Beselidhja e ReLuka: Qortimi kundër hipokrizisë
- 1 Ndërkaq u mblodh një turmë e madhe e popullit;mijëra e mijëra;aq sa shkelnin njëri-tjetrin. Jezusi më së pari u drejtua nxënësve të vet:Ruajuni prej tharmit të farisenjve d. m. th. hipokrizisë!
- 2 S`ka gjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehur që nuk do të merret vesh.
- 3 Prandaj, çdo gjë që ju thatë në errësirë, do të dëgjohet në dritë dhe çdo gjë që pëshpëritet në vesh ndër skuta, do të predikohet prej pullazeve.Kë të druani?(Mt 10, 28-31)
- 4 Po ju them juve, miq të dashur: mos jua kini drojën atyre që mbysin trupin e pastaj s`mund të bëjnë gjë tjetër!
- 5 Po ju tregoj kujt duhet t`ia keni frikën: druani nga ai që, pasi t`jua ketë marrë jetën, ka pushtet t`ju hedhë në ferr. Po, unë po ju them: atij kijani frikën!
- 6 Po, a nuk shiten pesë trumcakë për dy qindarë? E pra, asnjërin prej tyre nuk e qet në harresë Hyji.
- 7 Kurse juve deri edhe fijet e flokëve të kresë i keni të numëruara! Mos kini frikë! Ju vleni më shumë se një mori trumcakësh!Dëshmimi i Krishtit para njerëzve(Mt 10, 32-33; 12, 32; 10, 19-20)
- 8 Unë po ju them: kushdo të dëshmojë para njerëzve se është imi, edhe Biri i njeriut do ta dëshmojë se është i tiji para engjëjve të Hyjit.
- 9 E ai që të më bjerë mohit para njerëzve, edhe atij do t`i bihet mohit para engjëjve të Hyjit.
- 10 Kushdo të thotë ndonjë fjalë kundër Birit të njeriut, ka për t`iu falur, por kush të shajë Shpirtin Shenjt, nuk do të ketë falje.
- 11 Pastaj, kur t`ju qesin para sinagogave, para ushtruesve të drejtësisë e para pushteteve, mos u shqetësoni [se] si do të mbroheni e çka do të thoni:
- 12 sepse Shpirti Shenjt në atë orë do t`ju mësojë çka duhet të thoni.Shëmbëlltyra e pasanikut të pamend
- 13 Atëherë dikush prej turmës i tha:Mësues, thuaji vëllait tim ta ndajë me mua trashëgimin tonë.
- 14 Or mik,;iu përgjigj Jezusi;kush më vuri mua gjykatës ose ndarës mbi ju?
- 15 Atëherë u tha:Vëriani mendjen: ruajuni fort prej lakmisë së pasurisë, sepse sado i pasur që ndokush të jetë, jeta e tij nuk varet nga pasuria që ka.
- 16 Atëherë u tregoi këtë shëmbëlltyrë:Tokat e një pasaniku i dhanë fryt të madh.
- 17 Ai mendonte me vete e thoshte: `Ç`të bëj? Nuk kam më vend ku të mbledh të lashtat e mia. `
- 18 Dhe tha: `Kështu po bëj: do t`i rrëzoj grunarët e do t`i punoj më të mëdhenj dhe do t`i mbledh në ta të gjitha: grurin dhe të gjitha të lashtat e mia.
- 19 Atëherë do t`i them shpirtit tim: shpirti im, ke pasuri me shumicë për shumë vjet: pusho, ha, pi, gëzo!`
- 20 Porse Hyji i tha: `I marrë! Pikërisht sonte, në këtë natë, do të kërkohet shpirti yt prej teje, e ç`grumbullove kujt do t`i mbesë?`
- 21 Kështu i ndodh atij që grumbullon pasuri për vete e nuk kujdeset të bëhet i pasur në Hyjin.Kujdesi dhe shqetësimi(Mt 6, 25-34; 19-21)
- 22 Pastaj u tha nxënësve:Prandaj po ju them: Mos u shqetësoni për jetën tuaj: çka do të hani, as për trupin tuaj: me çka do ta veshni,
- 23 sepse jeta është më e vlefshme se ushqimi e trupi se petku.
- 24 Vëreni korbat! As nuk mbjellin as nuk korrin, nuk kanë as qilar as grunar e Hyji i ushqen. Sa më të vlefshëm jeni ju se shpendët!
- 25 E cili prej jush, sado që të kujdeset me shqetësim, mund ta zgjasë shtatin e vet edhe për një kut?
- 26 Pra, nëse nuk mundeni as më të voglën gjë, përse atëherë shqetësoheni për të tjerat?
