Beselidhja e Re1 e Korintasve: Qortim rreth idhujtarisë
- 1 Vëllezër, dua që patjetër ta dini: etërit tanë të gjithë qenë nën re, të gjithë kaluan nëpër det
- 2 dhe të gjithë qenë pagëzuar në Moisiun me re e me det
- 3 dhe të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim shpirtëror,
- 4 dhe të gjithë pinë të njëjtën pije shpirtërore: pinin nga qeta shpirtërore që i përcillte: qeta ishte Krishti.
- 5 Por shumica nuk i pëlqeu Hyjit, pasi qenë vrarë në shkretëtirë.
- 6 Të gjitha këto ndodhën si shembull për ne, që ne të mos e lakmojmë të keqen, siç e lakmuan ata.
- 7 As mos u bëni idhujtarë, sikurse disa prej tyre, si është në Shkrim e Shenjtë:`U ul populli të hajë e të pijë, pastaj u ngritën të lozin.`
- 8 As mos të jepemi pas fëlligështisë, siç u dhanë disa prej tyre, e mbaruan në një ditë njëzet e tri mijë vetë.
- 9 As mos ta vëmë në provë Zotin, sikurse disa prej tyre e sprovuan dhe sharruan prej gjarpërinjsh.
- 10 As mos murmurisni siç murmurisin disa prej tyre dhe engjëlli Shfarues i vrau.
- 11 Të gjitha këto u ndodhën atyre që të shërbejnë si shembull e u shkruan për mësimin tonë, për të cilët arriti mbarimi i kohës.
- 12 Kush, pra, mendon se qëndron, të ruhet që të mos rrëzohet!
- 13 Vështirësitë në të cilat qetë vënë, nuk ishin jashtë masës njerëzore. Hyji është besnik. Ai nuk do të lejojë t`u nënshtroheni provave që i tejkalojnë fuqitë tuaja e, bashkë me provat, do t`ju japë rrugëdalje e forcë për t`u qëndruar.
- 14 Prandaj, o të dashurit e mi, ikni nga idhujtaria!
- 15 Flas me ju si me njerëz të arsyeshëm: gjykoni vetë çka po them:
- 16 Gota e bekimit, të cilën ne e bekojmë, a nuk është bashkim me Gjakun e Krishtit? Po edhe buka të cilën ne e ndajmë, a nuk është bashkim me Trupin e Krishtit?
- 17 Pasi është një bukë e vetme, ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm: pse të gjithë jemi pjesëtarë të një buke.
- 18 Shikoni Izraelin thjesht si popull: ata që hanë nga flitë a thua nuk janë pjesëmarrës të lterit?
- 19 Çka, pra, dua të them: se flia kushtuar idhullit është diçka? Ose idhulli është diçka?
- 20 Mu të kundërtën! Porse [paganët] u flijojnë djajve e jo Hyjit; e unë nuk dua të bëheni pjesëtarë të djajve.
- 21 Nuk dua ta pini gotën e Zotit dhe gotën e djajve. Nuk mund të jeni pjesëtarë të tryezës së Hyjit dhe të tryezës së djajve.
- 22 A mos mendojmë ta nxisim xhelozinë e Zotit? A mos jemi më të zotët se Ai?Gjithçka për nderin e Hyjit
- 23 Gjithçka është e lejueshme!Por gjithçka nuk ka hije!Gjithçka është e lejueshme!Por gjithçka nuk ndërton!
- 24 Askush të mos e kërkojë interesin e vet, por interesin e tjetrit.
- 25 Gjithçka shitet në treg, hajeni lirisht pa bërë pyetje për sa i përket ndërgjegjes,
- 26 `Sepse e Zotit është toka dhe gjithçka është në të.`
- 27 Po ndodhi e ju thirri ndonjë i pafe dhe ju pranoni të shkoni, hani çka t`ju vihet para duke mos pyetur gjë sa për arsye të ndërgjegjes.
- 28 Nëse ndokush ju thotë: Është mish i flijuar idhujve!;mos e hani për arsye të atij që ju përkujtoi dhe të ndërgjegjes
- 29 të ndërgjegjes, e kam fjalën, të atij që të përkujtoi e jo të ndërgjegjes sate. E njëmend, pse ta gjykojë lirinë time ndërgjegjja e huaj?
- 30 Në qoftë se unë marr pjesë me falënderim, përse të prozhmohem për atë gjë, për të cilën falënderoj?
- 31 Pra, në qoftë se hani, në qoftë se pini, në qoftë se edhe çkado tjetër bëni, bëni gjithçka në lavdi të Hyjit.
- 32 Mos jini, veç, rast shkandulli as për hebrenj, as për grekë, as për Kishën e Hyjit,
- 33 sikurse edhe vetë mundohem t`u pëlqej të gjithëve pa kërkuar dobinë time, por dobinë e të gjithëve, që të mund të shëlbohen.