Beselidhja e ReLuka: Predikimi i Gjon Pagëzuesit
- 1 Në të pesëmbëdhjetin vit të sundimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, kur Herodi ishte tetrark i Galilesë, Filipi, vëllai i tij, tetrark i krahinës së Ituresë e i Trakonitidës, Lizania tetrark i Abilenës;
- 2 kur Ana e Kajfa ishin kryepriftërinj, fjala e Hyjit i qe drejtuar Gjonit, birit të Zakarisë, në shkretëtirë.
- 3 Atëherë Gjoni e përshkoi mbarë krahinën e Jordanit duke predikuar pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve
- 4 në përkim me sa shkruan në librin e predikimeve të Isaisë profet:Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë:përgatitni udhën e Zotit;rrafshoni shtigjet e tij!
- 5 Çdo luginë le të mbushet, çdo mal e kodër le të ulet;udhët e shtrembëra le të bëhen të drejtae ato gropa-gropa le të bëhen të rrafshta.
- 6 E çdo njeri do ta shohë shëlbimin e Hyjit.
- 7 Tashti, Gjoni u thoshte turmave që vinin të pagëzoheshin prej tij:Gjarpërinj gjarpërinjsh! Kush ju përkujtoi të ikni prej zemërimit që po vjen?
- 8 Bëni, pra, fryte të denja kthimi dhe mos t`ju shkojë ndër mend të thoni me vete: `Kemi atë Abrahamin!`, sepse, unë po ju them: Hyji mund t`i nxjerrë prej këtyre gurëve fëmijë Abrahamit!
- 9 Tashmë sëpata u vu mbi rrënjë të pemëve: çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.
- 10 Atëherë e pyetnin turmat:Neve, pra, ç`na duhet të bëjmë?
- 11 Kush ka dy palë petka;u përgjigjej;le t`i ndajë me atë që s`ka. Edhe ai që ka ushqime, le të bëjë kështu!
- 12 Erdhën edhe disa tagrambledhës t`i pagëzojë dhe i thanë:Mësues, po ne çka duhet të bëjmë?
- 13 Ai u përgjigj:Mos kërkoni asgjë më tepër se ju është caktuar.
- 14 E pyetën edhe disa ushtarë:Po ne, çka duhet të bëjmë?Edhe atyre iu përgjigj:Askënd mos meri me të keq! Askënd mos paraqitni rrejshëm dhe jini të kënaqur me rrogën tuaj!
- 15 E pasi populli priste me shpresë dhe pasi të gjithë mendonin në zemrat e veta për Gjonin: a mos është pikërisht ky Mesia,
- 16 këndej Gjoni mori fjalën e u tha të gjithëve:Unë, vërtet, po ju pagëzoj me ujë, por po vjen një më i fortë se unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t`ia zgjidh lidhëset e sandaleve të tij. Ai do t`ju pagëzojë me Shpirt Shenjt e me zjarr.
- 17 Ai e mban në dorën e vet terploten për të pastruar lëmin e vet, për të mbledhur grurin në grunarin e vet, kurse bykun do ta djegë në zjarr të pafikshëm.
- 18 E me shumë mësime të tjera ia shpallte popullit Ungjillin.
- 19 Ndërkaq Herodi tetrark, të cilin e qortoi Gjoni për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij dhe për arsye të të gjitha veprave të tjera të këqija,
- 20 të gjitha këtyre ua shtoi edhe një: e futi Gjonin në burg.Pagëzimi i Jezusit(Mt 3, 13-17; Mk 1, 9-11)
- 21 Kur u pagëzua mbarë populli, u pagëzua edhe Jezusi dhe, ndërsa po lutej, u hap qielli
- 22 dhe Shpirti Shenjt zbriti mbi të në trajtë trupore porsi pëllumb, e prej qiellit ushtoi zëri: Ti je Biri im;Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!Breznia ligjore e Jezusit(Mt 1, 1-17)
- 23 Jezusi, kur filloi veprimtarinë botore, ishte rreth tridhjetë vjeç. Ishte;si kujtonin njerëzit;biri i Jozefit, i Helit,
- 24 i Matatit, i Levit, i Melkit, i Janait, i Jozefit,
- 25 i Matatisë, i Amosit, i Naumit, i Heslit, i Nagait,
- 26 i Mahatit, i Matatisë, i Semeit, i Josehit, i Jodës,
- 27 i Joananit, i Resait, i Zorobabelit, i Salatielit, i Nerit,
- 28 i Melkit, i Adit, i Kozamit, i Elmadamit, i Erit,
- 29 i Jezusit, i Elizerit, i Jorimit, i Matatit, i Levit,
- 30 i Simonit, i Judës, i Jozefit, i Jonamit, i Eliakimit,
- 31 i Meleait, i Menait, i Matatait, i Natamit, i Davidit,
- 32 i Jeseut, i Obedit, i Boozit, i Salait, i Naasonit,
- 33 i Aminadabit, i Adminit, i Ait, i Esromit, i Faresit, i Judës,
- 34 i Jakobit, i Izakut, i Abrahamit, i Tares, i Nahorit,
- 35 i Seruhut, i Ragaut, i Falekut, i Eberit, i Salait,
- 36 i Kainamit, i Arfaksadit, i Semit, i Noehit, i Lamehit,
- 37 i Matuzalës, i Enokut, i Jaredit, i Maleleelit, i Kainamit,
- 38 i Enosit, i Setit, i Adamit, i Hyjit.