Beselidhja e ReLuka: Disa gra e përcjellin Jezusin
- 1 Pastaj Jezusi përshkoi qytete e fshatra duke predikuar e duke kumtuar Ungjillin e Mbretërisë së Hyjit. E përcillnin të Dymbëdhjetët
- 2 dhe disa gra që kishin qenë shëruar nga shpirtrat e ndytë e sëmundjet: Maria e quajtur Magdalenë, prej të cilës pati dëbuar shtatë djaj,
- 3 Gjonia, e shoqja e Huzës, kujdestarit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera që me pasuritë e veta e ndihmonin Jezusin e nxënësit.Shëmbëlltyra e mbjellësit(Mt 13, 1-9; Mk 4, 1-9)
- 4 Si u tubua turmë e madhe e popullit, që erdhën nga qytete të ndryshme tek ai, Jezusi foli në shëmbëlltyrë:
- 5 Doli mbjellësi për të hedhur farën. E, ndërsa po hidhte farën, disa kokrra ranë pranë udhës: u shkelën dhe i hëngrën zogjtë e qiellit.
- 6 Disa të tjera ranë në gurishte; mbinë, por u thanë, sepse nuk kishte lagështinë.
- 7 Disa ranë në ferra; ferrat, duke u rritur bashkë me to, ua morën frymën.
- 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë; mbinë e dhanë fryt njëqind fish.Kur i tha këto fjalë, theksoi:Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!Qëllimi i shëmbëlltyrave(Mt 13, 10-17; Mk 4, 10-12)
- 9 Nxënësit e tij e pyetën çka do të thotë ajo shëmbëlltyrë.
- 10 Ai iu përgjigj:Ju e keni dhuratë dijen e mistereve të Mbretërisë së Hyjit, kurse të tjerëve u paraqitet vetëm në shëmbëlltyra, që:`Të shikojnë e të mos shohin, të dëgjojnë e të mos kuptojnë. `Shtjellimi i shëmbëlltyrës së mbjellësit(Mt 13, 18-23; Mk 4, 13-20)
- 11 Ky është vështrimi i shëmbëlltyrës së mbjellësit:Fara është fjala e Hyjit.
- 12 Ato `pranë udhës`, janë ata që e dëgjojnë fjalën, por pastaj u vjen djalli dhe ua nxjerr nga zemra fjalën, që të mos besojnë e të mos shëlbohen.
- 13 Ato `në gurishte`, janë ata që, kur e dëgjojnë Fjalën e pranojnë me gëzim, porse nuk kanë rrënjë: për disa kohë besojnë, por kur vjen koha e tundimit, e lënë fenë.
- 14 Ato `në ferra`, janë ata që e dëgjuan, por ende në udhë, ua zënë frymën kujdeset tokësore, pasuritë dhe kënaqësitë e jetës e nuk japin fryte të pjekura.
- 15 Ato `në tokë të mirë`, janë ata që e dëgjojnë Fjalën dhe e ruajnë në zemër të mirë e bujare dhe japin fryt me qëndrueshmëri.Shëmbëlltyra e dritëzës nën enë(Mk 4, 21-25)
- 16 Askush nuk e ndez dritëzën për ta vënë nën ndonjë enë ose për ta vënë nën shtrat, por e vë përmbi pishtar që ta shohin dritën ata që hyjnë.
- 17 Jo po, s`ka asgjë të fshehtë, që nuk do të zbulohet, as fshehtësi që nuk do të dihet e nuk do të dalë në dritë.
- 18 Prandaj kini kujdes si dëgjoni: sepse, kush ka, do t`i jepet më, kurse atij që nuk ka, do t`i merret edhe ajo pakicë që kujton se e ka.Nëna e vëllezërit e Jezusit(Mt 12, 46-50; Mk 3, 31-35)
- 19 Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s`mundën të afroheshin tek ai prej popullit.
- 20 E lajmëruan:Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin.
- 21 Ai iu përgjigj:Nëna ime e vëllezërit e mi;janë këta;që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit.Të qetësuarit e stuhisë(Mt 8, 23-27; Mk 4, 35-41)
- 22 Një ditë Jezusi e nxënësit e tij hipën në barkë. Ai u tha:Të kalojmë në atë anë të liqenit!U larguan prej bregut e morën liqenin.
- 23 Ndërsa po lundronin, atë e zuri gjumi. Ndërkaq mbi liqen u lëshua stuhi e madhe, në barkë hynte ujë e ishin në rrezik.
- 24 Ata iu afruan, e zgjuan dhe i thanë:Mësues, Mësues! U mbytëm!Ai u zgjua, iu kërcënua stuhisë e valëve të ujit;dhe u qetësuan e ranë në fashë.
- 25 U tha:Ku e keni fenë?!Ata, të frikësuar e të mrekulluar, i thoshin njëri-tjetrit:Vallë, kush është ky, që po u urdhëron erërave e ujit dhe ata po i binden?Shërimi i të djallosurit prej Gezarës(Mt 8, 28-34; Mk 5, 1-20)
- 26 Dhe kaluan në krahinën e gergezenëve, që është përballë Galilesë.
