Beselidhja e ReGalatasve: Kujdesi i Palit për galatasit
- 1 Dua të them: Derisa trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet në asgjë nga skllavi edhe pse është pronari i të gjithë pasurisë.
- 2 Ai është nën kujdestarë e mbarështues deri në atë ditë që ka caktuar i ati.
- 3 Po kështu edhe ne. Kur ishim të mitur, ishim skllevër të parimeve fillestare të shekullit.
- 4 Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dërgoi Birin e vet, të lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit,
- 5 që t`i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijësinë në shpirt.
- 6 E, ngaqë vërtet jeni bij:Hyji e dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet, i cili gërthet: Abba;o Atë!
- 7 Këndej, më nuk je skllav, por bir;e, pasi je bir, atëherë, për vullnet të Hyjit, je edhe trashëgimtar.Kujdesi i Palit për galatasit
- 8 Dikur, kur ende nuk e njihnit Hyjin, u shërbenit hyjnive, që, për kah natyra e tyre, nuk janë hyjni.
- 9 Por tani, kur e njohët Hyjin;më mirë të them: kur Hyji ju njohu ju;si tani rishtas të ktheheni te parimet e dobëta e të mjera dhe prapë rishtas doni të bëheni skllevër të tyre?
- 10 I kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë e vite!
- 11 Gjithë po trembem se kot hoqa keq mes jush!
- 12 Po ju lutem, o vëllezër, bëhuni si unë, se edhe unë u bëra si ju. Me asgjë nuk më fyet!
- 13 Ju e dini se me rastin e një sëmundjeje të trupit tim për herën e parë ju kam kumtuar Ungjillin;
- 14 dhe trazimin që jua bëri trupi im i sëmurë nuk e përbuzët dhe nuk treguat pakënaqësi, por, përkundrazi, më pranuat porsi engjëllin e Hyjit, porsi Jezu Krishtin.
- 15 Ku është tani ai gëzimi juaj i dikurshëm? E pra, unë ju dëshmoj se, të kishte qenë e mundshme, sytë tuaj i kishit nxjerrë për të m`i dhënë!
- 16 Kështu? A thua u bëra armiku juaj pse ju them të vërtetën?
- 17 Ata dëftojnë gjasme kujdes për ju, por jo në mënyrë të ndershme;pse duan t`ju ndajnë [prej meje];që ju pastaj të jepeni me zell pas tyre.
- 18 Mirë është të jeni të rrethuar me kujdes qëllimmirë gjithmonë e jo vetëm kur jam pranë jush,
- 19 o fëmijët e mi, që unë ju rilind me dhimbje rishtas derisa Krishti të formohet në ju.
- 20 Oh, sa dëshiroj të gjendem tani ndër ju, për të gjetur fjalën e përshtatshme për ju, sepse nuk jam në gjendje të vendos ç`të bëj me ju!Alegoria me Agarën e me Sarën
- 21 E ju që dëshironi të jeni nën Ligj, më thoni, a nuk dëgjoni çka thotë Ligji?
- 22 Sepse, në Shkrimin e shenjtë thuhet se Abrahami pati dy djem: njërin prej skllaves e tjetrin prej të lirës.
- 23 Ai prej skllaves është i lindur natyrisht, kurse ai prej gruas së lirë, në fuqi të premtimit.
- 24 Kjo është alegori: këto gra paraqesin dy Besëlidhjet: njëra Besëlidhjen që vjen nga Mali Sinaj;e cila lind për skllavëri;e paraqitur me Agarën;
- 25 e Agara do të thotë Mali Sinaj, që është në Arabi dhe i përgjigjet Jerusalemit të tanishëm;sepse është në skllavëri me gjithë fëmijët e vet.
- 26 Ndërsa Jerusalemi;ai lart;është i lirë, ai është Nëna jonë.
- 27 Sepse në Shkrimin e shenjtë është:Galdo, beronjë, ti që nuk lind fëmijë, gërthit në britmë hareje, ti, që nuk i sprovon dhimbjet e lindjes, sepse e përbuzura ka më shumë fëmijëse ajo që e ka burrin!
- 28 Kurse ju, o vëllezër, jeni porsi Izaku;fëmijët e premtimit.
- 29 Dhe, sikurse asohere, ai që ishte i lindur natyrisht e salvonte atë që ishte i lindur sipas Shpirtit, ashtu ndodh edhe tani.
- 30 Porse, çka thotë Shkrimi i shenjtë;Dëboje skllaven edhe djalin e saj, sepse biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar me djalin e gruas së lirë!
- 31 Këndej, o vëllezër, nuk jemi bijtë e skllaves, por të së lirës!