Beselidhja e ReEfesianëve: Bekimi shpirtëror në Krishtin
- 1 Pali, apostulli i Jezu Krishtit për vullnet të Hyjit:shenjtërve që janë (në Efes), besimtarëve në Jezu Krishtin.
- 2 Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Jezu Krishtit Zot!Bekimi shpirtëror në Krishtin
- 3 Qoftë bekuar Hyji.Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na bekoime çdo bekim shpirtërornë qiellnë Krishtin.
- 4 Në Të na zgjodhipara krijimit të botësqë të jemi të shenjtë e të papërlyer para Tijnë dashuri.
- 5 Ai na parashënoi për vetetë jemi bij në shpirtnë saje të Jezu Krishtitme pëlqimin e vullnetit të vet
- 6 për nder të lavdisë së hirit të tijme të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:
- 7 në Të, në saje të gjakut të tij, e fituam shpërblimin;në Të na u falën fajetme anë të begatisë së hirit të tij,
- 8 të cilin Hyji e ndikoi në nebashkë me çdo urti e kuptim.
- 9 Ai na vuri në dijeni mbi misterin e vullnetit të vet;synim që lirisht kishte vendosur që më parë ta kryente në Të
- 10 kur të plotësohej koha:d. m. th. të vërë çdo gjë nën kryesinë e Krishtit, të gjitha qeniet që janënë qiell e në tokë.
- 11 Në të edhe ne u bëmë trashëgimtarë të paracaktuarme vendim të Atijqë vepron gjithçka sipas pëlqimit të vullnetit të vet
- 12 të jemi në nder të lavdisë së tij-ne që që më parë e vumë shpresën në Krishtin.
- 13 Po në Të edhe juqë e dëgjuat fjalën e së vërtetës Ungjillin e shëlbimit tuaj -pasi besuat në Të, u vulosët me Shpirtin Shenjt;të Premtuarin
- 14 që është pengu i trashëgimit tonë:për shpërblimin e plotë të atyreqë u bënë pronë e Hyjit -në nder të Lavdisë së tij.Lutja e Palit
- 15 Prandaj edhe vetë, që kur dëgjova për fenë tuaj në Jezusin Zot dhe për dashurinë kundrejt të gjithë shenjtërve,
- 16 nuk pushoj së falënderuari për ju e së kujtuari ju në lutjet e mia,
- 17 që Hyji i Zotit tonë Jezu Krishtit, Ati i Lavdisë, t`ju japë Shpirtin e dijes e të zbulesës për ta njohur Atë;
- 18 t`ju japë syve të zemrës (tuaj) dritë, që të mund ta kuptoni shpresën e madhe që jep thirrja e tij, begatinë e pakufishme të trashëgimit të tij ndër shenjtër,
- 19 dhe madhërinë e pamasë të fuqisë së tij kundrejt nesh që besojmë, të matur sipas veprimtarisë së pushtetit dhe forcës së Tij,
- 20 të cilën e tregoi me vepër në Krishtinduke e ngjallur nga të vdekuritdhe duke e vendosur në të djathtën e vet në qiell,
- 21 mbi çdo Principatë, Pushtet, Fuqi, Zotërimdhe mbi çdo emër që mund të përmendetjo vetëm në këtë, por edhe në botën e ardhshme.
- 22 Dhe çdo gjë vuri nën këmbët e tije Atë e vendosi mbi çdo gjë për Krye të Kishës,
- 23 e cila është Trupi i tij, plotësimi i Atij që plotëson gjithçka në të gjithë.