- 27 Vëreni si rriten zambakët! As nuk tjerrin as nuk bëjnë vekë. E unë po ju them: as Salomoni në tërë madhërinë e vet, nuk ishte i veshur si një ndër ta.
- 28 Nëse, pra, Hyji e vesh në këtë mënyrë barin që sot është e nesër hidhet në furrë, sa më shumë do të bëjë për ju, o fepakë?
- 29 Prandaj mos kërkoni çka do të hani e do të pini;mos u shqetësoni!
- 30 Të gjitha këto i kërkojnë paganët e kësaj bote; ndërsa për ju e di mirë Ati juaj se keni nevojë për to.
- 31 Por, kërkoni Mbretërinë e tij e të gjitha këto do t`ju jepen si shtesë.
- 32 Mos druaj, o grigjë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t`jua japë Mbretërinë!
- 33 Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren.
- 34 Vërtet, ku është visari juaj, aty do të jetë edhe zemra juaj.Shërbëtori i kujdesshëm(Mt 24, 45-51)
- 35 Jini gati;të veshur e të ngjeshur me llamba të ndezura
- 36 porsi ata që presin zotërinë e vet kur kthehet prej dasmës për t`ia çelur derën posa të vijë e të trokëllitë.
- 37 Lum shërbëtorët që, kur kthehet zotëria, i gjen zgjuar! Pëjëmend po ju them: ai vetë do të ngjeshet, ata do t`i ulë në tryezë, do të afrohet dhe vetë do t`i shërbejë.
- 38 Po erdhi në të dytën ose në të tretën rojë të natës dhe, po i gjeti kështu, lum ata!
- 39 E mos e harroni këtë gjë: po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, nuk do të linte t`i thyehej shtëpia.
- 40 Edhe ju, pra, jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë çast kur s`jua merr mendja.
- 41 Atëherë Pjetri tha:Zotëri, a po e thua këtë shëmbëlltyrë vetëm për ne, apo për të gjithë?
- 42 Zotëria iu përgjigj:Cili, vallë, është ai mbarështues besnik e i mençur që do ta vërë zotëria përmbi shërbëtorët e tjerë për t`u dhënë në kohën e duhur pjesën e ushqimit?
- 43 I lumi ai shërbëtor, të cilin, kur kthehet zotëria i tij, e gjen duke vepruar kështu.
- 44 Pëjëmend po ju them: do ta vërë mbi të gjithë pasurinë e vet.
- 45 Porse, po bëri e mendoi shërbëtori në zemrën e vet: `Zotëria im do të vonojë të kthehet` dhe fillon të rrahë shërbëtorët e shërbëtoret, të hajë e të pijë e të dehet,
- 46 zotëria i tij do të vijë atë ditë kur nuk e pret, atë orë që nuk ia merr mendja dhe do ta ndëshkojë rëndë e do t`ia japë fatin e të pafeve.
- 47 Shërbëtori që e diti vullnetin e zotërisë e nuk u bë gati dhe nuk e kreu vullnetin e tij, do të marrë shumë të rëna.
- 48 Ndërsa ai që nuk e diti, por bëri punë që duhet të ndëshkohen, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, prej tij do të kërkohet shumë; kujt iu besua shumë, prej tij do të kërkohet më shumë.Jezusi shkak përçarjeje(Mt 10, 34-36)
- 49 Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë!
- 50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet!
- 51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por përçarjen!
- 52 Që tani, për të vërtetë, pesë anëtarë në një shtëpi, do të jenë të ndarë: tre kundër dyve e dy kundër treve:
- 53 babai do të zihet me djalin, e djali me babain, nëna me të bijën, e bija me t`ëmën, vjehrra me të renëe reja me vjehrrën.Shenjat e kohës(Mt 16, 2-3)
- 54 Pastaj iu drejtua turmës:Kur shihni renë se çohet në perëndim, pëjëherë thoni: `Do të bjerë shi!`, dhe ashtu ndodh.
- 55 Kur shihni se fryn shiroku, thoni: `Do të jetë vapë`, dhe bën vapë.
- 56 Shtiracakë! Dukën e tokës e të qiellit dini ta çmoni, por këtë kohë nuk dini!?Ndrequ me paditësin tënd(Mt 5, 25-26)
- 57 Përse ju vetë nuk gjykoni vetvetiu ç`është e drejtë?
- 58 Kështu, kur shkon bashkë me kundërshtarin tënd tek ushtruesi i drejtësisë, përpiqu udhës të biesh në ujdi me të;që të mos nxjerrë para gjykatësit, gjykatësi të të dorëzojë shërbëtorit e shërbëtori të të hedhë në burg.
- 59 Unë po të them se s`do të dalësh prej andej pa e paguar edhe më të fundit qindarkë.