Beselidhja e ReGjoni: Ringjallja e Jezusit
- 1 Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit.
- 2 Atëherë erdhi me vrap te Simon-Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u tha: E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.
- 3 Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësi tjetër e u nisën drejt varrit.
- 4 Vraponin të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri.
- 5 Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri.
- 6 Ndërkaq mbërriti edhe Simon-Pjetri që po vinte pas tij dhe hyri në varr. I pa pëlhurat e vëna
- 7 dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend.
- 8 Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi.
- 9 Në të vërtetë, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin e shenjtë: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri.
- 10 Atëherë nxënësit u kthyen në shtëpi.Jezusi i dëftohet Marisë Magdalenë(Mk 16, 9-11)
- 11 Maria qëndroi jashtë te varri dhe qante. Ashtu, duke qarë, u përkul e shikoi në varr.
- 12 Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha ndenjur në atë vend, ku qe trupi i Jezusit;njëri te koka e tjetri te këmbët.
- 13 Ata i thanë:Pse po qan, moj bureshë?Ajo u përgjigj:E morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.
- 14 Si tha kështu, u soll prapa e pa Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte Jezusi.
- 15 Jezusi i tha:Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon?Ajo, duke kujtuar se është kopshtari, i tha:Zotëri, nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e tani po e marr unë.
- 16 Mari!;i tha Jezusi.Ajo u kthye e i tha hebraisht: Rabbuni! (-që do të thotë Mësues).
- 17 Jezusi i tha: Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.
- 18 Maria Magdalenë shkoi dhe u lajmëroi nxënësve se e pa Zotërinë dhe se i tha këto fjalë.Jezusi u dëftohet nxënësve(Mt 28, 16-20; Mk 16, 14-18; Lk 24, 36-49)
- 19 Në mbrëmjen e po asaj dite;të parën ditë të javës;ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: Paqja me ju!
- 20 Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë.
- 21 Pastaj u tha prapë:Paqja me ju!Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.
- 22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:Meri Shpirtin Shenjt!
- 23 Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.Jezusi dhe Toma
- 24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve;ai që quhet Binjak;nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi.
- 25 I thanë, pra, nxënësit e tjerë:E pamë Zotërinë!Toma u përgjigj:Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.
- 26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: Paqja me ju!
- 27 Pastaj i tha Tomës:Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s`beson, por besimtar!
- 28 Toma iu përgjigj:Zotëria im dhe Hyji im!
- 29 Jezusi i tha:Pse po më sheh, po beson.Lum ata që nuk panë e besojnë!Qëllimi i librit
- 30 Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli të tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër.
- 31 Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij.