Beselidhja e ReGjoni: Lutja e Jezusit
- 1 Jezusi, si i tha këto, i çoi sytë e vet kah qielli dhe vazhdoi:O Atë, arriti koha:rnjepi lavdi Birit tëndqë Biri të të japë lavdi ty
- 2 e që me pushtetin, të cilin ia dhe mbi çdo njeri, t'u japë jetën e pasosur të gjithë atyre që ia dhe ti.
- 3 E kjo është jeta e pasosur:që të njohin ty, Një të vetmin Hyjin e vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.
- 4 Unë të dhashë lavdi mbi tokë:e kreva veprën, që ma dhe ta kryej.
- 5 E tani, o Atë, më lavdëro para tejeme atë lavdi që e kisha te tipara se të fillonte të ishte bota.
- 6 Emrin tënd ua zbulova njerëzveqë ti m'i dhe nga bota.Ata ishin të tutë, ti m'i dhe, dhe ata e mbajtën fjalën tënde.
- 7 Tani e kuptuanse gjithçka më dhe, vjen prej teje,
- 8 sepse fjalët që ti m'i dheua dorëzova atyre.Ata i pranuandhe e kuptuan se me të vërtetë dola prej tejedhe besuan se ti më dërgove.
- 9 Unë për ta lutem.Nuk lutem për botën, por për ata që ti m'i dhe, sepse janë të tutë.
- 10 Gjithçka kam unë është jotjae çka ke ti imja, dhe në ta u lavdërova.
- 11 Unë nuk rri më në botëe ata janë në botë, e unë po vij te ti.O Atë i shenjtë!Ruaji në Emër tëndata që ti m'i dheqë të jenë një sikurse ne!
- 12 Derisa unë isha me tai ruajta në Emër tënd ata që m'i dhe, dhe vërtet i ruajta; asnjë nuk u borpërveç birit të bjerrjes; në mënyrë që të plotësohej Shkrimi i shenjtë.
- 13 Tani po vij tek Tie këto po i them ndërsa ende jam në botë, që ata ta kenë në vetvete gëzimin tim të plotë.
- 14 Unë ua dorëzova fjalën tëndedhe bota i urreu, pse nuk janë të kësaj botesikurse as unë nuk i përkas kësaj bote.
- 15 Nuk po të lutem t'i marrësh prej botës, por t'i ruash nga i Keqi.
- 16 Ata nuk i përkasin botës, sikurse as unë nuk i përkas botës.
- 17 Shenjtëroji në të vërtetën:fjala jote është e vërteta.
- 18 Sikurse ti më dërgove në botë, po ashtu edhe unë i dërgova në botë.
- 19 Për ta [unë] e kushtoj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetën.
- 20 Nuk po të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata, që, për shkak të fjalës së tyre, do të besojnë në mua:
- 21 që të gjithë të jenë një.Sikurse ti, Atë, që je në muadhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota se ti më dërgove.
- 22 Edhe unë ua dhashë lavdinëqë ti ma dheqë të jenë njësikurse ne jemi një
- 23 unë në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota ta dijë se ti më dërgovedhe se i deshe ata siç më deshe mua.
- 24 Atë, dua që ata, të cilët m'i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua, që të kundrojnë lavdinë time, lavdinë që ti ma dhe, sepse më deshepara se të krijohej bota.
- 25 Atë i drejtë!Bota nuk të njohue unë të njoha.Edhe këta e kuptuanse ti më dërgove.
- 26 Këtyre ua dëftova Emrin tënddhe do të vazhdoj t'ua dëftoj, që dashuria me të cilën ti më deshe mua, të jetë në ta dhe unë në ta.