Beselidhja e ReGjoni: Veprimi i Shpirtit Shenjt
- 1 Jua thashë këto që të mos moliset feja juaj.
- 2 Do t'ju përjashtojnë prej sinagogave.Edhe më! Po vjen koha, kur secili, që t'ju vrasë, të mendojë se i bën shërbesë Hyjit.
- 3 E do të veprojnë kështu, pse nuk e njohën as Atin as mua.
- 4 Jua tregova këto gjëraqë, kur të vijë koha, t'ju bjerë ndër mend se jua pata thënë.Veprimi i Shpirtit ShenjtNuk ju fola për këto që në fillim, sepse isha me ju,
- 5 por tani po shkoj tek Ai, që më dërgoi, dhe askush prej jush s'po më pyet: 'Kah po shkon?'
- 6 por, pse ju thashë këto, zemrat tuaja u mbushën me trishtim.
- 7 Por, unë po ju them të vërtetën:është më mirë për ju të shkoj, sepse, po s'shkova, Mbrojtësi nuk do të vijë te ju, kurse, po shkova, do ta dërgoj te ju.
- 8 E kur të vijë Ai, do ta vërtetojë se bota e ka gabimnë lidhje me mëkatin, me drejtësinë dhe me dënimin.
- 9 Në lidhje me mëkatin pse nuk besojnë në mua,
- 10 në lidhje me drejtësinë, pse po shkoj tek Atidhe nuk do të më shihni më.
- 11 Në lidhje me dëniminpse princi i kësaj bote u dënua.
- 12 Kam edhe shumë të tjera për t'ju thënëpor tani s'mund t'i kuptoni.
- 13 E kur të vijë ai; Shpirti i së Vërtetës -Ai do t'ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën.Ai s'do të flasë prej vetvetes, por do të flasë çka të dëgjojëdhe do t'ju zbulojë të ardhmen.
- 14 Ai do të më lëvdojë, sepse do të marrë prej simese do t'ju zbulojë juve.
- 15 Gjithçka ka Ati, është imja.Prandaj edhe ju thashë:'Merr prej simesdhe do t'ju zbulojë juve'.Mjerimi kthehet në gëzim
- 16 Edhe pak kohë e nuk do të më shihni, prapë edhe pak e do të më shihni.
- 17 Atëherë disa nga nxënësit e tij i thanë njëri-tjetrit: Çka është kjo që po na thotë: 'Edhe pak kohë e nuk do të më shihni, prapë edhe pak e do të më shihni?' dhe 'Po shkoj tek Ati?'
- 18 Thoshin, pra: Çka është [ajo që thotë] 'Edhe pak kohë?'. S'po e marrim vesh çka do të thotë!
- 19 Jezusi e mori vesh se deshën ta pyesnin e u tha:Ju po e pyesni njëri-tjetrin rreth asaj që thashë:'Edhe pak kohë e nuk do të më shihni mëe prapë edhe disa kohë e do të më shihni'?
- 20 Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them:ju do të qani e do të vajtonie bota do të gëzojë.Ju do të trishtoheni, por trishtimi juaj do të kthehet në gëzim.
- 21 Gruaja, kur i lind fëmija, është në trishtim, sepse i erdhi ora e saj, porse, pasi i lind fëmija, nuk i bie më ndërmend vuajtja prej gëzimit që lindi një njeri në botë.
- 22 Kështu edhe ju: tani jeni të trishtuar, por unë prapë do të vij t'ju shohe zemra juaj do të galdojëdhe askush s'do t'jua marrë gëzimin tuaj.
- 23 Atë ditë nuk do të më pyetni më për asgjë.Pëjëmend, pëjëmend po ju them:çdo gjë që t'i kërkoni Atit në emër tim, do t'jua japë.
- 24 Deri tani asgjë nuk kërkuat në emër tim.Kërkoni dhe do të meriqë gëzimi juaj të jetë i plotë.Unë e kam mundur botën
- 25 Këto jua thashë në shëmbëlltyra.Po vjen koha, kur nuk do t'ju flas më në shëmbëlltyra, por haptazi do t'ju shpall për Atin.
- 26 Atë ditë keni për të lypur në emër tim, e nuk po them se unë do t'i lutem Atit për ju,
- 27 sepse vetë Ati ju do, pasi ju më deshët muae besuat se dola prej Hyjit.
- 28 Dola prej Atit dhe erdha në botë, prapë po e lë botën e po kthehem tek Ati.
- 29 Nxënësit thanë:Tani po flet haptazi e nuk po përdor kurrfarë shëmbëlltyre.
- 30 Tani e dimë se di gjithçka e nuk është nevoja të pyesë ndokush. Prandaj besojmë se dole prej Hyjit.
- 31 Jezusi u përgjigj:Tani besoni?
- 32 Ja, po vjen koha; madje arriti; kur ju të shpëdaheni secili në punë të vete mua të më lini vetëm.Por, unë nuk jam vetëm, sepse me mua është Ati.
- 33 Jua thashë këto që ta keni paqen në mua.Në botë keni vuajtje, por mos u trembni unë e munda botën!