Beselidhja e ReRomakëve: Shëlbimi për të gjithë njerëzit
- 1 Vëllezër! Dëshira e zemrës sime dhe lutja që ia drejtoj Hyjit është: që të shëlbohen.
- 2 Për të vërtetë, unë dëshmoj për ta: kanë zell për Hyjin, por mjerisht, jo në kuptimin e vërtetë,
- 3 sepse, duke mos e pranuar drejtësinë që vjen prej Hyjit e duke kërkuar të vendosin të vetën, nuk iu bindën drejtësisë së Hyjit.
- 4 Sepse, ai që i dha fund Ligjit të Moisiut është Krishti; për shenjtërimin e secilit që beson.Shëlbimi për të gjithë njerëzit
- 5 Vërtet, Moisiu shkruan për drejtësinë që vjen nga Ligji: 'Njeriu që e zbaton do të jetojë në saje të tij.'
- 6 Kurse drejtësia që vjen nga feja thotë kështu: 'Mos thuaj në zemrën tënde: Kush do të ngrihet në qiell?; d. m. th. për të bërë që të zbresë Krishti;
- 7 as: Kush do të zbresë në Nëntokë?; d. m. th. për të bërë që Krishti të ngrihet prej të vdekurish.
- 8 E çka thotë, pra?'Afër e ke fjalën, në gojën tënde dhe në zemrën tënde.'d. m. th. fjalën e fesë që ne predikojmë.
- 9 Sepse, në qoftë se me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson se Hyji e ka ngjallur prej të vdekurish, do të shëlbohesh.
- 10 Pra, për të fituar drejtësinë duhet të besosh në zemër e për të fituar shëlbimin duhet ta dëshmosh fenë me gojë.
- 11 Sepse, Shkrimi i shenjtë thotë: 'Kush beson në Të nuk do të turpërohet.'
- 12 Kështu, pra, nuk ka dallim mes hebreut e grekut: të gjithë kanë vetëm një Zot, të pasur kundrejt atyre që e thërrasin në ndihmë.
- 13 Sepse: 'Kushdo ta thërrasë Emrin e Zotit, do të shëlbohet.'
- 14 Por, si do ta thërrasin Atë, në të cilin nuk besuan? E si do të besojnë në Atë, për të cilin nuk dëgjuan? Si do të dëgjojnë, nëse ndokush nuk ua predikon?
- 15 E si do ta predikojnë pa qenë dërguar? Kështu është në Shkrimin e shenjtë:'Sa të bukura janë këmbëte atyre që sjellin sihariq!'
- 16 Por të gjithë nuk iu bindën Ungjillit. Sepse Isaia thotë:'O Zot, e kush i besoi predikimit tonë?'
- 17 Kështu, pra, besimi vjen nga predikimi, e predikimi është shpallja e Fjalës së Zotit.
- 18 Atëherë pyes: A nuk dëgjuan?Po si jo! 'Zëri i tyre mori mbarë dheun, e fjalët e tyre arritën deri në skajet e botës.'
- 19 Prapë pyes: A thua Izraeli nuk e kuptoi?I pari tha Moisiu:'Unë do t'ju bëj smirëzezë me anë të një populli që s'është farë Populli, do t'u ngacmoj me anë të një populli të marrë.'
- 20 Pastaj Isaia guxon të thotë edhe më tepër:'Më gjetën ata që nuk më kërkuan, u jam dëftuar atyre që nuk më pyetnin.'
- 21 E këto fjalë ia drejton Izraelit:'Gjithë ditën i shtriva duart e mia drejt Popullit që nuk dëgjon por kundërshton.'