Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Premtimi i Shpirtit Shenjt
- 1 Në librin e parë, o Teofil, fola për gjithçka që Jezusi bëri dhe mësoi që prejfillimit
- 2 e deri në ditën kur u ngrit në qiell, pasi u dha porositë apostujve, të cilët i pati zgjedhur nëpërmjet Shpirtit Shenjt.
- 3 Ai, pas mundimit të vet, me shumë prova ua vërtetoi apostujve se ishte i gjallë duke u shfaqur për dyzet ditë para tyre dhe duke u folur për Mbretërinë e Hyjit.
- 4 Dhe, njëherë, ndërsa po hante bukë bashkë me ta, u urdhëroi të mos e lënë Jerusalemin, por ta presin Premtimin e Atit: Atë që dëgjuat prej meje:
- 5 Gjoni ka pagëzuar me ujë, ndërsa ju, pas pak ditësh, do të pagëzoheni me Shpirtin Shenjt.Të shëlbuarit ngjitja në qiell
- 6 Tani, ata që ndodhën bashkë me të, e pyetën: Zotëri, a thua do ta ripërtërish në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?
- 7 Ai iu përgjigj: Nuk është puna juaj ta njihni kohën dhe momentin që Ati ia ka përcaktuar pushtetit të vet.
- 8 Por ju do të meri fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe deri në skajin e botës.
- 9 Dhe, kur i tha këto fjalë, ndër sy të tyre, u ngjit në qiell dhe një re menjëherë ua zuri para syve të tyre.
- 10 Dhe, ndërsa ata me ngulm shikonin se si ai ngritej në qiell, ia behën dy njerëz të veshur me petka të bardha, zunë vend para tyre
- 11 dhe u thanë: O burra galileas, pse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus, që prej jush u ngrit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e patë se shkoi në qiell!Zgjedhja e pasardhësit të Judës
- 12 Pastaj nga mali i Ullinjve u kthyen në Jerusalem. Ky mal është afër Jerusalemit aq sa guxohet të ecet të shtunën.
- 13 Dhe, pasi hynë në qytet, u ngjitën në dhomën e sipërme, ku zakonisht banonin. Ishin Pjetri, Gjoni, Jakobi, Andreu, Filipi, Toma, Bartolomeu, Mateu, Jakobi i Alfeut, Simoni Zelltar dhe Juda i Jakobit.
- 14 Të gjithë këta ishin të përqendruar prore së bashku në lutje me disa gra, me Marinë, Nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.
- 15 Po në ato ditë, u ngrit Pjetri në mes të vëllezërve;ishin mbledhur afërsisht njëqind e njëzet vetë;dhe tha:
- 16 Vëllezër, është dashur të plotësohet Shkrimi i shenjtë të cilin me gojë të Davidit e parafoli Shpirti Shenjt për Judën, i cili u bë prijësi i atyre që e kapën Jezusin.
- 17 Ai ishte vërtet nga numri ynë dhe kishte pjesë në këtë shërbesë.
- 18 Porse ai, me paratë që i paguan për krimin e tij, bleu një arë, pastaj theu qafën, plasi përmes e iu derdhën të gjitha zorrët.
- 19 Kjo gjë u dit prej banorëve të Jerusalemit sa që këtë arë e quajtën në gjuhën e tyre `Hakeldama` d. m. th. `Ara e Gjakut.`
- 20 Dhe njëmend, në librin e Psalmeve shkruan: `Shtëpia e tij mbettë e shkretë, askush në të mos banoftë!`dhe:`Parësinë e tij dikush tjetër e trashëgoftë!`
- 21 Duhet, pra, që njëri prej këtyre njerëzve, të cilët qenë me ne gjatë tërë kohës që Zotëria Jezus jetoi në mesin tonë,
- 22 duke filluar prej pagëzimit të Gjonit e deri atë ditë kur prej nesh u ngrit në qiell;të bëhet bashkë me ne dëshmitari i ngjalljes së tij.
- 23 Dhe paraqitën dy: Jozefin që quhet Barsabë me mbiemër Just dhe Matinë:
- 24 Atëherë u lutën:Ti, o Zot, që njeh zemrat e të gjithë njerëzve, trego cilin prej këtyre të dyve e ke zgjedhur
- 25 për të marrë vendin e kësaj shërbese apostolike, prej të cilës u tërhoq Juda për të shkuar në vendin e vet.
- 26 Atëherë hodhën short e shorti i ra Matisë, e kështu u radhit në numrin e të Njëmbëdhjetë apostujve.