Beselidhja e ReGjoni: Mosbesimi i vëllazërisë së Jezusit
- 1 Pastaj Jezusi vazhdoi të përshkojë Galilenë.Nuk donte të shkojë në Jude, sepse judenjtë e kërkonin për ta vrarë.
- 2 Ishte afruar festa e judenjve, ajo e Tëbanave.
- 3 Prandaj i thanë vëllezërit e tij:Kalo prej këndej e shko në Jude, që edhe nxënësit e tu t`i shohin veprat që bën;
- 4 sepse askush, që dëshiron ta pranojnë botërisht, nuk vepron në fshehtësi. Nëse, pra, bën vepra të tilla, dëftohu botës!
- 5 Në të vërtetë, as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
- 6 Jezusi iu përgjigj:Koha ime s`ka ardhur ende. Për ju është gjithmonë kohë e volitshme.
- 7 Bota ju nuk mund t`ju urrejë, kurse mua më urren, sepse unë dëshmoj për të se i ka veprat e këqija.
- 8 Ju shkoni në festë, unë një herë nuk po shkoj në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar.
- 9 Si u tha kështu, u ndal në Galile.Festa e Tëbanave
- 10 Pasi shkuan vëllezërit e tij në festë, shkoi edhe ai, jo ballafaqe, por si fshehtazi.
- 11 Judenjtë e kërkonin gjatë festës dhe pyetnin: Ku është ai?
- 12 Po edhe në popull u fol e u pëshpërit (shumë) për të. Disa thoshin:Është i mirë!Disa të tjerë:Jo, por po gënjen !
- 13 Por askush s`guxonte të fliste për të botërisht prej frikës së judenjve.
- 14 Në gjysmën e festës Jezusi u ngjit në Tempull dhe po mësonte.
- 15 Judenjtë u çuditën dhe pyetnin: Si i di ky Shkrimet pa i pasë mësuar?
- 16 Jezusi iu përgjigj:Mësimi im nuk është imi, por i Atij që më dërgoi.
- 17 Kush do të kryejë vullnetin e Tijdo ta njohë a është ky mësimi i Hyjit, apo unë flas prej vetvetes.
- 18 Ai që flet prej vetvetes, kërkon lavdinë e vet;ndërsa ai që kërkon lavdinë e Atij që e dërgoi, ai është i vërtetë, e në të s`ka padrejtësi.
- 19 Vallë, a nuk jua dha Moisiu Ligjin?E askush prej jush nuk e mban Ligjin!Përse më kërkoni të më vritni?
- 20 Populli iu përgjigj:Të ka hyrë djalli në trup;kush kërkon të të vrasë?!
- 21 Jezusi iu përgjigj:Një vepër bëra e të gjithë çuditeni.
- 22 Juve Moisiu ju dha rrethprerjen;e pra ajo nuk është prej Moisiut;por prej etërve, e ju e rrethpritni njeriun të shtunën.
- 23 Nëse njeriu mund të marrë rrethprerjen të shtunën;e nuk prishet Ligji i Moisiut, përse hidhëroheni me mua që e shërova krejt njeriun ditën e shtunë?
- 24 Mos gjykoni më sipas dukjes së jashtme, por mësoni të gjykoni siç e kërkon e drejta!Kush është Krishti?
- 25 Atëherë disa jerusalemas thanë:Po a nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
- 26 Dhe ja, ky po flet ballafaqe dhe askush s`po i thotë gjë! A thua mos pranuan edhe krerët se është Mesia?
- 27 Por këtë e dimë se prej nga është e, kur të vijë Krishti, askush s`do ta dijë se nga është.
- 28 Atëherë Jezusi, që po mësonte në Tempull, foli me zë të lartë:Po, ju më njihnidhe e dini se nga jam!E pra, unë nuk erdha prej vetvetes:por është Një i Vërtetë që më dërgoi, të cilin ju s`e njihni.
- 29 Unë e njoh Atë, sepse jam prej tijdhe Ai më dërgoi.
- 30 Që atëherë kërkonin ta zënë, por askush s`vuri dorë mbi të, sepse ende nuk kish ardhur koha e tij.
- 31 Shumë prej popullit besuan në të dhe thoshin: Vallë, a thua, kur të vijë Mesia, do të bëjë ai më shumë mrekulli, se bëri ky?Krerët dërgojnë rojtarët për ta kapur Jezusin
- 32 Farisenjtë dëgjuan se këto fjalë po pëshpëriteshin në popull për të e prandaj kryepriftërinjtë e farisenjtë dërguan rojtarët për ta kapur.
- 33 Atëherë Jezusi tha:Edhe pak kohë jam me judhe do të shkoj tek Ai që më dërgoi.
- 34 Do të më kërkoni, por nuk do të më gjenidhe ku jam unë, ju s`mund të vini.
- 35 Atëherë judenjtë i thanë njëri-tjetrit:Ku mendon ky të shkojë që ne nuk do ta gjejmë? A mos mendon të shkojë ndër të shpëdarë mes grekëve dhe t`i mësojë grekët?
- 36 Çka do të thotë fjala që tha:`Do të më kërkonie nuk do të (më) gjenidhe ku jam unë, ju s`do të mund të vini?`Lumenj uji të gjallë
- 37 Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u ngrit dhe tha me zë të lartë:Kush ka etje le të vijë tek unë!Le të pijë
- 38 kush beson në mua!Siç thotë Shkrimi i shenjtë:`Lumenj uji të gjallë do të rrjedhin prej barkut të tij!`
- 39 Këtë e tha për Shpirtin, që kishin për ta marrë ata, që besojnë në të. Asohere, në të vërtetë, Shpirti nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk kishte hyrë në lavdi.Përçarje në popull
- 40 Disa prej popullit, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshin:Ky është me të vërtetë Profeti!
- 41 Të tjerë thoshin:Ky është Mesia!Prapë disa të tjerë thoshin:Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia?
- 42 Po a nuk thotë Shkrimi i shenjtë se Mesia vjen nga pasardhësit e Davidit, mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?
- 43 Kështu u bë përçarje në popull për shkak të tij.
- 44 Disa deshën edhe ta kapin, por prapë askush s`vuri dorë në të.Autoritetet nuk besojnë në të
- 45 U kthyen, pra, rojtarët te kryepriftërinjtë e te farisenjtë dhe këta u thanë:Pse nuk e sollët?
- 46 Rojtarët u përgjigjën:Askurrë askush s`ka folur si ky njeri!
- 47 Atëherë farisenjtë u përgjigjën:Po a mos u mashtruat edhe ju?
- 48 Pse, a është ndokush prej anëtarëve të Këshillit apo prej farisenjve që besoi në të?
- 49 Por veç, kjo vegjëli që s`e njeh Ligjin;qoftë mallkuar!
- 50 U tha njëri prej tyre, Nikodemi;ai që më parë pati qenë te Jezusi:
- 51 Ligji ynë a thua dënon ndokënd para se ta marrë në pyetje, para se ta dijë se çka bën?
- 52 Ata iu përgjigjën:A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do të shohësh se prej Galileje nuk ngritet profet!
- 53 Dhe se cili shkoi në shtëpinë e vet.