Beselidhja e ReGjoni: Jezusi u lan këmbët nxënësve
- 1 Ishte para festës së Pashkëve. Jezusi, duke ditur se i erdhi koha të kalojë prej kësaj bote tek Ati, pasi i deshi të vetët;ata që ishin në botë;i deshi deri në pikën e fundit.
- 2 Dhe, gjatë darkës;pasi djalli ia kishte mbushur mendjen Judës, birit të Simon Iskariotit, ta tradhtonte
- 3 Jezusi, që e dinte se Ati i la gjithçka në dorë, se erdhi prej Hyjit dhe se tek Hyji po kthente
- 4 u ngrit nga darka, hoqi petkun e sipërm, mori një peshqir dhe u ngjesh.
- 5 Qiti ujë në legen dhe filloi t`ua lajë këmbët nxënësve dhe t`ua fshijë me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
- 6 Arriti kështu te Simon Pjetri. Ai i tha:Zotëri, ti të m`i lash këmbët?
- 7 Ç`po bëj unë;iu përgjigj Jezusi;ti tani nuk e kupton, do ta kuptosh më vonë.
- 8 Pjetri iu përgjigj:Nuk do të m`i lash këmbët kurrë e për këtë jetë!Nëse nuk do të laj;i tha Jezusi;nuk do të kesh pjesë me mua.
- 9 Simon Pjetri iu përgjigj:Atëherë, Zotëri, jo veç këmbët e mia, por edhe duart, edhe kokën!
- 10 Jezusi i tha:Kush është i larë, nuk i duhet të lajë tjetër përveç këmbët;dhe është krejtësisht i pastër. Edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë.
- 11 Ngase e dinte se kush do ta tradhtojë, këndej edhe tha: Nuk jeni të gjithë të pastër.
- 12 Pasi ua lau këmbët, mori petkun e sipërm të vetin, u ul prapë në tryezë dhe u tha:A e kuptoni çka ju bëra?
- 13 Ju më quani: Mësues e Zotëri. Mirë thoni, sepse unë jam.
- 14 Nëse, pra, unë;Zotëria dhe Mësuesi;ju lava këmbët, duhet që edhe ju t`ia lani këmbët njëri-tjetrit.
- 15 Ju dhashë shembull që, sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju.
- 16 Pëjëmend, pëjëmend po ju them: nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij as i dërguari më i madh se dërguesi.
- 17 Pasi tani i dini këto, të lumët ju nëse edhe do t`i zbatoni!
- 18 Nuk po flas për ju të gjithë. Unë i njoh ata që zgjodha. Por;le të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë: `Ai që ha bukën time, e ngriti thembrën e vet kundër meje.`
- 19 Po jua them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni se UNË JAM.
- 20 Pëjëmend, pëjëmend po ju them:kush e pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua, e kush më pranon mua, pranon Atë që më dërgoi.Jezusi tregon tradhtarin(Mt 26, 20-25; Mk 14, 17-21; Lk 22, 21-23)
- 21 Si i tha këto, Jezusi, i tronditur në shpirt, shpalli:Pëjëmend, pëjëmend po ju them:njëri prej jush do të më tradhtojë.
- 22 Atëherë nxënësit shikuan njëri-tjetrin duke mos ditur për cilin po fliste.
- 23 Njëri prej nxënësve, ai, të cilin Jezusi e donte veçanërisht, ishte në tryezë përbri parzmës së Jezusit.
- 24 Atëherë Simon Pjetri i dha shenjë ta pyeste Jezusin për cilin po thoshte:
- 25 Ky atëherë iu mbështet Jezusit në parzëm dhe e pyeti:Zotëri, cili është?
- 26 Jezusi iu përgjigj:Ky, të cilit po ia jap kafshatën pasi ta ngjyej në kupë.Atëherë e ngjeu kafshatën [e mori dhe] ia dha Judës së Simon Iskariotit.
- 27 Pas kësaj kafshate në të hyri djalli.Atëherë Jezusi i tha:Ç`ke në mend të bësh, bëje shpejt!
- 28 Askush prej atyre që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse i tha ashtu.
- 29 E, pasi Juda mbante qesen, disa menduan se Jezusi i tha të shkojë të blejë çka duhet për festë, ose t`u japë ndonjë gjë skamnorëve.
- 30 Juda, posa mori kafshatën, menjëherë doli jashtë. Ishte natë.Urdhri i ri
- 31 Pasi Juda doli përjshta, Jezusi tha:Tani u lavdërua Biri i njeriut!Edhe Hyji u lavdërua në të!
- 32 [Nëse Hyji u lavdërua në të]edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete.Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!
- 33 Fëmijëzit e mi!Edhe pak kohë jam me ju!Do të më kërkoni, por, siç u thashë judenjve, tani po ju them edhe juve:`ku unë po shkoj, ju nuk mund të vini.`
- 34 Po ju jap një urdhër të ri:Duajeni njëri-tjetrin!Sikurse unë ju desha ju, duajeni edhe ju njëri-tjetrin!
- 35 Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t`ju njohin se jeni nxënësit e mi.Jezusi paralajmëron mohimin e Pjetrit (Mt 26, 31-35; Mk 14, 27-31; Lk 22, 31-34)
- 36 Simon Pjetri i tha:Zotëri, ku mendon të shkosh?Jezusi [iu] përgjigj:Ku unë mendoj të shkoj, ti tani nuk mund të më ndjekësh; por më vonë do të më ndjekësh.
- 37 Zotëri;i tha atëherë Pjetri;E pse tani nuk mund të vij pas teje? Unë do ta jap jetën për ty!
- 38 Jezusi u përgjigj:Ti do ta jepësh jetën tënde për mua? Pëjëmend, pëjëmend po të them: para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë!