Beselidhja e ReGjoni: Ringjallja e Lazrit
- 1 Asohere ishte i sëmurë një farë Lazri nga Betania, prej fshatit të Marisë e të motrës së saj, Martës.
- 2 Maria ishte ajo, që e pati lyer Zotërinë me erëra të mira dhe ia pati fshirë këmbët me flokët e saj. Pra, vëllai i saj, Lazri, ishte i sëmurë.
- 3 Prandaj motrat i çuan fjalë:Zotëri, ai që ti e do është i sëmurë.
- 4 Jezusi, kur dëgjoi, tha:Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdi të Hyjit, që të nderohet në saje të saj i Biri i Hyjit.
- 5 Jezusi e kishte fort për zemër Martën, motrën e saj dhe Lazrin.
- 6 Megjithatë, kur mori vesh për sëmundjen e tij, u ndal edhe dy ditë në atë vend ku ndodhi.
- 7 Veç atëherë u tha nxënësve:Ejani të shkojmë prapë në Jude.
- 8 Nxënësit i thanë:Mësues! Tani judenjtë deshën të të vrasin me gurë e ti përsëri do të kthehesh atje?
- 9 Jezusi iu përgjigj:Vallë, a nuk i ka dita dymbëdhjetë orë?Kush ecën ditën, nuk merr në thua, spese e sheh dritën e kësaj bote.
- 10 Kush ecën natën, merr në thua, sepse nuk ka dritë në të.
- 11 U tha kështu, pastaj shtoi:Lazri, dashamiri ynë fle, por po shkoj ta zgjoj.
- 12 Atëherë, nxënësit e tij i thanë:Zotëri, nëse fle, do të shërohet!
- 13 Jezusi u foli për vdekjen e tij, kurse ata menduan se e kishte për gjumë të rëndomtë.
- 14 Atëherë Jezusi u tha haptas:Lazri ka vdekur!
- 15 Jam i kënaqur pse s`ndodha atje, pikërisht për ju;që të besoni! Por, ejani të shkojmë tek ai!
- 16 Atëherë Toma, i quajtur Binjak, u tha bashkënxënësve:Të shkojmë edhe ne të vdesim bashkë me të!Jezusi është Ringjallja dhe Jeta
- 17 Kur, pra, Jezusi arriti, mori vesh se ai ishte varrosur para katër ditësh.
- 18 Betania ishte afër Jerusalemit diku rreth pesëmbëdhjetë stadje.
- 19 Shumë judenj kishin ardhur te Marta e Maria për t`i ngushëlluar për vëllain e tyre.
- 20 Kur Marta mori vesh se po vinte Jezusi, i doli para, kurse Maria ndenji në shtëpi.
- 21 Atëherë Marta i tha Jezusit:Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur.
- 22 (Por) edhe tani e di se çkado që të lypësh prej Hyjit, Hyji do të ta japë.
- 23 Do të ngjallet vëllai yt!;i tha Jezusi.
- 24 E di se do të ngjallet;iu përgjigj Marta;në ringjallje;Ditën e fundit.
- 25 Jezusi iu përgjigj:Unë jam Ringjallja dhe Jeta:kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë.
- 26 Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë.A e beson ti këtë?
- 27 Marta iu përgjigj:Po, Zotëri! Unë besoj se ti je Mesia, Biri i Hyjit;ai që duhej të vijë në botë!Jezusi qan
- 28 Si tha kështu, shkoi dhe thirri Marinë, motrën e vet dhe i tha lehtë: Mësuesi është këtu dhe të thërret.
- 29 Kjo, posa dëgjoi, u çua me vrap e shkoi tek ai.
- 30 Jezusi ende nuk kishte hyrë në fshat, por deri atëherë qëndroi atje, ku e kishte ndeshur Marta.
- 31 Tashti judenjtë që ishin me Marinë në shtëpinë e saj dhe po e ngushëllonin, kur panë se si u çua me të shpejtë dhe doli përjashta, shkuan pas saj të bindur se po shkonte te varri për të qarë.
