Beselidhja e Re1 e Korintasve: Gjuhët dhe profecitë
- 1 Kërkoni të fitoni dashurinë. Dëshironi edhe dhuratat e Shpirtit Shenjt, sidomos atë të profecisë.
- 2 Sepse, ai që flet gjuhë të huaj, flet me Hyjin e jo me njerëz: askush nuk e merr vesh, sepse me anë të Shpirtit flet gjëra të fshehura.
- 3 Kurse, ai që profetizon u flet njerëzve: edukon, qorton, ngushëllon.
- 4 Ai që flet në gjuhë të huaj edukon veten, kurse ai që profetizon, edukon bashkësinë.
- 5 Dëshiroj që të gjithë ju të flisni në gjuhë të ndryshme, por më tepër dëshiroj të profetizoni, sepse më i madh është ai që profetizon se ai që flet në gjuhë të ndryshme, përveç se në shtjelloftë për edukimin e Kishës.
- 6 Zini tani, vëllezër, se unë po vij te ju e po ju flas në gjuhë të ndryshme. Çka do t`ju vlente, po të mos ju tregoja ndonjë zbulesë, ose ndonjë njohuri, o profeci apo mësim?
- 7 Nëse, pra, veglat muzikore, që nuk janë të gjalla;flauti ose cetra, nuk japin tinguj të qartë, si do të mund të merret vesh çka ekzekutohet me flaut ose me cetër?
- 8 Po edhe boria, nëse jep tingull jo të qartë, kush do të bëhej gati për luftim?
- 9 Po kështu edhe ju, nëse gjuha juaj nuk flet fjalë të kuptueshme, si do të merret vesh çka thoni? Fjalë në erë!
- 10 E në botë ka, kushedi se sa lloj fjalësh;e secila ka vështrimin e vet.
- 11 Tashti, nëse nuk ia di vështrimin fjalës, unë do të jem i huaj për atë që flet dhe ai që flet, i huaj për mua.
- 12 Kështu edhe ju, pasi dëshironi me gjithë zemër t`i keni dhuratat e Shpirtit Shenjt, bëni çmos t`i keni me begati për edukimin e Kishës.
- 13 Prandaj, ai që flet në gjuhë të ndryshme, le të lutet për ta fituar dhuratën e shtjellimit.
- 14 Në qoftë se lutem në gjuhë të huaj, shpirti im lutet, por mendja ime nuk sjell fryt.
- 15 Çka të bëj, pra? Do të lutem me shpirt, por do të lutem edhe me kuptim. Do të këndoj me shpirt, por do të këndoj edhe me kuptim.
- 16 Sepse, në qoftë se e bekon Hyjin me shpirt, si do t`i përgjigjet: Amen falënderimit tënd, ai që është pjesëtar i dëgjuesve të thjeshtë pasi ai nukdi çka thua ti?
- 17 Ti, njëmend, falënderon një bukuri, por tjetri nuk ndërtohet.
- 18 Faleminderit Hyjit, unë flas në gjuhë të huaja më tepër se ju të gjithë,
- 19 porse, në një mbledhje më tepër dëshiroj të them vetëm pesë fjalë që merren vesh për mësim të të tjerëve, se sa dhjetë mijë fjalë në gjuhë të huaja.
- 20 Vëllezër, mos jini më fëmijë përkah kuptimi, por të jeni fëmijë për nga e keqja, kurse të rritur për nga kuptimi.
- 21 Në Ligj është shkruar:`Unë do t`i flas këtij populli;thotë Zoti -në gjuhë të huaja e me buzë të huajadhe as ashtu nuk do të më dëgjojnë.`
- 22 Këndej, gjuhët e huaja nuk janë shenjë për besimtarët, por janë shenjë për ata që nuk besojnë, e përkundrazi, profecia është shenjë për besimtarët e jo për ata që nuk besojnë.
- 23 Po e zëmë, se, për shembull, bashkohet mbarë Kisha dhe të gjithë flasin në gjuhë të huaja e, ndërkaq hyjnë të tillë që s`kanë njohuri ose nuk besojnë, a thua nuk do të mendojnë se jeni marruar?
- 24 Kurse, në qoftë se të gjithë profetizojnë, i pafeu ose dëgjuesi i thjeshtë që hyn, për të çdo gjë bëhet qortim dhe dënim.
- 25 Atëherë zbulohen fshehtësitë e zemrës së tij. Kështu ai do të bjerë përmbys dhe do ta adhurojë Hyjin duke pranuar: Hyji është me të vërtetë mes jush!Rregulla praktike si duhen përdorur dhuratat
- 26 Çka të bëhet atëherë, vëllezër? Kur të bashkoheni, ndonjëri mund të këndojë një psalm, tjetri ka një mësim, ka një zbulesë, ka një fjalim në gjuhë, ka sqarim gjuhësh;le të bëhen të gjitha për ndërtimin e përbashkët.
- 27 Nëse flitet në gjuhë të huaja, le të flasin dy;më së shumti tre;por edhe këta me rend, dhe njëri le të shpjegojë.
- 28 Pra, kur nuk ka kush të përkthejë, ai që di gjuhë të huaj le të heshtë në bashkësi, le të meditojë e të flasë me Hyjin.
- 29 Lidhur me profetët, le të flasin dy ose tre e tjerët le të gjykojnë.
- 30 Por, po qe se ai afër tij ka ndonjë zbulesë, atëherë i pari le të heshtë.
- 31 Një nga një, të gjithë mund të profetizoni, në mënyrë që të gjithë të mësojnë e të nxiten kah e mira.
- 32 Profetët zotërojnë me shpirtin frymëzues të vetin,
- 33 sepse Hyji nuk është shkaktues çrregullimesh, por i paqes.Sikurse edhe në të gjitha kishat e shenjtërve,
- 34 gratë le të heshtin në Mbledhje: nuk është e lejueshme të flasin; por, sikurse edhe Ligji thotë, le të dëgjojnë.
- 35 Po dëshiruan të mësojnë ndonjë gjë, le t`i pyesin burrat e vet në shtëpi, sepse nuk i ka hije gruas të flasë në Mbledhje.
- 36 A thua ndoshta fjala e Hyjit ka rrjedhur prej jush ose ka arritur vetëm te ju?
- 37 Në qoftë se ndokush mendon se është profet ose i frymëzuar, le ta dijë: çka po ju shkruaj është urdhër i Zotit.
- 38 Kush nuk e pranon, as ai të mos pranohet.
- 39 Prandaj, o vëllezër [të mi], dëshirojeni dhuratën e profecisë, por mos pengoni të flasin në gjuhë të huaja,
- 40 e gjithçka le të bëhet në mënyrë të ndershme e rregullisht.