Beselidhja e ReLuka: Jezusi dhe e shtuna
- 1 Një të shtunë, kur Jezusi po kalonte nëpër të mbjella, nxënësit e tij këputnin kallinj, i shkokëlonin në dorë dhe i hanin.
- 2 Atëherë disa farisenj thanë:Pse bëni çka s`është e lejueshme të bëhet të shtunën?
- 3 Jezusi iu përgjigj:A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij?
- 4 [Si] hyri në Shtëpinë e Hyjit, i mori bukët e kushtimit, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin me të, bukët, që s`kishte leje t`i hajë askush tjetër përveç priftërinjve?
- 5 Dhe u tha:Biri i njeriut është zotëria i të shtunës.Njeriu me dorë të thatë(Mt 12, 9-14; Mk 3, 1-6)
- 6 Një të shtunë tjetër Jezusi hyri në sinagogë e filloi të mësojë. Ishte aty një njeri që e kishte dorën e djathtë të thatë.
- 7 Skribët e farisenjtë nuk ia ndanin sytë a mos po shëron të shtunën, që, kështu, të kishin për çka ta paditnin.
- 8 Jezusi ua dinte mendimet e i tha njeriut që e kishte dorën e thatë:Çohu e dil në mes!Ai u ngrit e qëndroi në këmbë.
- 9 Atëherë Jezusi vazhdoi:Ju po ju pyes: a është e lejueshme të shtunën të bësh mirë apo të bësh keq, t`ia shpëtosh jetën ndokujt apo t`ia humbasësh?
- 10 Si i shikoi rreth e rrotull të gjithë, i tha atij:Shtrije dorën!Ai bëri ashtu e dora iu shërua.
- 11 Ata u tërbuan dhe kuvendonin mes tyre çka të ndërmarrin kundër Jezusit.Jezusi zgjedh dymbëdhjetë Apostujt(Mt 10, 1-4; Mk 3, 13-19)
- 12 Ndër ato ditë Jezusi shkoi në një mal për t`u lutur. Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit.
- 13 Kur zbardhi drita, i thirri nxënësit e vet e prej tyre zgjodhi dymbëdhjetë, të cilët edhe i quajti apostuj:
- 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andreun, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin e Bartolomeun,
- 15 Mateun, e Tomën, Jakobin e Alfeut, Simonin që quhej Zelltar,
- 16 Judën e Jakobit edhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.Shërbim popullit(Mt 4, 23-25)
- 17 Pastaj zbriti bashkë me ta e zuri vend në rrafshinë. Ishte aty një shumicë e madhe nxënësish të tij dhe një turmë e madhe e popullit prej mbarë Judesë, prej Jerusalemit dhe prej bregut të detit të Tirit e të Sidonit,
- 18 që kishin ardhur për ta dëgjuar e për t`u shëruar prej sëmundjeve të veta. Shëroheshin edhe ata që i mundonin shpirtrat e ndytë.
- 19 Të gjithë këta njerëz kërkonin ta preknin, sepse prej tij dilte një fuqi që shëronte gjithkënd.Lumturitë e mjerimet(Mt 5, 1-12)
- 20 Jezusi, si i drejtoi sytë e vet mbi nxënësit, thoshte:Të lumët ju, o skamnorë, sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit!
- 21 Të lumët ju që tani keni uri, sepse do të ngiheni!Të lumët ju që tani qani, sepse do të qeshni!
- 22 Të lumët ju kur njerëzit do t`ju urrejnë, kur do t`ju përjashtojnë prej rrethit të tyre, kur do t`ju poshtërojnë, kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut!
- 23 Atë ditë gëzohuni dhe kërceni sepse ju pret shpërblim i madh në qiell.Vërtet, në të njëjtën mënyrë vepruan edhe etërit e tyre me profetët!
- 24 Por, vaj për ju, o pasanikë, sepse e keni ngushëllimin tuaj!
- 25 Vaj për ju që tani jeni të ngopur, sepse do të pësoni uri!Vaj për ju që tani qeshni, sepse do të vajtoni e do të qani!
- 26 Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t`ju lëvdojnë, sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!Dashuria kundrejt armiqve(Mt 5, 38-48; 7, 12a)
- 27 Por po ju them juve që më dëgjoni:`Duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,
- 28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë`.
- 29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën!
- 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!
- 31 Si dëshironi t`ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!
- 32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet.
- 33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët.
- 34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t`ju kthejnë, ç`shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t`u kthehet aq sa dhanë.
- 35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t`ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.
- 36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.Mos i gjykoni të tjerët(Mt 7, 1-5)
- 37 Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje!
- 38 Jepni e do t`ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t`ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t`ju matet edhe juve në kthim.
- 39 U tha edhe shëmbëlltyrën:A mund t`i prijë i verbëri të verbërit? A thua s`do të bien të dy në gropë?
- 40 Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.
- 41 Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?
- 42 Si mund t`i thuash vëllait tënd: `Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.Pema njihet prej fryteve të saj(Mt 7, 17-20; 12, 34b-35)
- 43 Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë.
- 44 Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi as nuk vilet rrush nga ferra.
- 45 Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra.Dy themelet(Mt 7, 24-27)
- 46 Pse më thiri: `Zotëri, Zotëri!`, e nuk bëni si ju urdhëroj?
- 47 Do t`ju tregoj se kujt i përngjan çdonjëri që vjen tek unë, që e dëgjon fjalën time e që e vë në veprim:
- 48 ai i përngjan njeriut, i cili, kur ndërtoi shtëpinë e vet, mihu dheun thellë dhe themelin e vuri mbi shkëmb. Ra vërshimi, lumi u vërsul mbi atë shtëpi, por nuk mundi ta tundë, sepse ishte e ndërtuar mirë.
- 49 Kurse ai që e dëgjon, por nuk e vë në veprim fjalën time, i përngjan njeriut, që e ndërtoi shtëpinë përmbi dhe;pa themel: u vërsul lumi e menjëherë e rrëzoi: ajo shtëpi u bë gërmadhë e madhe.