Beselidhja e ReRomakëve: Hyji dhe populli i zgjedhur
- 1 Them të vërtetën në Krishtin; nuk rrej dëshmitare kam ndërgjegjen time bashkë me Shpirtin Shenjt:
- 2 ndiej në zemër një trishtim të madh dhe dhimbje të vazhdueshme.
- 3 Po, do të dëshiroja unë vetë të isha i mallkuar, i ndarë prej Krishtit, në vend të vëllezërve të mi, në vend të bashkëkombasve të mi për kah gjaku.
- 4 Këta janë izraelitët! Atyre u përket adoptimi, Lavdia, Besëlidhjet, Ligji, kulti, premtimet;
- 5 të tyre janë edhe patriarkët, prej tyre, si njeri, është edhe Krishti, i cili është mbi çdo gjë, Hyji i bekuar në shekuj. Amen.
- 6 Por kjo s'do të thotë se fjala e Hyjit shkoi hupës: sepse nuk janë izraelitë të vërtetë të gjithë ata që rrjedhin prej Izraelit.
- 7 Po as nuk janë të gjithë fëmijë të Abrahamit vetëm pse rrjedhin prej tij. Pse u tha: 'Pasardhësit e tu të vërtetë do të jenë ata që rrjedhin prej Izakut.'
- 8 Që do të thotë: nuk janë bijtë e Hyjit ata që lindin me lindje natyrore, por; vetëm bijtë e premtimit numërohen për trashëgimtarë.
- 9 Dhe njëmend, ja, fjala e premtimit: 'Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë djalin.'
- 10 Madje jo vetëm kaq! Edhe Rebeka mbeti shtatzënë me një njeri të vetëm; me Izakun, atin tonë,
- 11 e binjakët ende nuk kishin lindur; pra, nuk kishin pasur kur të bëjnë as mirë as keq; por, që i pashlyeshëm të mbetej vendimi i zgjedhjes së lirë i Hyjit, jo në bazë të veprave, por të vullnetit të Atij që thërret
- 12 i qe thënë: 'Djali i madh do t'i shërbejë të voglit',
- 13 sikurse shkruan:'Jakobin e desha, Ezaun e urreva.'
- 14 Çka të themi atëherë? A mos ka padrejtësi te Hyji?Mos o Zot!
- 15 Sepse ai i thotë Moisiut: 'Do të kem mëshirë për atë që dua të kem mëshirë, do të kem dhimbje për atë që dua të kem dhimbje.'
- 16 Kështu, pra, nuk është puna e atij që do ose e atij që sulet, por e Hyjit që bën mëshirë.
- 17 Sepse Shkrimi i shenjtë i thotë faraonit: 'Pikërisht për këtë gjë të ngrita që ta dëftoj në ty fuqinë time dhe që të shpallet Emri im gjithkund mbi mbarë dheun.'
- 18 Kështu, pra, Hyji ka mëshirë për atë që do, e bën kokëfortë atë që do.Zemërimi dhe mëshira e Hyjit
- 19 Por atëherë do të më thuash:Pse [atëherë] ankohet? Kush është ai që mund t'i kundërshtojë vullnetit të tij?
- 20 O njeri, e kush je ti që do të hysh në rragatje me Hyjin? A thua ena ka të drejtë t'i thotë mjeshtrit: 'Përse më bëre të tillë?'
- 21 Po a thua s'ka të drejtë vorbëtari mbi argjilën, që prej të njëjtës baltë të punojë një enë për përdorim bujar e një tjetër për përdorim jo bujar?
- 22 Po çka, nëse Hyji, duke dashur të dëftojë zemërimin dhe të shpallë pushtetin e vet i mbarti me duresë të patregueshme enët e zemërimit, të gatshme për t'i zhdukur,
- 23 me qëllim që ta bënte të njihej pasuria e lavdisë së tij kundrejt enëve të mëshirës, të cilat që më parë i bëri gati për lumturi,
- 24 kundrejt nesh, të cilëve na grishi jo vetëm nga hebrenjtë, por edhe nga paganët?
- 25 Kështu edhe në librin e Ozesë, thotë:'Një popull që s'ka qenë imi, do ta quaj, Populli im:kombësinë që s'ka qenë e dashura ime, do ta quaj:E dashura.'
- 26 Po edhe në vendin ku u qe thënë: 'Ju nuk jenipopulli im', do të quhen bijtë e Hyjit të gjallë.'
- 27 Edhe Isaia shprehet lidhur me Izraelin: Edhe pse bijtë e Izraelit do të jenë shumë si rëra e detit; Teprica do të shëlbohet;
- 28 sepse Zoti do ta plotësojë krejtësisht e me gatishmëri fjalën e vet mbi tokë.'
- 29 Isaia ka parafolur edhe kështu:Po të mos na e kishte ruajtur Zoti i Gjithësisë farën, do të ishim bërë si Sodoma, Gomorrës do t'i kishim përngjarë.Izraeli dhe Ungjilli
- 30 Çka të themi atëherë?Paganët që nuk e kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë; mendoj drejtësinë që vjen prej fesë -;
- 31 ndërsa Izraeli, që kërkon një farë Ligji që mund të japë drejtësinë, i kaloi përbri.
- 32 Përse?Sepse drejtësinë nuk e priti prej fesë, por mendonte se do të rridhte nga veprat.
- 33 Zunë në thua në gurin e pengesës, siç është në Shkrimin e shenjtë:'Ja po vë në Sion gurin e pengesësdhe qetën në të cilën thyhet qafa.Porse ai që të besojë në të, nuk do të turpërohet.'