Beselidhja e ReLuka: Mësimi mbi lutjen
- 1 Një ditë Jezusi po lutej diku në një vend. Kur e kreu lutjen, i tha njëri prej nxënësve: Zotëri, na mëso edhe ne të lutemi, siç i mësoi edhe Gjoni nxënësit e vet.
- 2 Kur të luteni;u tha Jezusi;thoni:O Atë!U shenjtëroftë Emri yt!Ardhtë Mbretëria jote!
- 3 Na jep çdo ditë bukën tonë të përditshme!
- 4 Na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë.E mos lejo të biem në tundim!
- 5 Dhe u tha:Nëse ndonjëri prej jush ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: `Mik, m`i jep hua tri bukë
- 6 se më erdhi prej udhe miku im e nuk kam çka t`i jap për darkë, `
- 7 e ai prej brenda i përgjigjet: `Mos më trazo! Dera është tashmë e mbyllur e fëmijët e mi e unë ramë në shtrat! Nuk mund të çohem t`i jap!`
- 8 Unë po ju them edhe nëse s`çohet t`ia japë pse e ka mik, do të çohet me siguri për t`i dhënë aq sa kërkon për shkak të trazimit.
- 9 Edhe unë po ju them: lypni e do t`ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokitni e do t`ju çelet.
- 10 Sepse, kushdo lyp, merr; kush kërkon, gjen; atij që troket, i hapet dera.
- 11 Dhe, cili prej jush që është babë, po i lypi djali peshk, në vend të peshkut do t`i japë gjarpër?
- 12 Ose, nëse i lyp vezë, do t`i japë akrep?
- 13 Nëse, pra, ju, edhe pse të këqij, dini fëmijëve tuaj t`u jepni dhurata të mira, sa më tepër Ati qiellor do t`u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë!Jezusi dhe Beelzebuli(Mt 12, 22-30; Mk 3, 20-27)
- 14 Një herë Jezusi po dëbonte një djall [e ky ishte memec]. Kur djalli doli, foli memeci e populli u habit.
- 15 Disa prej tyre thanë: I dëbon djajtë me ndihmën e Beelzebulit, kryetarit të djajve.
- 16 Disa të tjerë, pastaj, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë prej qiellit.
- 17 Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha:Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete, shkretohet; një shtëpi bie mbi tjetrën.
- 18 Po qe se djalli është i ndarë në vetvete;pasi ju po thoni se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebulit;si do të qëndrojë mbretëria e tij?
- 19 Tashti, pasi unë i dëbokam djajtë me ndihmën e Beelzebulit, bijtë tuaj, me ndihmën e kujt i dëbojnë? Prandaj, ata do të jenë gjykatësit tuaj.
- 20 Por, në qoftë se unë i nxjerr djajtë me pushtetin e Hyjit, atëherë me të vërtetë erdhi ndër ju Mbretëria e Hyjit!
- 21 Kur trimi i fortë, i armatosur mirë, e ruan pallatin e vet, mbarë pasuria e tij është e sigurt.
- 22 Por, kur vjen një më i fortë se ai, e mund atë, ia merr armët në të cilat shpresoi e i ndan plaçkat e tij.
- 23 Kush nuk është me mua, është kundër meje. Kush nuk bashkon me mua, shpëdan.Kthimi i shpirtit të ndytë(Mt 12, 43-45)
- 24 Kur shpirti i ndytë të ketë dalë prej njeriut, endet nëpër vende të shkretuara duke kërkuar pushim, e, duke mos e gjetur, thotë: `Do të kthehem në shtëpinë time nga dola`.
- 25 Kur kthehet, e gjen të fshirë e të stolisur.
- 26 Atëherë shkon e merr me vete edhe shtatë shpirtra të tjerë më të këqij se veten, hyjnë e banojnë aty. Kështu gjendja e fundit e këtij njeriu bëhet më e keqe se e para.Lumturia e vërtetë
- 27 Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha:Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!
