Beselidhja e Re1 e Korintasve: Dënimi i fëlligështisë
- 1 Gjithkund po dëgjohet se ndër ju ka fëlligështi, madje një fëlligështi të tillë, që nuk gjendet as ndër paganë: njëri prej jush jeton si me gruan me gruan e babait të vet.
- 2 E ju më keni çuar krye! Pse më mirë nuk jeni veshur në zi? Le të çrrënjoset prej mesit tuaj ai që e bëri këtë poshtërsi!
- 3 Unë, larg me trup, por afër me shpirt, e kam dënuar, si të isha pranë, atë që e bëri një vepër të tillë.
- 4 Në Emër të Zotit (tonë) Jezus, pasi të bashkoheni ju dhe shpirti im me ju, me pushtetin e Zotit tonë Jezus,
- 5 i tilli le t`i lëshohet djallit në duar për prishjen e trupit që t`i shpëtojë shpirti në Ditën e Zotit.
- 6 Nuk ju vlen gjë krenaria! Po a nuk e dini se pak tharm e brumos mbarë brumin?
- 7 Pastrohuni prej tharmit të vjetër që të bëheni brumë i ri, sikurse edhe jeni të pabrumë, sepse Krishti;Qengji ynë i Pashkëve;tanimë është flijuar.
- 8 Andaj, le të kremtojmë, jo me tharmin e vjetër, as me tharmin e zemrës së keqe e të ligësisë, por me bukën e pabrumë të pastërtisë e të së vërtetës.
- 9 Ju kam shkruar në letrën time të mos keni marrëdhënie me fëlligështarë
- 10 nuk është fjala për fëlligështarët e kësaj bote, as për lakmuesit, as për cubat, as për idhujtarët në përgjithësi;pëdryshe do të duhej të dilnit prej botës.
- 11 Në të vërtetë, ju shkrova që të mos keni marrëdhënie me të ashtuquajturin vëlla që është fëlligështar, ose lakmues, ose idhujtar, o shpifës, o pijanec ose cub. Me të tillin as bukë mos hani!
- 12 Çka më duhet mua të gjykoj ata që janë jashtë!? A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda?
- 13 Ata jashtë Kishës do t`i gjykojë Hyji.`Zhdukeni të keqen prej rrethit tuaj!`