Beselidhja e Re1 e Korintasve: Përshëndetje dhe falënderim
- 1 Pali, për vullnet të Hyjit, i grishur të jetë apostull i Krishtit Jezus, edhe vëlla Sosteni,
- 2 Kishës së Hyjit që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të grishurve të jenë shenjtër, bashkë me të gjithë ata, që në cilindo vend e thërrasin Emrin e Zotit tonë, Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonë.
- 3 Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht!
- 4 Përherë i falem nderit Hyjit tim për ju që ju dha hirin hyjnor me anë të Krishtit Jezus,
- 5 sepse në Krishtin ju u bëtë të pasur me gjithçka;në çdo fjalë e në çdo dije.
- 6 Kështu, aq u përforcua në ju dëshmia e Krishtit,
- 7 sa që nuk ju mungon asnjë dhuratë juve që pritni Zbulimin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
- 8 Por edhe Ai do t`ju forcojë deri në fund që të jeni pa mungesa në Ditën e Zotit tonë Jezusit (Krisht).
- 9 Besnik është Hyji që ju thirri në shoqërinë e Birit të vet, Jezu Krishtit, Zotit tonë.Përçarjet në kishën e Korintit
- 10 Ju përbej, o vëllezër, pashë Emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit: jini të gjithë një mendimi e të mos ketë përçarje ndër ju, por të jeni në përkim të plotë me ndjenja e në mendime.
- 11 Sepse, o vëllezër, njerëzit e Klojes më lajmëruan se mes jush ka grindje.
- 12 Ja, ku e kam fjalën: secili prej jush thotë:Unë jam i Palit!Unë i Apolit!Unë i Kefës!Unë jam i Krishtit!
- 13 Vallë, a qenka Krishti i ndarë? A mos u kryqëzua Pali për ju? Apo u pagëzuat në emër të Palit?
- 14 E falënderoj Hyjin që, me përjashtim të Krispit e të Gajit, nuk pagëzova asnjë ndër ju,
- 15 që askush të mos mund të thotë se u pagëzuat në emër tim.
- 16 E po, paskam pasë pagëzuar edhe familjen e Stefanës! Me sa më kujtohet, nuk kam pagëzuar të tjerë.
- 17 Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj Ungjillin, madje ta predikoj, jo me dituri fjale, që të mos i humbë fuqia kryqit të Krishtit.Krishti, fuqia dhe urtia e Hyjit
- 18 E njëmend, predikimi për kryqin, për ata që dënohen, është marri, kurse, për ne të shëlbuarit, është fuqia e Hyjit.
- 19 Sepse është në Shkrim i shenjtë:`Do ta asgjësoj dijen e të dijshëmve, do ta bëj të kotë urtinë e të urtëve.`
- 20 Ku është i dijshmi? Ku është mësuesi i Ligjit? Ku është shqyrtuesi i kësaj bote? Pse, a nuk e bëri Hyji marri urtinë e botës?
- 21 Për të vërtetë, pasi bota me urtinë e vet nuk e njohu Hyjin me anë të dijes së zbuluar prej Hyjit, i pëlqeu Hyjit, me marrinë e predikimit t`i shëlbojë besimtarët.
- 22 E, ndërsa hebrenjtë kërkojnë mrekulli e grekët lypin urti,
- 23 ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar;për hebrenj skandal e për paganë marri,
- 24 kurse për të grishurit;si për hebrenj si për grekë;Krishtin;fuqinë e Hyjit dhe dijen e Hyjit.
- 25 Sepse, çka në Hyjin duket marri, është më e dijshme se njerëzit e çka në Hyjin duket dobësi, është më e fuqishme se njerëzit.
- 26 Jo, po, vëllezër, pleqëroni kush jeni ju që e morët thirrjen e Hyjit? S`ka ndër ju shumë të dijshëm për sy të njerëzve, as shumë të fuqishëm, as shumë bujarë!
- 27 Por, Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t`i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës i zgjodhi Hyji, për t`i turpëruar të fortët;
- 28 dhe jo bujarët e botës e të përbuzurit i zgjodhi Hyji, mu edhe ata që nuk janë, që t`i asgjësojë ata që janë,
- 29 në mënyrë që asnjë njeri të mos mburret para Hyjit.
- 30 Po, Ai bëri që ju të jeni në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne dije që vjen prej Hyjit, drejtësi, shenjtërim dhe shpërblim,
- 31 siç thotë Shkrimi i shenjtë:`Kush mburret, le të mburret në Zotin.`Predikimi mbi Krishtin e kryqëzuar