Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Ligji i leviratit
- 1 Kur të ketë ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet disave dhe çështjen ta kenë qitur para gjykatësve, le t`i japin të drejtë atij që shohin se ka të drejtë, kurse fajtorin le ta dënojnë.
- 2 Nëse gjykatësi mendon se ai që mëkatoi meriton të ndëshkohet, le ta shtrijë përtokë e le të urdhërojë të rrahet me thupër para syve të tij; rrahja të jetë sipas masës së fajit.
- 3 Porse, të mos kalohet numri dyzet rëniesh, në mënyrë që, vëllai yt të mos largohet i rrahur më shumë, me plagë të mëdha dhe i copëtuar keqas para syve të tu.
- 4 Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë drithërat e tua.Ligji i leviratit
- 5 Kur vëllezërit banojnë së bashku dhe njëri prej tyre vdes e nuk lë fëmijë, gruaja e të vdekurit të mos martohet me një tjetër jashtë shtëpisë, por le ta marrë për grua vëllai i të vdekurit që të mos i shuhet fara vëllait të vet.
- 6 Kështu i parëlinduri djalë që len prej saj, le të njihet djalë i të vdekurit që të mos i shuhet emri në Izrael.
- 7 Por, nëse vëllai nuk do ta marrë gruan e vëllait, le të shkojë gruaja te dera e qytetit, t`ua shtrojë çështjen pleqve e të thotë: `Vëllai i tim shoq nuk do ta ngjallë emrin e vëllait të vet në Izrael, as të më marrë mua në martesë.`
- 8 Pleqtë le ta thërrasin e le ta pyesin aty për aty. Nëse përgjigjet: `Nuk dua ta marr për grua`,
- 9 gruaja le t`i afrohet, le t`ia heqë të mbathurën prej këmbës, le ta pështyjë në fytyrë e le të thotë: `Kështu i bëhet njeriut që nuk e ndërton shtëpinë e vëllait të vet`.
- 10 I tilli në Izrael le të quhet: `Familje këmbëzbathuri`.Marrja në grindje
- 11 Nëse zihen e rrahen dy vetë e njëri i bie tjetrit, e gruaja e këtij për ta shpëtuar burrin prej atij që është më i fortë, shtrin dorën dhe e kap tjetrin për vete:
- 12 preja dorën dhe mos ki kurrfarë mëshire për të!Shtojca
- 13 Mos mbaj në strajcën tënde peshore të ndryshme: më të madhe e më të vogël,
- 14 dhe mos ki në shtëpinë tënde ef më të madh e ef më të vogël.
- 15 Peshoren kije të përpiktë e të vërtetë. Po ashtu edhe efin kije të përpiktë e të vërtetë, që të jetosh shumë përmbi tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhenë.
- 16 Me të vërtetë Zotit tënd i velet ai njeri që bën këso punësh dhe Ai e kundërshton çdo padrejtësi.
- 17 Mos harro çfarë të bëri Amaleku kur ishe në udhëtim ndërsa po dilje prej Egjiptit,
- 18 sesi të ndeshi në udhëtim e i vrau në prapavijën tënde të gjithë ata që, të lodhur e të mbetur, ishin ulur të merin frymë, kur ti ishe i këputur prej urie e mundimi. Ai nuk e pati frikë Perëndinë.
- 19 Prandaj, kur Zoti, Hyji yt, ka për të të dhënë pushim prej të gjithë armiqve të tu që të rrethojnë, në tokën që Zoti ka për ta dhënë pronë, zhduke emrin e Amalekut nën kupën e qiellit. Ruaj se e qet në harresë!