Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali në ishullin e Maltës
- 1 Vetëm pasi shpëtuam e morëm vesh se ishulli quhej Maltë.
- 2 Vendasit na treguan një njerëzi të jashtëzakonshme. Ndezën një zjarr të madh e të gjithëve na afruan përreth tij, sepse kishte filluar të bjerë shi e bënte ftohtë.
- 3 Pali mblodhi një krah rrozga e i hodhi në zjarr. Kur, ja, prej të nxehtit doli një gjarpër dhe iu kap për dore.
- 4 Kur vendasit panë se si gjarpri i varej për dore, i thanë njëri-tjetrit: Ky njeri qenka me siguri vrasës: i shpëtoi detit, por Drejtësia nuk e lë të jetojë!
- 5 Pali e shkundi gjarprin në zjarr e nuk i ndodhi kurjë e keqe.
- 6 Ata pritnin që menjëherë të ënjtej e të binte i vdekur, porse, pas një pritjeje të gjatë, panë se atij s`po i ndodhte asgjë e jashtëzakonshme. Atëherë ndërruan mendim e thoshin: Qenka hyj!
- 7 Në afërsi të atij vendi ishte prona e kryetarit të ishullit, që quhej Publius. Ai na priti e na përbujti bujarisht për tri ditë.
- 8 I ati i Publit ishte në shtrat ndër ethe e i sëmurë nga barku i keq. Pali hyri tek ai, u lut, e bekoi duke vënë duart mbi të dhe e shëroi.
- 9 Pas kësaj ngjarjeje filluan të vijnë edhe të sëmurë të tjerë të ishullit e shëroheshin.
- 10 Ata atëherë na bënë nderime të shumta e, kur rimorëm lundrimin, na sollën ushqimet që na nevojiteshin.Pali arrin në Romë
- 11 Pas tre muajsh lundruam me një anije prej Aleksandrie e cila kishte dimëruar në ishull e për shenjë kishte Dioskurët.
- 12 Kur mbërritëm në Sirakuzë, u ndalëm aty tri ditë.
- 13 Prej këndej, duke lundruar buzë bregut, u kapëm në Regj. Të nesërmen filloi të fryejë shiroku e për dy ditë arritëm në Puteol,
- 14 ku gjetëm disa vëllezër, të cilët na ndalën të rrinim tek ata shtatë ditë.E kështu arritëm në Romë.
- 15 Kur vëllezërit e atjeshëm dëgjuan se kemi arritur, na dolën para që prejTregut të Apiut e deri te Tri Pijetoret. Pali, kur i pa, falënderoi Hyjin dhe u ngushëllua në shpirt.
- 16 Kur arritëm në Romë, Pali e mori lejen të kishte banesën e vet të veçantë me një ushtar që e ruante.Pali predikon në Romë
- 17 Pas tri ditësh Pali i grishi në takim udhëheqësit e judenjve. Kur erdhën, u tha:Vëllezër, edhe pse unë nuk kam bërë asgjë as kundër popullit tonë, as kundër traditave të të parëve, megjithatë në Jerusalem më kanë lidhur e më kanë dorëzuar romakëve.
- 18 Romakët, pasi më morën në pyetje, deshën të më lirojnë, sepse nuk kisha bërë kurrfarë vepre që të meritoja vdekjen.
- 19 Por, pasi judenjtë kundërshtuan, qesh i shtrënguar t`i drejtohem gjyqit të Cezarit: e jo, pra, që kam pasur për qëllim ta padis për ndonjë gjë timen.
- 20 Pra, për këtë arsye kërkova të takohem me ju e të bisedojmë, sepse për të vërtetë, këto pranga i mbaj për shkak të shpresës së Izraelit.
- 21 Ata i thanë:Ne nuk kemi marrë prej Judeje kurrfarë letre lidhur me ty e, as prej vëllezërve që erdhën prej andej, s`kemi dëgjuar gjë të keqe as kurrfarë fjale për ty.
- 22 Megjithatë ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje çka ti mendon, sepse për atë sekt dimë vetëm se has gjithkund në kundërshtime.
- 23 Atëhere, pasi ia caktuan ditën, erdhën në banesën e tij në një numër edhe më të madh. Në shtjellimin e vet, Pali u dëshmonte Mbretërinë e Hyjit e, prej mëngjesit deri në mbrëmje u mundua t`ua mbushë mendjen të besojnë në Jezusin në bazë të Ligjit të Moisiut e të Profetëve.
- 24 Fjalët e tij disave ua mbushën mendjen, kurse disa të tjerë s`deshën të binden.
- 25 Kur, ashtu të pa marrë vesh me njëri-tjetrin, po shpëdaheshin, Pali shtoi edhe këtë fjalë:Mirë u tha Shpirti Shenjt të parëve tuaj me gojë të Isaisë profet:
- 26 `Shko te ky popull e thuaj:me veshë tuaj do të dëgjoni, por gjë s`do të kuptoni;mirë do të shikoni, por gjë s`do të shihni.
- 27 Guruar është zemra e këtij populli, veshët u janë shurdhuar, sytë u janë verbuar, që me sy të mos shohin, me veshë të mos dëgjojnë, që të mos kthehene unë t`i shëroj.`
- 28 Ta dini, pra, të gjithë: Shëlbimi i Hyjit u është dërguar popujve joçifutë. Ata do ta dëgjojnë.
- 30 Plot dy vjet jetoi Pali në banesën që vetë e paguante. Aty i pranonte të gjithë ata që shkonin në takim me të.
- 31 Predikonte Mbretërinë e Hyjit dhe mësonte me liri të plotë e pa kurrfarë pengese të vërtetën mbi Jezu Krishtin Zot.