Beselidhja e Re2 e Korintasve: Gëzimi i Palit për arsye të pendimit të korintianëve
- 1 Pasi ne i kemi këto premtime të pastrohemi, o të dashurit e mi, nga çdo ndyrësi e trupit dhe e shpirtit e ta përfundojmë shenjtërimin tonë në frikën e Hyjit.Gëzimi i Palit për arsye të pendimit të korintianëve
- 2 Na bëni vend në zemrat tuaja! Askujt nuk i bëmë padrejtësi, askënd nuk dëmtuam, askënd nuk shfrytëzuam!
- 3 S`po jua them këtë për t`ju dënuar, sepse ju thashë se jeni në zemrën tonë dhe se vdesim e jetojmë së bashku.
- 4 E madhe është shpresa ime në ju, e madhe është mburrja ime në ju, jam plot ngushëllim; sepse, edhe me ngushticën tonë, prapë gëzimi ynë nuk ka masë.
- 5 Dhe njëmend, edhe kur erdhëm në Maqedoni, ne të shkretët nuk patëm aspak kohë paqeje; gjithkah na kishin rrethuar vështirësitë;jashtë luftimet e brenda frika.
- 6 Por Hyji, ngushëlluesi i të përvuajturve, na ngushëlloi me ardhjen e Titit.
- 7 Por jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që pati prej jush: na njoftoi për dëshirën tuaj të gjallë, për lotët, për dashurinë e flaktë tuajën ndaj meje, gjë që më dha një gëzim edhe më të madh.
- 8 Dhe njëmend, edhe nëse ju kam trishtuar me anë të asaj letre, tani nuk më vjen keq... edhe pse më ka ardhur keq [po shoh se ajo letër ju ka trishtuar së paku edhe për një moment]
- 9 tani gëzohem, jo pse u trishtuat, por për kthimin që trishtimi ju prodhoi. E njëmend, trishtimi juaj qe sipas Hyjit, kështu që prej anës sonë nuk pësuat farë dëmi.
- 10 Sepse trishtimi sipas Hyjit prodhon kthimin që sjell shëlbimin e nuk tërhiqet më prapa; kurse trishtimi sipas shekullit, sjell vdekjen.
- 11 Shikoni, pra, çka prodhoi trishtimi sipas udhës së Hyjit:ç`kujdes, ç`shfajësim, ç`zemërim, ç`frikë, ç`dëshirë, ç`zell, ç`ndëshkim!Në çdo pikëpamje e dëshmuat se jeni të pastër në këtë punë.
- 12 Nëse, pra, ju kam shkruar, nuk e bëra këtë gjë për arsye të fyesit e as të të fyerit, por që ju të bëheni të vetëdijshëm para vetvetes se sa kujdes keni për ne para Hyjit.
- 13 Ja, pra, pse u ngushëlluam!E përveç këtij ngushëllimi, u gëzuam pa masë edhe për ngushëllimin e Titit, pasi ju të gjithë e përtëritët shpirtin e tij.
- 14 E vërtet, nëse u mburra ndopak për ju në sy të Titit, nuk u turpërova, porse, sikurse juve ju kemi folur të vërtetën, kështu u vërtetua edhe mburrja jonë para Titit.
- 15 Zemra e tij gjithnjë e më tepër ndizet në dashuri kundrejt jush, kur i kujtohet dëgjesa e të gjithë juve, se me ç`kujdes e nderim të bindshëm e pritët.
- 16 Jam shumë i kënaqur që për gjithçka mund të llogaris në ju!