Beselidhja e ReGjoni: Mishërimi i Fjalës
- 1 Në fillim ishte Fjalae Fjala ishte në Hyjine Fjala ishte Hyj.
- 2 Kjo ishte në fillim në Hyjin.
- 3 Prej Saj u bë çdo gjëe pa Të nuk u bë asgjë.E çdo gjë që u bë,
- 4 e pati në Të jetëne Jeta është drita e njerëzve;
- 5 e Drita shndriti në errësirëe errësira nuk e pushtoi.
- 6 Qe një njeri i dërguar prej Hyjit.Emri i tij ishte Gjon.
- 7 Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar Dritën, që të gjithë të besojnë nëpër të.
- 8 Ai nuk ishte Drita, por;për të dëshmuar Dritën.
- 9 Drita e vërtetëqë shndrit çdo njeri, erdhi në botë.
- 10 Ishte në botëe bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi.
- 11 Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan.
- 12 Atyre që e pranuan u dha zotësinëtë bëhen bijtë e Hyjit:atyre që besojnë në Emrin e tij.
- 13 Këta s`i bëri bij të Hyjitas gjakuas prirja e mishitas prirja e njeriutpor;Hyji.
- 14 E Fjala u bë njerie banoi ndër ne.Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëmplot hir e të vërtetë.
- 15 Gjoni e dëshmon Atë. Ai shpall:Ky është ai, për të cilin thashë:`Ai që vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje!`
- 16 Vërtet, prej plotësisë së tij të gjithë ne morëm, madje, hir mbi hir.
- 17 Vërtet, Ligji u dha nëpër Moisiun, porse hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin.
- 18 Hyjin kurrë askush nuk e pa:Biri i vetëm;që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet.Dëshmia e Gjon Pagëzuesit(Mt 3, 1-12; Mk 1, 2-8; Lk 3, 15-17)
- 19 Dhe, ja, dëshmia e Gjonit!Kur judenjtë nga Jerusalemi dërguan (tek ai) priftërinj dhe levitë për ta pyetur: Kush je ti?
- 20 ai pranoi, nuk e mohoi, por dëshmoi:Unë nuk jam Mesia!
- 21 Kush, pra?;e pyetën ata;A mos je Elia? Nuk jam!;u përgjigj.A je Profeti?Jo!;ua ktheu.
- 22 Atëherë i thanë:Kush je, që t`u kthejmë përgjegje atyre që na dërguan?
- 23 Ai tha:Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë:`rrafshoni udhën e Zotit!`siç tha Isaia profet.
- 24 Disa prej të dërguarve ishin farisenj.
- 25 Ata e pyetën:Pse, atëherë, pagëzon, kur s`je as Mesia, as Elia, as Profeti?
- 26 Gjoni u përgjigj:Unë pagëzoj me ujë. Në mesin tuaj është një që ju nuk e njihni.
- 27 Është ai që po vjen pas meje, por të cilit [unë] nuk jam i denjë t`ia zgjidh as rripat e sandaleve.
- 28 Kjo ndodhi në Betani, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.Qengji i Hyjit
- 29 Të nesërmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha:Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!
- 30 Ky është ai, për të cilin thashë:`Pas meje vjen një njeri, i cili është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje!`
- 31 Nuk e kam njohur as vetë, por arsyeja pse erdha e jam duke pagëzuar me ujë është që ky t`i zbulohet Izraelit.
- 32 Gjoni dëshmoi edhe:E pashë Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pëllumb dhe zuri vend mbi të.
- 33 Unë nuk e njihja atë, porse Ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë, Ai edhe më tha: `Në atë që të shohësh se zbret Shpirti Shenjt dhe zë vend në të, ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt.`
- 34 Unë e pashë dhe dëshmoj: Ky është Biri i Hyjit.Nxënësit e parë
- 35 Të nesërmen prapë ishte Gjoni bashkë me dy prej nxënësve të vet dhe,
- 36 kur e pa Jezusin duke kaluar andej, tha:Ja, Qengji i Hyjit!
- 37 Dy nxënësit e tij dëgjuan ç`tha dhe u nisën pas Jezusit.
- 38 Jezusi, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti:Çka kërkoni?Ata iu përgjigjën:Rabbi, [që do të thotë: Mësues], ku banon?
- 39 Ejani e shihni!;iu përgjigj. Ata shkuan e panë ku banonte dhe atë ditë ndenjën tek ai. Ishte rreth orës dhjetë.
- 40 Njëri prej atyre të dyve që, kur e dëgjuan Gjonin, u nisën pas Jezusit, ishte Andreu, i vëllai i Simon Pjetrit.
- 41 Ky më të parin gjeti vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha:E gjetëm Mesinë [që do të thotë: të Shuguruarin]!
- 42 Dhe e solli te Jezusi. Jezusi e shikoi dhe i tha:Ti je Simoni, biri i Gjonit! Ti do të quhesh Kefë! [që do të thotë: Pjetër-Shkëmb].Të grishurit e Filipit e të Natanaelit
- 43 Të nesërmen Jezusi vendosi të shkojë në Galile. Takoi Filipin dhe i tha:Eja pas meje!
- 44 Filipi ishte nga Betsaida, prej qytetit të Andreut e të Pjetrit.
- 45 Filipi takoi Natanaelin dhe i tha:E gjetëm atë, për të cilin shkrou Moisiu në Ligj dhe Profetët: Jezusin, birin e Jozefit, nga Nazareti.
- 46 A mund të dalë gjë e mirë nga Nazareti?;i tha Natanaeli.Eja e shih!;iu përgjigj Filipi.
- 47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha për të:Ja një izraelit i vërtetë në të cilin nuk ka dredhi!
- 48 Nga më njeh?;i tha Natanaeli.Jezusi iu përgjigj:Para se të të thërriste Filipi, të pashë nën fik!
- 49 Atëherë Natanaeli i tha:Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!
- 50 Jezusi iu përgjigj:Pse të thashë: `Të pashë nën fik`, po beson. Do të shohësh më shumë se kaq!
- 51 Dhe shtoi:Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.