Beselidhja e ReLuka: Lindja e Jezusit
- 1 Në atë kohë Cezari August dha urdhër të bëhej regjistrimi i popullsisë së mbarë botës.
- 2 Ky ishte regjistrimi i parë, kur Kuirini ishte qeveritari i Sirisë.
- 3 Të gjithë shkonin të regjishtroheshin, secili në qytetin e vet.
- 4 Kështu edhe Jozefi, pasi ishte prej shtëpisë dhe prej fisit të Davidit, u ngjit, prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude, në qytetin e Davidit që quhet Betlehem,
- 5 për t`u regjistruar bashkë me Marinë, fatin e vet, që ishte shtatzënë.
- 6 Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë.
- 7 Ajo lindi djalin e vet;të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta.Barinjtë dhe engjëjt
- 8 Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet.
- 9 Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi.
- 10 Engjëlli u tha:Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin!
- 11 Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi;Krishti Zot!
- 12 Dhe, ja shenja për ta njohur: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd.
- 13 Engjëllit menjëherë iu bashkua një ushtri e madhe qiellore, që madhëronte Hyjin e brohoriste:
- 14 Lavdi Hyjit në më të lartin qielle paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!
- 15 Posa engjëjt u larguan prej tyre në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit:Ejani të shkojmë, pra, deri në Betlehem e të shohim çka ndodhi -ngjarjen që na e kumtoi Zoti.
- 16 Shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin e Foshnjën të vënë në grazhd.
- 17 Kur e panë, u treguan ç`u tha engjëlli për Foshnjën.
- 18 Të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga ato që thanë barinjtë.
- 19 Maria i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet.
- 20 Barinjtë pastaj u kthyen duke lëvduar e madhëruar Hyjin për gjithçka kishin dëgjuar e parë, pikërisht ashtu siç u tha engjëlli.
- 21 Kur u mbushën tetë ditë për të rrethprerë Foshnjën, ia ngjitën emrin Jezus, siç e quajti engjëlli para se të zihej në kraharor.Kushtimi i Jezusit në Tempull
- 22 Kur, sipas Ligjit të Moisiut, u mbushën ditët e pastrimit të tyre, e çuan në Jerusalem, për t`ia kushtuar Zotit,
- 23 siç shkruan në Ligjin e Zotit: `Çdo i parëlindur mashkull le t`i kushtohet Zotit`
- 24 dhe për të dhënë flinë siç thuhet në Ligjin e Zotit; `një palë turtuj ose dy zogj pëllumbash.`
- 25 Në Jerusalem asohere jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste Ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt.
- 26 Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s`do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit.
- 27 I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi në Temull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të,
- 28 Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha:
- 29 Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesëshërbëtori yt në paqesiç the ti vetë,
- 30 sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin
- 31 që ti e bëre gatinë sy të të gjithë popujve:
- 32 Dritën që bën të të njohin Ty paganëte që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
- 33 Prindërit e tij çuditeshin për sa thuhej për të.
- 34 Atëherë Simoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij:Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe shenjë të cilës njerëzit do t`i kundërshtojnë.
- 35 (edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin);që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt.
- 36 Ishte asohere edhe Ana profeteshë, bija e Fanuelit, prej fisit të Aserit, shumë e vjetër. Pas vajzërisë së vet jetoi në martesë gjithsej shtatë vjet
- 37 kurse, si grua e vejë, arriti deri në tetëdhjetekatër vjet. Ajo nuk e lëshonte Tempullin. I shërbente Hyjit ditë e natë me agjërim e me lutje.
- 38 Pikërisht në atë moment arriti edhe ajo dhe filloi të lëvdojë Hyjin dhe t`u tregojë për këtë foshnjë të gjithë atyre që prisnin shpërblimin e Jerusalemit.Kthimi në Nazaret
- 39 Pasi kryen gjithçka duhej bërë sipas Ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e vet, Nazaret.
- 40 Fëmija rritej, forcohej e merrte fuqi përplot me urti;dhe hiri i Hyjit ishte në të.Jezusi fëmijë në Tempull
- 41 Prindërit e tij për çdo vit shkonin në Jerusalem për të kremten e Pashkëve.
- 42 Kur Jezusi i mbushi të dymbëdhjetat, u ngjitën sipas zakonit të festës.
- 43 Si kaluan ato ditë, ata u kthyen, kurse Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij.
- 44 Duke qenë të bindur se është me turmën, ecën ashtu një ditë rrugë e atëherë zunë ta kërkojnë ndër kushërinj e të njohur.
- 45 Pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar.
- 46 Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje.
- 47 Të gjithë ata që e dëgjonin, i mrekullonte dija dhe përgjegjet e tij.
- 48 Kur e panë, u çuditën dhe e ëma i tha:Ç`na bëre kështu, o bir? Ja, yt atë dhe unë të kërkuam plot pikëllim!
- 49 Ai iu përgjigj:Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?
- 50 Por ata nuk morën vesh çka deshi t`u thotë.
- 51 Atëherë Jezusi u kthye me ta, erdhi në Nazaret dhe i dëgjonte. E ëma i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.
- 52 Ndërkaq Jezusi përparonte në dije, në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve.