Beselidhja e ReLuka: Misioni i të Dymbëdhjetëve
- 1 Jezusi i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u dha zotësi e pushtet mbi të gjithë djajtë si dhe aftësinë të shërojnë sëmundjet.
- 2 Pastaj i dërgoi të shpallin Mbretërinë e Hyjit dhe të shërojnë (të sëmurët).
- 3 E u tha:Asgjë mos meri për udhëtim: as shkop, as strajcë, as bukë, as para, e secili të mos ketë më se dy këmisha.
- 4 Në atë shtëpi që të hyni, aty rrini derisa të qëndroni në atë vend.
- 5 Nëse ndokush nuk do t`ju pranojë, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni pluhurin prej këmbëve tuaja si dëshmi kundër tyre.
- 6 Ata u nisën dhe rende-rendas u ranë fshatrave duke predikuar Ungjillin e duke shëruar gjithkund.Shqetësimi i Herodit(Mt 14, 1-12; Mk 6, 14-29)
- 7 Herodi tetrark kishte dëgjuar për të gjitha këto ngjarje dhe ishte shumë i shqetësuar, sepse disa thoshin: U ngjall Gjoni së vdekuri!
- 8 Disa të tjerë: U duk Elia! Disa të tjerë prapë: U ngjall një prej profetëve të vjetër!
- 9 Kurse Herodi tha: Gjoni! Atij unë ia preva kokën! Po ky kush do të jetë, për të cilin po dëgjoj kaq shumë? E kërkonte rastin ta shihte.Jezusi ushqen pesë mijë vetë(Mt 14, 13-21; Mk 6, 30-44; Gjn 6, 1-14)
- 10 Kur apostujt u kthyen, i treguan Jezusit gjithçka kishin bërë. Jezusi i mori me vete e i çoi në vetmi, në drejtim të qytetit që quhet Betsaidë.
- 11 Por, kur e mori vesh populli, iu vu mbrapa. Ai i pranoi me njerëzi e u predikonte mbi Mbretërinë e Hyjit dhe i shëronte ata që kishin nevojë shërimi.
- 12 Kur dita filloi të shkojë kah mbarimi, iu afruan të Dymbëdhjetët dhe i thanë:Nise popullin të shkojë në fshatra e në katunde të rrethinës të gjejë strehim e ushqim, sepse këtu jemi në vend të shkretë.
- 13 Jepuni ju të hanë!;u tha ai.Ata iu përgjigjën:Ne s`kemi më se pesë bukë e dy peshq. Vetëm nëse shkojmë e blejmë ushqim për gjithë këtë popull!
- 14 E ishin rreth pesë mijë burra.Atëherë u tha nxënësve të vet:Vërini të rrinë në grupe nga pesëdhjetë vetë!
- 15 Bënë ashtu: i ulën të gjithë.
- 16 Ai i mori pesë bukët e dy peshqit, shikoi kah qielli, i bekoi dhe i ndau. Pastaj ua dha nxënësve t`ia vënë popullit përpara.
- 17 Hëngrën të gjithë e u nginë. Prej çka u teproi çuan dymbëdhjetë shporta me copa.Dëshmimi i Pjetrit mbi Jezusin(Mt 16, 13-19; Mk 8, 27-29)
- 18 Ndërsa një ditë po lutej në vetmi;ishin me të vetëm nxënësit e tij;ai u bëri këtë pyetje:Kush thonë njerëzit se jam unë?
- 19 Ata iu përgjigjën:Disa thonë se je Gjon Pagëzuesi, disa Elia, kurse disa të tjerë thonë se u ngjall një ndër profetët e vjetër.
- 20 Po ju;i pyeti atëherë ata;kush mendoni se jam unë?U përgjigj Pjetri:Ti je Mesia i Hyjit!
- 21 Atëherë Jezusi i porositi të mos i tregojnë askujt.Jezusi paralajmëron vdekjen e ngjalljen e vet(Mt 16, 20-28; Mk 8, 30-9, 1)
- 22 E vazhdoi:Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë, ta përbuzin pleqtë, kryepriftërinjtë dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ngjallet.
- 23 Pastaj iu drejtua të gjithëve:Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë.
- 24 Sepse, kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbë, ndërsa kush ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
- 25 E njëmend, ç`dobi do të kishte njeriu, nëse fiton mbarë botën, por humb vetveten ose e rrënon?
- 26 Për të vërtetë, kujt t`i vijë turp për mua e për fjalët e mia, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut kur të hyjë në lavdinë e vet, të Atit dhe të engjëjve të shenjtë.
- 27 Për të vërtetë po ju them: disa këtu të pranishëm nuk do të vdesin, para se ta shohin Mbretërinë e Hyjit.Shndërrimi i Jezusit(Mt 17, 1-8; Mk 9, 2-8)
- 28 Reth tetë ditë pas këtyre predikimeve, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t`u lutur.
