Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Festat: Pashkët e të pabrumet
- 1 Mbaje muajin Abib dhe kremtoji Pashkët për nder të Zotit, Hyjit tënd, sepse Zoti, Hyji yt, në muajin e Abibit natën të ka nxjerrë nga Egjipti.
- 2 Kushto si fli të Pashkëve për nder të Zotit, Hyjit tënd, në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar Emri i tij, bagëti të trasha e të imëta.
- 3 Me këtë fli mos ha asgjë të mbrume. Gjatë shtatë ditëve ha bukë të pabrume;bukën e mjerimit;sepse ke dalë pëgut nga Egjipti, që për tërë jetën tënde ta kujtosh ditën e daljes prej Egjiptit.
- 4 Të mos shihet tek ti, askund brenda kufijve të tu, brumë për shtatë ditë; as prej mishit që të kesh prerë në mbrëmje të ditës së parë të mos mbetet për në mëngjes.
- 5 Nuk bën ta kushtosh flinë e Pashkëve në cilindo ndër qytete të tua që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë,
- 6 por vetëm në atë vend që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar Emri i tij, aty kushtoje flinë e Pashkëve në mbrëmje, në perëndim të diellit, në atë kohë kur ke dalë prej Egjiptit.
- 7 Zije dhe haje në atë vend që ta ketë zgjedhur Zoti, Hyji yt, e në mëngjes ngrihu e shko në çadrat e tua.
- 8 Për gjashtë ditë ha bukë të pabrume, të shtatën ditë le të mbahet tubimi kremtor për nder të Zotit, Hyjit tënd. Mos bëj kurrfarë pune!Festa të tjera
- 9 Numëroji shtatë javë prej ditës në të cilën ua ke vënë draprin të korrave.
- 10 Atëherë kremto festën e Javëve për nder të Zotit, Hyjit tënd, duke sjellë ndihmesë vullnetare prej dorës sate prej atyre të mirave me të cilat do të të ketë bekuar Zoti, Hyji yt.
- 11 Gostitu në praninë e Zotit, Hyjit tënd, ti, djali yt e vajza jote, shërbëtori yt, shërbëtorja jote edhe leviti që është brenda qytetit tënd, i ardhuri, bonjaku e vejusha që janë tek ti në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për banesë të Emrit të vet.
- 12 Le të të bjerë ndër mend se edhe ti ke qenë skllav ne Egjipt. Prandaj mbaji e zbatoji këto urdhërime.
- 13 Edhe të kremten e Tendave festoje shtatë ditë pasi t`i kesh bashkuar prodhimet e lëmës e të shtrydhësit.
- 14 Gostitu në festën tënde ti, djali yt e vajza, shërbëtori yt e shërbëtorja, leviti dhe ardhacaku, bonjaku e vejusha që jetojnë në qytetin tënd.
- 15 Festo për shtatë ditë në nder të Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që ta ketë zgjedhur Zoti, sepse Zoti, Hyji yt, do të bekojë të gjitha prodhimet e tokës sate dhe të gjitha veprat e duarve të tua e do të jesh i lumtur.
- 16 Tri herë në vit çdo mashkull yti do të paraqitet në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në vendin që ai ta ketë zgjedhur: në të kremten e Të pabrumeve, në të kremten e Javëve dhe në të kremten e Tendave. Të mos dalë para Zotit duathatë,
- 17 por secili le të kushtojë sa mundet sipas bekimit që t`ia ketë dhënë Zoti, Hyji yt.Gjykatësit
- 18 Në çdo qytet që do të ta japë Zoti, Hyji yt, cakto gjykatës e mbikëqyrës për çdo fis tëndin. Ata le ta gjykojnë popullin me drejtësi.
- 19 Mos e shtrembëro drejtësinë. Mos ji pajambajtës. Mos merr dhurata, sepse dhuratat i verbojnë sytë e të dijshmëve dhe e dëmtojnë çështjen e të drejtëve.
- 20 Drejtësinë, dhe vetëm drejtësinë kërko, që të jetosh dhe ta marrësh për pronë tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë.Shmangie në kult
- 21 Mos ngul banir as kurrfarë lënde përbri lterit të Zotit, Hyjit tënd, që do ta ndërtosh.
- 22 Mos ngul as gugul, që e urren Zoti, Hyji yt.