- 27 Posa doli në tokë, i doli përpara një njeri prej qytetit, që kishte në trup djajtë. Kaherë nuk veshte më petka, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.
- 28 Kur e pa Jezusin bërtiti me të madhe, i ra ndër këmbë dhe i tha me zë të lartë:Çka ke me mua, o Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë? Po të lutem mos më mundo!
- 29 Sepse Jezusi i kishte urdhëruar shpirtit të ndytë të dalë prej atij njeriu, që e kishte pushtuar kaherë e, edhe pse e mbanin lidhur në hekura dhe e ruanin në pranga, ai i këpuste prangat e djalli e bënte të merrte arratinë në vende të pabanuara.
- 30 Jezusi e pyeti:Si e ke emrin?Legjion! u përgjigj;sepse shumë djaj i kishin hyrë në trup.
- 31 Ata iu lutën të mos u urdhëronte të shkonin në ferr.
- 32 Aty ishte një tufë e madhe thish që po kulloste në mal dhe djajtë iu lutën t`u lejonte të hyjnë në ta. Ai ua lejoi.
- 33 E djajtë, si dolën prej njeriut, hynë në thi. Tufa e tyre u lëshua turr prej greminës në liqen dhe u mbyt.
- 34 Barinjtë, kur panë se ç`ndodhi, ikën e lajmëruan në qytet e në fshatra.
- 35 Njerëzit dolën të shohin ç`ndodhi. Erdhën te Jezusi dhe gjetën te këmbët e Jezusit atë njeri prej të cilit kishin dalë djajtë. Ishte veshur e shëndoshë në mend. U hyri frika.
- 36 Ata që qëlluan pranë, u treguan si u shërua i djallosuri.
- 37 Atëherë mbarë populli i krahinës së gergezenëve iu lut Jezusit që të largohej prej tyre, sepse e kapi frikë e madhe.Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa.
- 38 Njeriu, prej të cilit dolën djajtë, i lutej ta merrte me vete, por Jezusi e përcolli me këto fjalë:
- 39 Kthehu në shtëpinë tënde;i tha;dhe trego gjithçka që bëri Hyji për ty.Ai shkoi dhe tregoi anembanë qytetit çka bëri Jezusi për të.Jezusi ngjall të bijën e Jairit(Mt 9, 18-26; Mk 5, 21-43)
- 40 Kur Jezusi u kthye, populli e priti me gëzim, sepse të gjithë e prisnin me padurim.
- 41 Dhe, ja, erdhi një njeri, me emër Jair, që ishte kryetar i sinagogës. Ky i ra ndër këmbë Jezusit e iu lut të shkojë në shtëpi të tij,
- 42 sepse;vajzën e dëshirit vetme, reth dymbëdhjetëvjeçare;e kishte në fill të vdekjes.Ndërsa Jezusi po shkonte atje, populli, duke u shtyrë rreth tij, e ndeshte.
- 43 Një grua që kishte derdhje gjaku tash dymbëdhjetë vjet, (e që kishte shpenzuar tërë pasurinë e vet ndër mjekë) dhe askush s`kishte mundur ta shërojë,
- 44 u afrua nga mbrapa, ia preku kindin e petkut e menjëherë i pushoi derdhja e gjakut.
- 45 Jezusi pyeti:Kush më preku?E pasi të gjithë mohuan, Pjetri i tha:Mësues, mbarë turma e popullit po shtyhet rreth teje e po të ndesh... !
- 46 Por Jezusi vijoi:Dikush më preku, sepse e ndjeva një fuqi duke dalë prej meje.
- 47 Kur gruaja pa se nuk po mund të mbetej e padiktuar, duke u dridhur e tëra, doli para tij dhe tregoi në sy të popullit përse e kishte prekur dhe se si ishte shëruar pëjëherë.
- 48 Jezusi i tha:Bija ime, feja jote të shpëtoi. Shko në paqe!
- 49 Ndërsa Jezusi ende po fliste, ja tek erdhi një prej të shtëpisë së kryetarit të sinagogës dhe i tha:Vajza jote vdiq! Mos e mundo më Mësuesin!
- 50 Jezusi, kur e dëgjoi, i tha:Mos ki frikë! Ti vetëm beso! Ajo do të shpëtojë!
- 51 Kur erdhi te shtëpia, nuk la askënd të hyjë brenda përveç Pjetrit, Gjonit, Jakobit, babait dhe nënës së fëmijës.
- 52 Të gjithë e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u tha: Mos qani! Ajo nuk ka vdekur, por po fle!
- 53 Ata e përqeshën sepse e dinin mirë se kishte vdekur.
- 54 Ai e kapi për dore dhe i tha:O vajzë, çohu!
- 55 Asaj iu kthye shpirti dhe menjëherë u çua. Jezusi u urdhëroi t`i japin vajzës menjëherë të hajë.
- 56 Prindërit e saj mbetën të mallëngjyer. Jezusi i porositi të mos i tregojnë askujt çka ndodhi.