- 29 Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima.
- 30 Dhe ja, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia.
- 31 Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem.
- 32 Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të;
- 33 dhe, ndërsa ata po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit:Mësues, është mirë për ne të qëndrojmë këtu. Po bëjmë tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë! Nuk dinte ç`thoshte.
- 34 Ndërsa ky ende po fliste, ra një re dhe i mbuloi me hijen e vet. Kur hynë nën re, nxënësit i kapi frika.
- 35 Prej resë u dëgjua një zë: Ky është Biri im;i Zgjedhuri! Atë dëgjojeni!
- 36 Ndërsa ky zë po jehonte, Jezusi mbeti vetëm.Nxënësit heshtën dhe ndër ato ditë s`i treguan askujt çka kishin parë.Jezusi shëron një djalosh të djallosur(Mt 17, 14-18; Mk 9, 14-27)
- 37 Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, i doli përpara një turmë e madhe e popullit.
- 38 Dhe ja, papritmas, një njeri prej popullit, bërtiti:Mësues, po të lutem, ma shiko djalin tim: është i vetmi që kam!
- 39 E kap shpirti i keq e menjëherë bërtet. E tund andej-këndej dhe e bën të shkumojë dhe mezi largohet prej tij pasi e dërrmon krejtësisht.
- 40 I luta edhe nxënësit e tu që ta dëbojnë, por nuk ia dolën.
- 41 Jezusi u përgjigj:O brezni e pafe dhe e prishur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t`ju duroj? Sille këtu djalin tënd!
- 42 E, ndërsa djaloshi po afrohej, e kapi djalli, e hodhi për tokë dhe e përplaste. Jezusi iu kërcënua shpirtit të ndytë, pastaj e shëroi djaloshin dhe ia dorëzoi të atit.
- 43 Të gjithë mbetën të mrekulluar prej madhërisë së Hyjit.Jezusi rishtas paralajmëron vdekjen e vet(Mt 17, 22-23; Mk 9, 30-32)Ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte, Jezusi u tha nxënësve të vet:
- 44 Thadroni mirë në zemër këto fjalë që po ju them: Biri i njeriut do të bjerë në dorë të njerëzve.
- 45 Por ata nuk e morën vesh këtë fjalë. Kjo për ta mbetej fshehtësi e nuk e kuptonin. Madje kishin frikë ta pyesnin për këtë fjalë.Kush është më i madhi?(Mt 18, 1-5; Mk 9, 33-37)
- 46 Ndër ta lindi kjo çështje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
- 47 Jezusi, duke e ditur ç`mendime u vlonin në zemër, e mori një fëmijë, e afroi pranë vetes,
- 48 dhe u tha:Kush e pranon këtë fëmijë në emrin tim, më pranon mua, e kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua. Pëjëmend, kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh.Kush nuk është kundër jush, është me ju(Mk 9, 38-40)
- 49 Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha:Mësues, pamë një njeri që dëbonte djajtë në Emrin tënd. Ne ia ndaluam, sepse nuk vjen pas teje me ne.
- 50 Jezusi iu përgjigj:Mos ia ndaloni, sepse, kush nuk është kundër jush, është me ju.Një fshat i Samarisë nuk e pranon Jezusin
- 51 Kur erdhi koha që Jezusi të ngrihej nga kjo botë, mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem.
- 52 Përpara dërgoi lajmëtarët e vet. Këta shkuan dhe hynë në një fshat samaritanësh për të përgatitur ardhjen e tij.
- 53 Por ata s`deshën ta pranojnë aty, sepse ishte nisur për Jerusalem.
- 54 Kur e panë këtë gjë, nxënësit;Jakobi e Gjoni, thanë: Zotëri, a do të urdhërojmë `që zjarri të zbresë nga qielli e t`i zhdukë?`
- 55 Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi.
- 56 Dhe u nisën për një fshat tjetër.Nxënësit e vërtetë të Jezusit(Mt 8, 19-22)
- 57 Ndërsa po bënin rrugë, një njeri i tha:Unë dua të vijë pas teje ngado që të shkosh!
- 58 Jezusi iu përgjigj:Dhelprat i kanë strofujt e vet edhe shpendët e qiellit çerdhet, kurse biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën!
- 59 Një tjetri i tha:Eja pas meje!Por ai iu përgjigj: Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë!
- 60 Lëri;iu përgjigj Jezusi;që të vdekurit t`i varrosin të vdekurit e vet e ti shko e prediko Mbretërinë e Hyjit!
- 61 Atëherë i tha një tjetër:Unë po vij me ty, Zotëri, por më jep leje njëherë të shkoj e të përshëndetem me anëtarët e familjes sime.
- 62 Kushdo;iu përgjigj Jezusi;që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit!