Beselidhja e ReGjoni: Shërimi i të paralizuarit
- 1 Pas disa kohësh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jerusalem.
- 2 Në Jerusalem, te Dera e deleve, është një ndërtesë banje, që hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesë treme.
- 3 Nën to rrinin të shtrirë shumë të sëmurë;të verbër, të çalë dhe të marrë gjymtyrësh.
- 5 Aty ishte një njeri që ishte i sëmurë prej tridhjetë e tetë vjet.
- 6 Jezusi, kur e pa ashtu të shtrirë e kur e mori vesh se është për një kohë të gjatë në atë gjendje, i tha:A dëshiron të shërohesh?
- 7 Zotëri;iu përgjigj i sëmuri;nuk kam njeri që, kur të tundet uji, të më shtjerë në banjë e, derisa unë ulem, një tjetër zbret para meje.
- 8 Çohu;i tha Jezusi;merre shtrojën tënde dhe ec!
- 9 Ai njeri u shëndosh pëjëherë, mori shtrojën e vet dhe ecte.Ajo ditë ishte e shtunë.
- 10 Prandaj judenjtë i thoshin të shëruarit:Është e shtunë! Nuk ke leje ta mbartësh shtratin tënd!
- 11 Ai iu përgjigj:Ai që më shëroi, më tha: `Merre shtrojën tënde dhe ec!`
- 12 Ata e pyetën:Kush është ai njeri që të tha: `Merre dhe ec?`
- 13 Por, i shëruari nuk e dinte kush është, sepse Jezusi u zhduk në popullin që gjendej aty.
- 14 Më vonë Jezusi e gjeti në Tempull dhe i tha: Ja, u shërove! Mos mëkato më, që të mos të të gjejë ndonjë e zezë më e madhe!
- 15 Ai njeri shkoi te judenjtë dhe u tha se Jezusi ishte ai që e shëroi.
- 16 Prandaj judenjtë zunë ta sulmojnë Jezusin, sepse bënte vepra të tilla ditën e shtunë.
- 17 Jezusi u përgjigj:Im Atë vepron gjithmonë e edhe unë veproj.
- 18 Për këtë arsye judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vritnin Jezusin, pse, jo vetëm se e prishte të shtunën, por edhe Hyjin e quante Atë të vetin, duke e barazuar veten me Hyjin.Pushteti i Birit
- 19 Atëherë Jezusi u tha:Pëjëmend, pëjëmend po ju them:Biri s`mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç çka sheh se bën Ati;çka bën ai, po atë gjë bën edhe Biri.
- 20 Sepse Ati e do Birindhe i zbulon gjithçka bën ai.Do t`i zbulojë edhe vepra më të mëdha se këtoqë të mbeteni të habitur.
- 21 Dhe, sikurse Ati i ngjall të vdekurite i bën të jetojnë, ashtu edhe Birii bën të jetojnë ata që do.
- 22 Ati në të vërtetë nuk gjykon askënd, pse krejt gjykimin ia la në dorë Birit,
- 23 që të gjithë të nderojnë Birinsiç e nderojnë Atin.Kush nuk e nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e dërgoi.
- 24 Pëjëmend, pëjëmend po ju them:kush e dëgjon fjalën timedhe beson në atë që më dërgoi, ka jetën e pasosurdhe ai nuk del në gjyq, por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë.
- 25 Pëjëmend, pëjëmend po ju them:po vjen koha;tani është;kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birittë Hyjitdhe ata që ta dëgjojnë, do të jetojnë.
- 26 Dhe, sikurse Ati e ka jetën në vetvete, po ashtu i dha zotësinë edhe Birit ta ketë jetënnë vetvete.
- 27 Atij ia dha edhe pushtetin të gjykojë, sepse është Biri i njeriut.
- 28 E mos u çuditni:po vjen koha, kur të gjithë ata që pushojnë në varredo ta dëgjojnë zërin e tij
- 29 dhe do të dalin:ata që bënë mirë do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq, do të ngjallen për t`u dënuar.Dëshmitë e Jezusit
- 30 Unë asgjë s`mund të bëj prej vetvetes;si dëgjoj, ashtu gjykoj, dhe gjykimi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.
- 31 Nëse unë vetë i bëj dëshmi vetvetes, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
- 32 Është Një tjetër që bën dëshmi për muadhe unë e di:dëshmia të cilën ai e bën për mua, është e vërtetë.
- 33 Ju dërguat disa njerëz te Gjoni dhe Gjoni e dëshmoi të vërtetën.
- 34 Unë nuk kam nevojë për dëshmi të njeriut, por ua përmend këtë që ju të shëlboheni.
- 35 Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte, por juve ju pëlqeu të kënaqeni në atë dritë vetëm për një çast.
- 36 Por unë e kam një dëshmi më të madhe se atë të Gjonit:veprat që Ati m`i besoi për t`i kryer;pikërisht këto që unë kryej, dëshmojnë për muase më dërgoi Ati.
- 37 Edhe Ai që më dërgoi;Ati, vetë Ai dëshmoi për mua!Ju kurrë s`e dëgjuat zërin e tij, kurrë s`e patë fytyrën e tij;
- 38 as fjala e tij nuk banon në ju, sepse nuk i besoni atij, që ai e dërgoi.
- 39 Ju i shqyrtoni Shkrimetsepse mendoni me anë të tyre të keni jetën e pasosur;edhe ato, pra, dëshmojnë për mua,
- 40 e ju, prapë se prapë nuk doni të vini tek unë, që ta keni jetën.
- 41 Nuk kërkoj lavdi prej njerëzve,
- 42 po ju njoha deri në palcë:nuk e keni në vetvete dashurinë e Hyjit.
- 43 Unë erdha në Emër të Atit time ju nuk më pranoni;po erdhi ndonjë tjetër në emër të vet, atë do ta pranoni!
- 44 Po si mund të besoni ju, ju që kërkoni lavdi prej njëri-tjetrit, e nuk e kërkoni lavdinë që vjen prej Një Hyji të vetëm?
- 45 Mos t`ju shkojë në mend se do t`ju padis tek Ati!Paditësi juaj është Moisiu, në të cilin shpresoni.
- 46 Për të vërtetë, po t`i besonit Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai për mua shkroi.
- 47 Por, nëse nuk u besoni Shkrimeve të tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?