Beselidhja e ReGjoni: Jezusi e Nikodemi
- 1 Tashti ndër farisenj ishte një njeri që quhej Nikodem, një nga bujarët e judenjve.
- 2 Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha:Rabbi, e dimë se ti je Mësuesi që erdhi prej Hyjit, sepse askush s`mund t`i bëjë këto mrekulli, që i bën ti, po qe se Hyji nuk është me të.
- 3 Jezusi iu përgjigj:Pëjëmend, pëjëmend po të them:kush nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit.
- 4 Si është e mundur;i tha Nikodemi;të lindë njeriu kur është i moçëm? A thua mund të hyjë përsëri në barkun e nënës së vet e të lindë?
- 5 Jezusi u përgjigj:Pëjëmend, pëjëmend po të them: kush nuk lind me anë të ujit e të Shpirtit nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.
- 6 Çka lind prej mishit, mish është, e çka lind prej Shpirtit, shpirt është.
- 7 Mos u çudit që të thashë:`Duhet të lindni përsëri prej së Larti.`
- 8 Era fryn në drejtimin që do;ia dëgjon ushtimëne nuk di nga vjen e kah shkon.Kështu ndodh edhe me secilinqë lind prej Shpirtit.
- 9 Nikodemi e pyeti:Si mund të bëhet kjo gjë?
- 10 Jezusi iu përgjigj:Ti je mësues i Izraelit e nuk merr vesh kaq?
- 11 Për të vërtetë, për të vërtetë, po të them:ne flasim çka dimëe dëshmojmë çka pamë, e megjithatë nuk e pranoni dëshminë tonë.
- 12 Nëse nuk më besonikur ju flas për gjëra që ndodhin në tokësi do të më besoninë qoftë se ju flas për gjërat e qiellit?
- 13 Askush nuk u ngjit në qiell, përveç Birit të njeriutqë zbriti nga qielli.
- 14 Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi rngjarprin në shkretëtirë, po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut,
- 15 që kushdo të besojë në tëta ketë jetën e pasosur.
- 16 Vërtet, Hyji aq fort e deshi botënsa që dha një të vetmin Birin e vetkështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.
- 17 Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të.
- 18 Kush beson në të, nuk dënohet, ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani, pse nuk besoinë Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit.
- 19 E gjykimi është ky:Drita erdhi në botë, por njerëzit më tepër deshënerrësirën se dritën, sepse veprat i kishin të këqija.
- 20 Vërtet, kushdo që bën të keqen, e urren dritën dhe nuk del në dritëqë të mos i zbulohen veprat e tij,
- 21 kurse ai që e vë në zbatim të vërtetën, ai del në dritëqë të dalë ballafaqese veprat e tij u bënë siç thotë Hyji.Jezusi dhe Gjon Pagëzuesi
- 22 Pastaj Jezusi shkoi me nxënësit e vet në tokën e Judesë. Aty u vendos me ta dhe pagëzonte.
- 23 Edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, sepse aty kishte mjaft ujë. Njerëzit shkonin dhe pagëzoheshin.
- 24 Gjoni ende nuk ishte burgosur.
- 25 Tashti ndodhi një rragatje lidhur me pastrimin ligjor ndërmjet nxënësve të Gjonit e një çifuti.
- 26 Shkuan te Gjoni dhe i thanë:Rabbi, ai që ishte me ty matanë Jordanit;ai për të cilin ti bëre dëshmi;edhe ai po pagëzon, dhe të gjithë po shkojnë tek ai.
- 27 Gjoni u përgjigj:Askush s`mund të marrë për vete asgjënëse nuk iu dha prej qiellit!
- 28 Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë:`Unë nuk jam Mesia, por jam: i Dërguari para tij.`
- 29 Kush ka nusen, është dhëndër.Dashamiri i dhëndrit, i cili i rri pranë dhe e dëgjon, kënaqet kur e dëgjon zërin e dhëndrit.I tillë është, pra, gëzimi im: arriti në kulm!
- 30 Ai duhet të rritete unë të zvogëlohem.Ai që vjen prej së Larti
- 31 Kush vjen prej së Larti, ai është mbi të gjithë!Kush është nga toka, tokësor është dhe flet për gjërat e tokës.Ai që vjen prej qiellit[ai është mbi të gjithë]:
- 32 dëshmon çka pa e çka dëgjoi, por dëshminë e tij askush s`e pranon.
- 33 Kush e pranon dëshminë e tij, pohon se Hyji është i vërtetë.
- 34 Vërtet, i dërguari i Hyjitflet fjalët e Hyjit sepse Hyji nuk e jep Shpirtin me masë.
- 35 Ati e do Birindhe atij i la në dorë gjithçka.
- 36 Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birinnuk do ta shohë jetën:hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.