përherë e më shumë njerëz, i urdhëroi shpirtit të ndytë dhe i tha:Shpirt memec dhe i shurdhër, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos u kthe më në të!
- 26 Ai bërtiti, e shkapeti fort djalin dhe doli prej tij. Djaloshi mbeti menjëherë, porsi i vdekur, kështu që shumë thoshin: Vdiq!
- 27 Jezusi e kapi për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.
- 28 Kur Jezusi shkoi në shtëpi, nxënësit e tij e pyetën veçmas:Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?
- 29 Ai iu përgjigj:Ky lloj nuk mund të dëbohet me asgjë tjetër, përveçse me lutje.Jezusi përsëri paralajmëron vdekjen dhe ngjalljen e vet(Mt 17, 22-23; Lk 9, 43b-45)
- 30 Si u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile, por nuk donte ta dinte kush,
- 31 sepse i mësonte nxënësit e vet.U thoshte:Biri i njeriut do t`u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh
- 32 Ata nuk e morën vesh këtë fjalë e kishin frikë ta pyesinin.Kush është më i madhi(Mt 18, 1-5; Lk 9, 46-48)
- 33 Arritën në Kafaaum. Si hyri në shtëpi, i pyeti:Mbi çka biseduat rrugës?
- 34 Ata nuk bënë zë, sepse udhës kishin biseduar kush ishte më i madhi.
- 35 Jezusi u ul, i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u tha:Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.
- 36 Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes të tyre, e pëqafoi dhe u tha:
- 37 Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua.Kush nuk është kundër nesh, është me ne(Lk 9, 49-50)
- 38 Gjoni i tha:Mësues, pamë një njeri që i dëbonte djajtë në Emrin tënd. Ne ia ndaluam, sepse ai nuk na ndiqte.
- 39 Jezusi i tha:Mos ia ndaloni! Sepse s`ka njeri që të mund të bëjë mrekulli në Emrin tim e menjëherë pastaj të flasë keq për mua.
- 40 Kush nuk është kundër nesh, është me ne.
- 41 Ai që do t`ju japë të pini një gotë ujë sepse jeni të Krishtit, për të vërtetë po ju them: me siguri nuk do ta humbë shpërblimin e vet.Ngashënjimi në mëkat(Mt 18, 6-9; Lk 17, 1-2)
- 42 Porse, për atë që mëson ndonjërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë (në mua) të mëkatojë, do t`ishte më mirë t`i varej rreth qafës guri i mullirit e të hidhej në det.
- 43 Prandaj, nëse dora jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh dorëcung në jetë se me të dy duart të shkosh në ferr;në zjarr që s`fiket kurrë.
- 48 Ku `krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.`
- 49 Vërtet, gjithkush do të kripet me zjarr.
- 50 Kripa është gjë e mirë, porse, po qe se kripa e humb njelmësinë e vet, me çka do të kripet? Kini kripë në vetvete e jetoni në paqe me njëri-tjetrin!