Beselidhja e Re1 e Korintasve: Të ngjallurit e Krishtit
- 1 Tani, ovëllezër, po ju përkujtoj Ungjillin, që ju pata predikuar, që e pranuat e në të cilin qëndroni.
- 2 Me anë të tij jeni në udhën e shëlbimit nëse do ta mbani ashtu si jua kam predikuar; përveç se në paçi besuar kot.
- 3 Dhe njëmend, më së pari ju shpalla ato të vërteta që edhe unë vetë i mora: se Krishti vdiq për mëkatet tona siç e paralajmëroi Shkrimi i shenjtë.
- 4 Qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin e shenjtë.
- 5 Iu duk Kefës e pastaj të Dymbëdhjetëve.
- 6 Pastaj iu duk vëllezërve që ishin së bashku më shumë se pesëqind vetë, prej të cilëve shumica janë ende gjallë e disa kanë vdekur.
- 7 Pastaj iu dëftua Jakobit e pastaj të gjithë apostujve.
- 8 Më së fundi m`u dëftua edhe mua;dështakut.
- 9 E në të vërtetë, unë jam më i vogli ndër apostuj; unë nuk jam i denjë as të quhem apostull, sepse e kam salvuar Kishën e Hyjit.
- 10 Por, në saje të hirit të Hyjit, jam ky që jam, dhe hiri i tij në lidhje me mua nuk ka qenë i kotë. Madje u mundova të veproj më shumë se të gjithë ata, njëmend, jo unë vetëm, por edhe hiri i Hyjit me mua.
- 11 Pra, si unë, ashtu edhe ata: kështu predikojmë e kështu edhe ju besuat.Ngjallja prej vdekjes
- 12 Por, në qoftë se predikohet se Krishti është ngjallur prej të vdekurish: si atëherë disa prej jush thonë: Nuk ka ngjallje prej të vdekurve.?
- 13 Po qe se të vdekurit nuk do të ngjallen;atëherë as Krishti nuk është ngjallur.
- 14 Por, në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk është ngjallur, [atëherë] i kotë është predikimi ynë;i kotë besimi juaj.
- 15 Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rrejshëm kundër Hyjit, sepse kemi dëshmuar kundër Hyjit duke pohuar se Hyji e ngjalli Krishtin, të cilin nuk e ka ngjallur, në qoftë se të vdekurit nuk ngjallen.
- 16 Sepse, në mos u ngjallshin të vdekurit, as Krishti nuk është ngjallur.
- 17 Po në qoftë se Krishti nuk është ngjallur, e kotë është feja juaj, ende jeni në mëkatet tuaja.
- 18 Atëherë edhe ata që vdiqën në Krishtin, u borën.
- 19 E në qoftë se në Krishtin shpresojmë vetëm në të mirat e kësaj jete, atëherë ne jemi njerëzit më të mjerët.
- 20 Por, vërtet, Krishti u ngjall prej të vdekurve! Ai është fryti i parë i të vdekurve!
- 21 Kështu, pra, nëpër një njeri erdhi vdekja, përsëri nëpër një NJERI vjen ngjallja prej së vdekuri.
- 22 Dhe, sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit, ashtu nëpër Krishtin të gjithë njerëzit do ta rifitojnë jetën.
- 23 Veçse, secili sipas radhës së vet: një herë fryti i parë;Krishti, pastaj, në Ditën e Gjyqit, ata që i përkasin Krishtit,
- 24 pastaj;mbarimi, kur Krishti t`ia dorëzojë mbretërinë Hyjit Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo parësi, çdo pushtet e çdo fuqi.
- 25 Sepse Atij i takon të mbretërojë derisa t`i vërë nën këmbët e tij të gjithë armiqtë e tij.
- 26 Armiku i fundit që do të asgjësohet, do të jetë vdekja.
- 27 Sepse gjithçka ka vënë nën këmbët e tij. E kur thotë Shkrimi i shenjtë: Gjithçka i ka vënë nën këmbë;merret vesh, gjithçka, me përjashtim të Atij, që ia nënshtroi të gjitha.
- 28 E kur t`ia ketë nënshtruar të gjitha, [edhe] vetë Biri do t`i nënshtrohet Atij që ia nënshtroi të gjitha, që Hyji të jetë gjithçka në të gjithë.
- 29 Nëse nuk është kështu, çka fitojnë atëherë ata që pagëzohen për të vdekur? Në qoftë se të vdekurit kurrsesi nuk ngjallen, pse atëherë të pagëzohen për ta?