- 32 Maria, kur arriti atje, ku ishte Jezusi e, kur e pa, ra përmbys para tij dhe i tha:Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla s`do të kishte vdekur!
- 33 Jezusi, kur pa duke qarë atë dhe se po qanin edhe judenjtë, që po e përcillnin, u trand në shpirt, u turbullua
- 34 dhe pyeti:Ku e keni vënë?Zotëri, eja e shih!;iu përgjigjën.
- 35 E Jezusit i ngufi vaji.
- 36 Atëherë judenjtë thanë: Shih, sa e ka dashur!
- 37 Disa prej tyre thanë: A thua ky, që i dha dritën e syve të verbërit, nuk mundi të bëjë që ky të mos vdiste?Jezusi e ngjall Lazrin
- 38 Pastaj Jezusi, përsëri i tronditur, arriti te varri. Ishte shpellë e grykën ia kishin zënë me një gur.
- 39 Jezusi tha:Hiqeni gurin!Marta, motra e të ndjerit, i tha:Zotëri, tashmë ka marrë erë! Ka tashmë katër ditë që ka vdekur!
- 40 A nuk të thashë;iu përgjigj Jezusi;nëse do të besosh, do ta shohësh lavdinë e Hyjit?
- 41 E hoqën, pra, gurin.Jezusi i çoi sytë kah qielli dhe tha:O Atë, të falënderoj që ma dëgjove lutjen.
- 42 Unë e dija se gjithmonë më dëgjon, por thashë kështu për shkak të popullit që më rrethon: që të besojnë se Ti më dërgove.
- 43 Si foli kështu, thirri me zë të lartë: Lazër, dil jashtë!
- 44 Dhe, ai që pati vdekur, doli jashtë i lidhur duarsh e këmbësh me rripa pëlhure. Fytyrën e kishte të mbështjellë me rizë. Jezusi u tha: Zgjidheni dhe lëreni të ecë!Komploti kundër Jezusit(Mt 26, 1-5; Mk 14, 1-2;Lk 22, 1-2)
- 45 Atëherë shumë judenj që kishin ardhur te Maria, kur panë çka bëri Jezusi, besuan në të.
- 46 Disa prej tyre shkuan te farisenjtë dhe u treguan çka bëri Jezusi.
- 47 Atëherë kryepriftërinjtë dhe farisenjtë thirrën Këshillin në kuvend. Thoshin: Çka të bëjmë? Ky njeri po bën shumë mrekulli!
- 48 Nëse e lëmë kështu, të gjithë do të besojnë në të, atëherë do të vijnë romakët e do të na e rrënojnë Vendin e shenjtë dhe .
- 49 Njëri prej tyre, Kajfa;kryeprifti i atij viti;u tha:Ju s`po dini asgjë!
- 50 Nuk mendoni se është më mirë për ju të vdesë vetëm një njeri për , se të mbarojë krejt populli!
- 51 Nuk i tha këto fjalë prej vetvetes, por, pse ishte kryeprifti i atij viti;profetizoi se Jezusi do të vdiste për popull.
- 52 Madje, jo vetëm për popull, por edhe që bijtë e Hyjit të shpëdarë t`i bashkojë në një.
- 53 Po atë ditë vendosën ta vrasin.
- 54 Për këtë arsye Jezusi nuk dilte më botërisht ndër judenj, por shkoi prej andej në një vend afër shkretëtirës, në qytetin që quhet Efraim dhe aty banoi për disa kohë bashkë me nxënësit.
- 55 Ishin afër Pashkët e judenjve. Shumë vetë nga ai vend u ngjitën në Jerusalem para Pashkëve për t`u pastruar.
- 56 E kërkonin Jezusin dhe, ndërsa qëndronin në Tempull, i thoshin njëri-tjetrit: Çka ju thotë mendja: a thua ai nuk ka ndërmend të vijë për Festë?
- 57 Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër: nëse ndokush e merr vesh ku gjendet Jezusi, të lajmërojë që të mund ta kapnin.