Beselidhja e Re2 e Korintasve: Tempulli i Hyjit të gjallë
- 1 Pasi jemi bashkëpunëtorë me Të, ne ju nxisim: mos e lini pa fryt hirin që morët prej Hyjit!
- 2 Ai thotë:`Në kohë të volitshme të vështrova, në ditë të shpëtimit të ndihmova.`Ja, pra, tani koha e volitshme, ja, pra, dita e shpëtimit!
- 3 Ne nuk i japim askujt shkandull në mënyrë që të mos poshtërohet shërbesa jonë.
- 4 Përkundrazi, në çdo gjë e dëftojmë veten si mbarështues të Hyjitme qëndresë të madhenë vështirësi, në nevoja, në ngushtica,
- 5 në të rrahura, në burgje, në kryengritje, në mund, në të ndenjura zgjuar, në agjërime,
- 6 në pastërti, në dije, me zemërgjerësi, me mirësi, në Shpirtin Shenjt, në dashuri të çiltër,
- 7 me fjalë të vërtetë, me fuqi të Hyjit, duke sulmuar e duke u mbrojturvetëm me armë të drejtësisë,
- 8 me lavdi e me çnderim, me zë të mirë e me zë të keq, të mbajtur për gënjeshtarë e, pra, të vërtetë,
- 9 si të panjohur e, pra, të njohur mirë, si ata që janë duke vdekur e, pra, jetojmë, porsi të ndëshkuar, por jo të vrarë,
- 10 porsi të trishtuar e përkundrazi gjithmonë të gëzuar, porsi skamnorë e pra, bëjmë të pasur shumë, si ata që nuk kanë kurrgjë e kemi gjithçka!
- 11 Goja jonë, o korintianë, nuk ju fshehu asgjë, zemra jonë për ju është plotësisht e hapur.
- 12 Keni, pra, mjaft vend në zemrën tonë, por zemra juaj është e ngushtë.
- 13 Ma shpërbleni edhe ju;flas porsi me fëmijët e mi;hapeni edhe ju plotësisht zemrën tuaj!Tempulli i Hyjit të gjallë
- 14 Mos u zini në zgjedhë me të pafetë! Çfarë të mire të përbashkët mund të ketë drejtësia me mbrapshtinë? Ose, çka ka të përbashkët drita me terrin?
- 15 Çfarë përkimi ka Krishti me Beliarin? Ç`pjesë ka besimtari me të pafenë?
- 16 E ç`marrëveshje mund të ketë Tempulli i Hyjit me idhuj? Sepse, ne jemi Tempulli i Hyjit të gjallë, siç tha vetë Hyji:`Do të banoj në ta e ndër ta do të ec, do të jem Hyji i tyredhe ata populli im.
- 17 Prandaj, dilni prej rrethit të tyre dhe rrini në vete, thotë Zoti, e mos prekni asgjë të papastër, dhe unë do t`ju pranoj.
- 18 Do të jem Ati juaje ju do të jeni bijtë e mi dhe bijat, thotë Hyji, i Gjithëpushtetshmi.`