Beselidhja e ReGalatasve: Përshëndetje
- 1 Pali;apostull, jo prej njerëzve as me anë të ndonjë njeriu, por me anë të Jezu Krishtit edhe të Hyjit Atë, që e ngjalli Jezusin prej të vdekurve
- 2 dhe të gjithë vëllezërit që janë me mua:Kishave të Galacisë.
- 3 Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë dhe prej Zotit Jezu Krisht,
- 4 i cili e flijoi vetveten për mëkatet tona për të na shpëtuar nga shekulli i tashëm i keq, në përkim me vullnetin e Hyjit, Atit tonë,
- 5 i cili qoftë lavdëruar në shekuj të shekujve! Amen.Nuk ka veçse një Ungjill
- 6 Fort po çuditem që kaq shpejt po e lini Atë, që ju thirri në hir [të Krishtit], për të kaluar në një Ungjill tjetër.
- 7 E pra, Ungjill tjetër nuk ka! Por po, ka asi njerëzish që ju turbullojnë dhe që duan ta shndërrojnë Ungjillin e Krishtit.
- 8 Tashti, në qoftë se edhe ne vetë ose edhe ndonjë engjëll prej qiellit;ju predikon një Ungjill tjetër, të ndryshëm nga ai, që ju patëm predikuar ne;qoftë mallkuar!
- 9 Siç ju thamë më parë, po ju them edhe tani përsëri: nëse ndokush ju shpall një ungjill tjetër, të ndryshëm nga ai, që e pranuat;qoftë mallkuar!
- 10 Pse, a mos ndoshta unë kërkoj të fitoj përkrahjen e njerëzve e jo të Hyjit? A mos kërkoj t`u pëlqej njerëzve? Po të mundohesha ende t`u pëlqeja njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.Si u thirr Pali apostull
- 11 Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni: Ungjilli që ju kam predikuar, nuk është vepër njerëzish;
- 12 sepse atë as nuk e mora, as nuk e mësova prej ndonjë njeriu, por ma zbuloi Jezu Krishti.
- 13 Keni dëgjuar sigurisht për sjelljen time të dikurshme në judaizëm: si e salvoja mbi çdo masë Kishën e Hyjit dhe mundohesha ta shkretoja atë
- 14 e, ngaqë isha tepër i dhënë pas traditave të të parëve të mi, i tejkalova në judaizëm shumicën e moshatarëve në kombin tim.
- 15 Porse, kur Atij, që më zgjodhi që në kraharorin e nënës dhe më thirri me hirin e vet, i pëlqeu
- 16 ta zbulojë në mua Birin e vet për ta shpallur ndër paganë;unë, menjëherë, pa u këshilluar me asnjë njeri
- 17 e pa u ngjitur aspak në Jerusalem te ata që para meje ishin apostuj, shkova në Arabi dhe përsëri u ktheva në Damask.
- 18 E vetëm pas tri vjetësh u ngjita në Jerusalem, për t`u njohur me Kefën e ndenja te ai pesëmbëdhjetë ditë.
- 19 Të tjerë prej apostujve, përveç Jakobit, vëllait të Zotit, nuk pashë asnjë.
- 20 Për çka po ju shkruaj betohem para Hyjit se nuk ju rrej.
- 21 Pastaj kalova në krahinat e Sirisë e të Cilicisë.
- 22 Personalisht isha i panjohur për Kishat e Krishtit në Jude.
- 23 Ato vetëm kishin dëgjuar: Ai që dikur na salvonte, tani shpall fenë që dikur e shkretonte,
- 24 dhe e lavdëronin Hyjin për shkak tim.