Beselidhja e ReGjoni: Jezusi ushqen pesë mijë vetë
- 1 Pastaj Jezusi kaloi në anën tjetër të detit të Galilesë, që quhet edhe i Tiberiadit.
- 2 E ndiqte një shumicë e madhe, sepse shihnin mrekullitë që bënte në të sëmurë.
- 3 Jezusi u ngjit në një kodër, ku u ul të rrijë bashkë me nxënësit e vet.
- 4 Ishin afër Pashkët, e kremtja e judenjve.
- 5 Jezusi çoi sytë dhe pa një shumicë të madhe njerëzish që po vinte tek ai e i tha Filipit:Ku do të blejmë bukë që të hanë këta njerëz?
- 6 Foli kështu për ta sprovuar, sepse ai vetë e dinte se çka kishte në mend të bënte.
- 7 As dyqind denarë bukë;iu përgjigj Filipi;nuk do të dilnin mjaft për t`i dhënë secilit nga një grimë.
- 8 I tha njëri nga nxënësit, Andreu, i vëllai i Simon Pjetrit:
- 9 Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël. Por, çka janë këto për kaq njerëz?
- 10 Jezusi u tha:Thuajuni njerëzve të ulen.Në atë vend kishte shumë bar.U ulën, pra, rreth pesë mijë burra.
- 11 Jezusi mori bukët, falënderoi dhe ua dha atyre që ishin ulur. Po ashtu edhe prej peshqve;aq sa deshën.
- 12 E kur u nginë, u tha nxënësve të vet: Mblidhni tepricat që të mos tresë asgjë.
- 13 I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copat që u tepruan atyre që hëngrën prej pesë bukësh elbi.
- 14 Njerëzit, kur panë mrekullinë që bëri Jezusi, thanë: Ky është pëjëmend Profeti që duhet të vijë në botë.
- 15 Kur Jezusi hetoi se duan të vijnë e ta kapin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri në mal, krejtësisht vetëm.Jezusi ecën përmbi ujë(Mt 14, 22-27; Mk 6, 45-52)
- 16 Kur u bë natë, nxënësit e tij zbritën në det,
- 17 hynë në lundër e u nisën për në anën tjetër të detit, për në Kafaaum. Ishte errur e Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
- 18 Deti u trazua nga era e fortë që fryente.
- 19 Pasi rremuan reth njëzet e pesë apo tridhjetë stadje, panë Jezusin duke ecur përmbi det e po i afrohej lundrës. I kapi frika.
- 20 Ai u tha: Unë jam! Mos druani!
- 21 Deshën ta marrin në lundër, dhe ja, lundra pëjëherë preku tokën në atë vend ku ishin drejtuar.Jezusi buka e jetës
- 22 Të nesërmen, populli që kishte zënë vend matanë detit, pa se aty s`ishte veçse një lundër dhe se Jezusi nuk kishte hyrë në lundër bashkë me nxënësit e tij por nxënësit ishin nisur vetëm.
- 23 Ndërkaq, prej Tiberiadit erdhën disa lundra afër vendit ku hëngrën bukë (pasi Zotëria falënderoi).
- 24 Kur njerëzit panë se aty nuk ishte Jezusi as nxënësit e tij, hynë në lundra dhe kaluan në Kafaaum për të kërkuar Jezusin.
- 25 Kur e gjetën në anën tjetër të detit, i thanë:Rabbi, kur erdhe këtu?
- 26 Jezusi iu përgjigj:Pëjëmend, pëjëmend po ju them:më kërkoni, jo pse patë mrekullitë, por pse hëngrët nga ato bukëdhe u ngitë.
- 27 Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme:atë do t`jua japë Biri i njeriut, sepse këtë e vulosi Ati-Hyj.
- 28 Atëherë ata i thanë:Çka na duhet të bëjmë për t`i kryer veprat që kërkon Hyji?
- 29 Jezusi iu përgjigj:Vepra që Hyji kërkon është kjo:besoni në Atëqë Ai e dërgoi.
- 30 Çfarë shenje bën ti,;i thanë ata;që ta shohim e të besojmë? Cila është vepra jote?
- 31 Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë si shkruan edhe në Shkrim e shenjtë: `U dha të hanin bukë prej qiellit. `
- 32 Jezusi iu përgjigj:Pëjëmend, pëjëmend po ju them:Nuk jua dha Moisiu bukën prej qiellit, por Ati im jua jep bukën prej qiellit, atë të vërtetën:
- 33 sepse buka e Hyjit është Ajo, që zbret prej qiellitdhe që i jep botës jetën.
- 34 Atëherë i thanë:Zotëri, na e jep vazhdimisht atë bukë!
