Beselidhja e ReGjoni: Dasma në Kanë
- 1 Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë. Aty ishte edhe nëna e Jezusit.
- 2 Në dasmë ftuan edhe Jezusin e nxënësit e tij.
- 3 Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha:Nuk kanë më verë!
- 4 [E] Jezusi i tha:Moj bureshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!
- 5 Nëna e tij u tha shërbyesve:Bëni gjithçka t`ju thotë!
- 6 Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjve. Secila zinte dy apo tri masë.
- 7 Jezusi u tha shërbyesve:Mbushni enët me ujë!Ata i mbushën deri në grykë.
- 8 Merrini tani;u tha atëherë;e çojani kryetarit të tryezës.Ata ia çuan.
- 9 Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë;e nuk e dinte nga vinte;shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin;kryetari i tryezës e thirri dhëndrin
- 10 dhe i tha:Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t`i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!
- 11 Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të.
- 12 Pastaj zbriti në Kafaaum me nënën e vet, me vëllezërit [e vet], e me nxënësit e vet. Aty nuk qëndruan shumë ditë.Pastrimi i Tempullit(Mt 21, 12-13; Mk 11, 15-17;Lk 19, 45-46)
- 13 Ishin afër Pashkët e hebrenjve e Jezusi u ngjit në Jerusalem.
- 14 Në Tempull gjeti shitës qesh, delesh e pëllumbash dhe këmbyes të hollash duke ndenjur aty.
- 15 Atëherë punoi një frushkull konopësh dhe i dëboi nga Tempulli të gjithë së bashku me dele e me qe. Këmbyesve u derdhi të hollat dhe u rrëzoi tavolinat.
- 16 Shitësve të pëllumbave u tha:Hiqini këta prej këndej e mos e bëni shtëpinë e Atit tim, shtëpi tregtie!
- 17 Nxënësit e tij u kujtuan se është në Shkrimin e shenjtë:Zelli për Shtëpinë tënde më bren!
- 18 Atëherë ndërhynë judenjtë dhe e pyetën:Ç`shenjë na jep duke vepruar kështu?
- 19 Jezusi iu përgjigj:Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta rindërtoj për tri ditë!
- 20 Dyzet e gjashtë vjet zgjati ndërtimi i këtij Tempulli;iu përgjigjën judenjtë;e ti do ta ndërtosh për tri ditë?
- 21 Porse Jezusi foli për tempullin e trupit të vet.
- 22 Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë e fjalës që tha Jezusi.Jezusi njeh çdo njeri
- 23 Gjatë qëndrimit të Jezusit në Jerusalem në kohë të festës së Pashkëve, shumë besuan në Emrin e tij, kur panë shenjat që bëri.
- 24 Porse vetë Jezusi nuk kishte shumë besim në ta, sepse i njihte mirë të gjithë.
- 25 Nuk kishte nevojë t`i dëshmonte kush për njeriun: sepse ai e dinte mirë çka njeriu ndryn përbrenda.