Beselidhja e Re1 e Korintasve: Mishrat e flijuara idhujve
- 1 Lidhur me mishrat e flijuara idhujvedihet se të gjithë e kemi njohurinë e duhur. Por dija rrit mendjen, kurse dashuria ndërton.
- 2 Nëse ndokush mendon se di diçka, nuk di ende ashtu si duhet të dijë.
- 3 Por, nëse ndokush e do Hyjin, atë Hyji e pranon për të vetin.
- 4 Prandaj, lidhur me ngrënien e mishrave të flijuara idhujve, e dimë: idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka hyjni përveç një Hyji të vetëm.
- 5 Sepse, edhe pse ka të ashtuquajtura hyjni në qiell ose në tokë;siç ka shumë hyjni e shumë zotërinj
- 6 për ne s`ka veç një Hyj, Atin, prej të cilit është krijuar gjithçka e të cilit ne i përkasim; dhe një Zot të vetëm Jezu Krishtin, nëpër të cilin është gjithçka e ne jemi nëpër të.
- 7 Por këtë dije të mjaftueshme nuk e kanë të gjithë. Disa, duke kujtuar se është diçka idhulli, e hanë mishin sikurse t`i përkiste idhullit, e ndërgjegjja e tyre, ngaqë është e ligshtë, përlyhet.
- 8 E gjella, pra, nuk na shpie te Hyji, as, nëse nuk e hamë, nuk humbim gjë, as, nëse e hamë, nuk fitojmë gjë.
- 9 Por, t`ia vini mendjen që kjo, liria juaj, të mos jetë skandal për të ligshtët.
- 10 Sepse, po të shikoi ndokush ty që ke njohuri ndenjur në tryezë në shenjtërore të idhullit, a thua ndërgjegjja e tij, ngaqë ende e ligshtë, nuk do të nxitet të mendojë se është mirë të hajë flijime të idhullit?
- 11 Kështu në saje të dijes sate, sharron i ligshti;vëllai ... për të cilin vdiq Krishti.
- 12 Në këtë mënyrë, pra, duke mëkatuar kundër vëllezërve e duke plagosur ndërgjegjen e tyre të ligshtë, mëkatoni kundër Krishtit.
- 13 Prandaj, nëse një ushqim e shkandullon vëllain tim, jo, unë nuk do të ha mish kurrë e për këtë jetë, që të mos e shkandulloj vëllain tim.