Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Frytet e para
- 1 Kur të hysh në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë, pasi ta kesh pushtuar e të kesh ngulur në të,
- 2 merri frytet e para të të gjitha prodhimeve të fushës që të kesh mbledhur prej tokës sate, që Zoti, Hyji yt, do të ta japë, e qiti në kaçile dhe shko në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar emri i tij aty,
- 3 afroju priftit që do të jetë asohere në shërbim dhe thuaji: `Sot po bëj dëshmi para Zotit, Hyjit tënd, se kam hyrë në tokën, për të cilën u përbetua etërve tanë se do të na e japë.`
- 4 Atëherë prifti do ta marrë kaçilen prej dorës sate e do ta vërë para lterit të Zotit, Hyjit tënd.
- 5 Ti atëherë fol në praninë e Zotit, Hyjit tënd, e thuaj: `Im atë ishtë një sirian endacak. Ai zbriti në Egjipt me pak njerëz dhe atje jetoi në dhe të huaj. U shtua e u bë popull i madh, i fortë e një shumicë pa masë.
- 6 Por egjiptianët na morën me të keq, na pëdoqën dhe na bënë skllevër të mjerë.
- 7 Atëherë ne lëshuam britmë drejtë Zotit, Hyjit të etërve tanë. Ai na dëgjoi; e pa përvujtërimin tonë, mundin e të vështirat tona
- 8 dhe na nxori Zoti prej Egjiptit me dorën e vet të fuqishme e krahun e tendur, me tmerr të madh e me shenja e me mrekulli,
- 9 na pruri në këtë vend e na e dha trashëgim këtë tokë që rrjedh qumësht e mjaltë.
- 10 Dhe, ja, tani, o Zot, i solla frytet e para të tokës që ti ma dhe.`Atëherë vëri para Zotit, Hyjit tënd, dhe adhuroje Zotin, Hyjin tënd.
- 11 Gostituni me të gjitha të mirat që Zoti, Hyji yt, t`i ka dhënë ty e familjes sate, ti, leviti dhe i ardhuri që është me ty.Të dhjetat trivjetore
- 12 Kur të kesh kryer së ndari të gjitha të dhjetat e mbarë prodhimeve të tua,;vitin e tretë;vitin e të dhjetave;dhe brenda dyerve të tua t`u kesh dhënë të hanë e të ngopen leviti, ardhacaku, bonjaku e vejusha, atëherë, para Zotit, Hyjit tënd,
- 13 thuaj:`Çka ishte e shugurur e kam hequr prej shtëpisë sime. I kam dhënë levitit, ardhacakut, jetimit e vejushës po ashtu si më ke urdhëruar ti. Nuk i shkela urdhrat e tu dhe nuk i kam harruar urdhërimet e tua.
- 14 Nuk kam ngrënë asgjë kur isha në e zi, nuk kam ndarë asgjë prej tyre kur isha i papastër, dhe nuk dhashë asgjë prej tyre për të vdekur. E kam dëgjuar zërin e Zotit, Hyjit tim, dhe bëra gjithçka si më ke urdhëruar ti.
- 15 Priri sytë e tu drejt banesës sate të shenjtë, prej qiellit, dhe bekoje popullin tënd, Izraelin, dhe tokën që na e dhe siç iu përbetove etërve tanë, tokën që rrjedh qumsht e mjaltë.