- 30 Po edhe ne, përse atëherë e vëmë veten në rrezik për çdo moment?
- 31 Për çdo ditë vdes, [o vëllezër], pasha lavdinë që e kam për shkak tuaj te Jezu Krishti, Zoti ynë!
- 32 Çfarë dobie do të kemi në qoftë se kam luftuar vetëm si njeri kundër egërsirave në Efes? Në qoftë se të vdekurit nuk ngjallen, atëherë: `Të hamë e të pimë se nesër do të vdesim!`
- 33 Mos e rreni veten: `Bisedat e këqija i prishin zakonet e mira.`
- 34 Mblidhni mirë mendtë e mos mëkatoni, se;për turpin tuaj po e them;disa prej jush nuk e njohin Hyjin.Trupi i ngjalljes
- 35 Por, ndokush do të pyesë: Si ngjallen të vdekurit? dhe: Me çfarë trupi do të vijnë?
- 36 I pamend! Çka ti mbjell, nuk e fiton jetën, po s`vdiq!
- 37 Dhe çka mbjell, nuk mbjell trupin e ardhshëm, por një kokërr të thjeshtë;po e zëmë gruri apo të ndonjë fare tjetër.
- 38 Pastaj Hyji i jep lëndën ashtu si ai do,;secilës farë trupin e vet.
- 39 E çdo trup nuk është i njëjtë me çdo trup tjetër. Tjetër është trupi i njeriut, tjetër trupi i kafshëve, tjetër trupi i shpendëve, e tjetër trupi i peshqve.
- 40 E ka trupa qiellorë e trupa tokësorë; por tjetër është shkëlqimi i trupave qiellorë e tjetër ai i trupave tokësorë.
- 41 Tjetër është shkëlqimi i diellit e tjetër ai i hënës e tjetër ai i yjeve; madje ylli prej yllit dallohet në shkëlqim.
- 42 Kështu edhe ngjallja e të vdekurve: mbillet në shkatërrueshmëri e ngjallet në pashkatërrueshmëri;
- 43 mbillet në çnderim e ngjallet në lavdi; mbillet në dobësi e ngjallet në fuqi;
- 44 mbillet trup lëndor e ngjallet trup shpirtëror.Nëse ka trup lëndor, ka edhe trup shpirtëror.
- 45 Kështu edhe është shkruar: `Njeriu i parë, Adami;u bë shpirt i gjallë, Adami i fundit;Shpirti që jep jetën.
- 46 Por, nuk qe më parë qenia shpirtërore, por qenia lëndore e atëherë u bë qenia shpirtërore.
- 47 Njeriu i parë është nga toka, tokësor; njeriu i dytë nga qielli.
- 48 Si është njeriu tokësor, të tillë janë edhe tokësorët, si është njeriu qiellor, të tillë janë edhe qiellorët.
- 49 Siç kemi qenë në përngjasimin e njeriut tokësor, ashtu do të jemi edhe në përngjasimin e njeriut qiellor.
- 50 Dhe, ja, vëllezër, se çka unë pohoj: mishi e gjaku nuk mund ta trashëgojnë Mbretërinë qiellore, as shkatërrueshmëria nuk e trashëgon pashkatërrueshmërinë.
- 51 Ja, po jua tregoj misterin: nuk do të vdesim të gjithë, por të gjithë do të shndërrohemi.
- 52 Pëjëherë, sa çel e mbyll syrin, në zërin e borisë së fundit;sepse do të bjerë boria;të vdekurit do të ngjallen të pashkatërrueshëm edhe ne do të shndërrohemi.
- 53 Sepse, ky trup i shkatërrueshëm do të vishet me pashkatërrueshmërinë, dhe ky trup i vdekshëm, do të vishet me pavdekshmërinë.
- 54 Dhe, kur ky trup i shkatërrueshëm, të veshë pashkatërrueshmërinë dhe ky trup i vdekshëm të veshë pavdekshmërinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë:`Vdekja u përpi në fitore.
- 55 O vdekje, ku është ngadhënjimi yt?Ku është, o vdekje, thimthi yt?`
- 56 Thimthi i vdekjes mëkati; fuqia e mëkatit Ligji.
- 57 Ta falënderojmë Hyjin që na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tonë.
- 58 Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, të jeni të qëndrueshëm, të palëkundshëm e përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, të vetëdijshëm se mundi juaj nuk mbetet i pafrytshëm në Zotin.Ndihmat për Kishën e Jerusalemit