- 28 Ai u përgjigj:Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!Të dijshmit kërkojnë një shenjë(Mt 12, 38-42; Mk 8, 12)
- 29 Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë:Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t`i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës.
- 30 Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.
- 31 Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t`i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni!
- 32 Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!Drita e trupit(Mt 5, 15; 6, 22-23)
- 33 Askush nuk e ndez dritëzën për ta vënë në vend të fshehtë [ose nën shinik], por përmbi pishtar, që ta shohin dritën ata që hyjnë.
- 34 Syri yt është dritëza e trupit. Kur syri yt është i shëndoshë, krejt trupi është në dritë, porse, kur është i sëmurë, edhe trupi yt është në terr.
- 35 Shiko, pra, që drita që është në ty të mos jetë e errët!
- 36 Nëse, pra, trupi yt i tërë është në dritë, pa asnjë pjesë të errët, atëherë do të jetë i tërë në dritë, sikurse kur dritëza të ndriçon me rrezet e veta.Qortimi i hipokrizisë së farisenjve dhe skribëve(Mt 23, 1-36; Mk 12, 38-40; Lk 20, 45-47)
- 37 Ndërsa ai ende po fliste, një farise iu lut të shkonte tek ai për drekë. Ai hyri dhe u ul në tryezë.
- 38 Fariseu, kur pa se Jezusi nuk u la para buke, u çudit.
- 39 Zotëria i tha:Po! Ju farisenjtë lani përjashta gotën dhe kupëzën, ndërsa brendinë tuaj e keni plot rrëmbime e prapësi.
- 40 Të marrë! A thua se ai që përftoi përjashtësinë, nuk e përftoi edhe brendësinë?
- 41 Jepni, pra, për lëmoshë ç`është brenda gotës e kupës e do të jetë gjithçka e pastër për ju.
- 42 Porse; vaj për ju, o farisenj që jepni të dhjetën e mendrës, të ryzës e të çdo barishteje, por e lini pas shpine drejtësinë dhe dashurinë e Hyjit! Këto të fundit është dashur të bëhen e ato të parat s`është dashur të lihen!
- 43 Vaj për ju farisenj, sepse jua ka ënda katedrën e parë në sinagoga dhe përshëndetjet në sheshe!
- 44 Të mjerët ju, sepse jeni porsi varret që nuk shihen e njerëzit, pa ditur, ecin mbi to!
- 45 Atëherë një mësues i Ligjit i tha:Mësues, ti, duke folur kështu, po na fyen edhe ne!
- 46 Vaj edhe për ju, mësues të Ligjit;iu përgjigj Jezusi;sepse u ngarkoni njerëzve barrë që mezi mund të mbarten, ndërsa ju vetë as me gisht të dorës nuk i prekni!
- 47 Të mjerët ju, që u ngritni përmendore profetëve, kurse etërit tuaj i patën vrarë.
- 48 Kështu dëshmoni se i pëlqeni veprat e etërve tuaj; ata vranë, ndërsa ju ndërtoni përmendore!
- 49 Këndej edhe Dija e Hyjit tha: `Do t`u dërgoj profetë e apostuj. Ata do t`i vrasin e do t`i salvojnë disa prej tyre,
- 50 që prej kësaj breznie të kërkohet llogari për gjakun e derdhur të të gjithë profetëve që nga krijimi i botës:
- 51 prej gjakut të Abelit deri te gjaku i Zakarisë, që u vra ndërmjet lterit e shenjtërores`. Po, unë po ju them: do të kërkohet llogari prej kësaj breznie.
- 52 Vaj për ju, mësues të Ligjit! Ju e morët çelësin e dijes: vetë nuk hytë e, ata që deshën të hyjnë, i penguat!
- 53 Kur Jezusi doli prej andej, skribët e farisenjtë filluan ta sulmojnë rëndë dhe t`i bëjnë shumë pyetje,
- 54 duke i ngrehur leqe për ta zënë pisk në ndonjë fjalë prej gojës së tij.