- 35 Jezusi u përgjigj:Unë jam buka e jetës.Kush vjen tek unënuk do të ketë më kurrë uri, kush beson në mua, nuk do të ketë më etje.
- 36 Por ju thashë:më patë e prapë s`më besoni.
- 37 Të gjithë ata që m`i jep Atido të vijnë tek unëdhe atë që vjen tek unë, s`do ta qes jashtë,
- 38 sepse zbrita prej qiellit, jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.
- 39 E vullneti i Atij që më dërgoi ështëtë mos humbë asnjëprej atyre që më dha, por t`i ringjall në ditën e fundit.
- 40 Po, ky është vullneti i Atit tim, që, kushdo sheh Birin dhe beson në Të, ta ketë jetën e pasosure unë do ta ringjall në ditën e fundit.
- 41 Judenjtë murmurisnin kundër tij pse tha: Unë jam buka që zbriti prej qiellit.
- 42 Ata thoshin: Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit? Po, a nuk ia njohim babain e nënën? Si mund të thotë tani: `Kam zbritur prej qiellit?`
- 43 Jezusi iu përgjigj:Mos murmurisni me njëri-tjetrin!
- 44 Askush s`mund të vijë tek unë, po qe se Ati, që më dërgoi, nuk e tërheq.Atë unë do ta ringjall në ditën e fundit.
- 45 Profetët shkruan:`Të gjithë do të jenë nxënës të Hyjit.`Kushdo, pra e dëgjon Atindhe e përvetëson mësimin e tij, vjen tek unë.
- 46 Kjo s`do të thotë se ndokush e pa Atin, përveç Atij që është te Hyji;vetëm Ai e pa Atin!
- 47 Pëjëmend, pëjëmend po ju them:ai që beson, ka jetën e pasosur.
- 48 Unë jam buka e jetës.
- 49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën.
- 50 Kjo është buka që zbret nga qielli:që, kush ta hajë atë, të mos vdesë askurrë.
- 51 Unë jam buka e gjallëqë zbriti prej qiellit:nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim.E buka që unë do ta japështë trupi im për jetën e botës.
- 52 Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi-shoqin e thoshin:Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?
- 53 Prandaj Jezusi u tha:Pëjëmend, pëjëmend po ju them:nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriute nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!
- 54 Kush ushqehet me trupin timdhe pi gjakun timka jetën e pasosur.Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.
- 55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetëe gjaku im është pije e vërtetë.
- 56 Kush ushqehet me trupin timdhe pi gjakun timai mbetet në muadhe unë në të.
- 57 Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallëdhe unë jetoj për Atin, po ashtu edhe ai që më ha muado të jetojë për mua.
- 58 Kjo është buka që zbriti prej qiellit, jo porsi ajo që hëngrën etërite vdiqën:kush ushqehet me këtë bukëdo të jetojë në amshim.
- 59 Këtë mësim Jezusi e dha në sinagogën e Kafaaumit.Fjalët e jetës së pasosur
- 60 Shumë prej nxënësve të tij, kur i dëgjuan këto fjalë, thanë:I pakuptueshëm është ky mësim! Kush mund ta dëgjojë?
- 61 Kur Jezusi e hetoi se nxënësit e tij po murmurisnin lidhur me këtë mësim, u tha:A po ju shkandullon kjo gjë?
- 62 E po ta shihnit Birin e njeriut duke u ngritur atje ku ishte më parë... ?
- 63 Shpirti është ai që jep jetën, trupi nuk vlen asgjë.Fjalët që unë ju thashë, janë shpirt dhe janë jetë.
- 64 Por, janë disa ndër ju, që nuk besojnëSepse Jezusi e dinte që në fillim cilët ishin ata që nuk besonin dhe cili ishte ai që do ta tradhtonte.
- 65 Dhe shtoi:Prandaj edhe ju thashë se askush s`mund të vijë tek unë, po qe se nuk iu dhurua nga Ati.
- 66 Që atëherë shumë prej nxënësve të tij u shmangën dhe nuk shkuan më me të.
- 67 Atëherë Jezusi i pyeti edhe të Dymbëdhjetët:A mos doni të shkoni ndoshta edhe ju?
- 68 Simon Pjetri iu përgjigj:Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur!
- 69 Ne besojmë dhe e dimë se ti je Shenjti i Hyjit!
- 70 Jezusi u përgjigj:Po a nuk ju zgjodha unë ju të Dymbëdhjetëve? E pra, njëri prej jush është djall!
- 71 Foli për Judën, birin e Simon Iskariotit, njërin prej të Dymbëdhjetëve, sepse ky do ta tradhtonte.