Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Jozuehu caktohet për udhëheqës
- 1 Moisiu erdhi e i drejtoi mbarë Izraelit këto fjalë.
- 2 Ai u tha:Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç. S`jam më i zoti të dal as të hyj e sidomos pasi edhe Zoti më ka thënë: `Ti s`do ta kalosh Jordanin!`
- 3 Vetë Zoti, Hyji yt, do të kalojë para teje. Ai do t`i asgjësojë këta popuj ndër sy të tu e ti do t`i trashëgosh. Ty do të të prijë Jozuehu siç ka urdhëruar Zoti.
- 4 Zoti do të bëjë me ta siç ua bëri Sehonit e Ogut, mbretërve të amorrenjve e tokës së tyre kur ua treti farën.
- 5 Kur t`jua dorëzojë, pra, bëni po ashtu siç ju kam urdhëruar.
- 6 Veproni trimërisht e kini guxim! Mos u trembni as të mos ju lëshojë zemra në praninë e tyre, sepse Zoti, Hyji yt, ai është prijësi yt; ai s`do të të lërë as s`do të heqë dorë prej teje.
- 7 Moisiu e grishi Jozuehun dhe i tha në sy të mbarë Izraelit: Ji burrë e ki guxim, sepse ti do ta shtiesh këtë popull në tokën për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tyre se do t`ua japë. Ti atë ndajua me short.
- 8 Vetë Zoti, që është prijësi yt, do të jetë me ty; ai s`do të të lëshojë as do të heqë dorë prej teje: mos u tremb as mos ki frikë!Leximi ritual i Ligjit
- 9 Moisiu e shkroi këtë Ligj dhe ua dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit dhe të gjithë krerëve të Izraelit.
- 10 Moisiu u dha këtë urdhër: Ç`do të shtatin vit;vitin e Pajtimit;në të kremten e Tendave,
- 11 kur të mblidhet mbarë Izraeli që të bashkohet në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur, lexoje këtë Ligj në praninë e mbarë Izraelit, që ta dëgjojnë të gjithë.
- 12 Bashkoje popullin;trim e grua, të vegjël e të huaj që janë brenda qyteteve të tua;që të dëgjojnë e të mësojnë e ta druajnë Zotin, Hyjin tuaj, t`i mbajnë e t`i zbatojnë të gjitha fjalët e këtij Ligji.
- 13 Edhe bijtë e atyre që ende nuk i dinë tani, le të dëgjojnë e le të mësojnë ta druajnë Zotin, Hyjin tuaj, në të gjitha ditët që do të jetoni në tokën që, pasi ta kaloni Jordanin, do ta meri në trashëgim.Udhëzime të Zotit
- 14 Atëherë Zoti i tha Moisiut:Ja, po afrohet dita e vdekjes sate. Thirre Jozuehun e qëndroni në Tendën e takimit që t`i jap urdhrat e mi. Shkuan, pra, Moisiu e Jozuehu e zunë vend në Tendën e takimit.
- 15 Aty Zoti u dëftua në shtyllën e resë e cila zuri vend në hyrje të Tendës.
- 16 Zoti i tha Moisiut:Ja, ti do të flesh me etërit e tu e ky popull do të fillojë të lavirësojë duke u dhënë pas zotave të huaj të vendit, ku do të hyjnë. Atje do të më lërë mua dhe do ta zhbëjë besëlidhjen që lidha me të.
- 17 Atë ditë do të ndizet flakë hidhërimi im kundër tij. Do t`i lë dhe do ta fsheh fytyrën time prej tyre. Do të sharrojë. Do ta mbulojnë të këqija të shumta e të vështira, saqë do të thotë: `Vërtet`, sepse Hyji nuk është me mua, më gjetën të gjitha këto të këqija.`
- 18 E unë atë ditë do ta fsheh e do ta mbuloj fytyrën time për shkak të të gjitha të këqijave që do të bëjë duke ndjekur hyjnitë e huaja.Kënga dëshmitare
- 19 Prandaj, shkruani për përdorimin tuaj këtë këngë. Mësoji bijtë e Izraelit le ta dinë përmendsh e ta këndojnë me zë, që kjo këngë të më jetë dëshmitare kundër izraelitëve.
- 20 Me të vërtetë, unë do ta shtie këtë popull në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, për të cilën iu përbetova etërve të tij. Porse, kur të ketë ngrënë e të jetë ngopur e të jetë majmur, ai do të kthehet kah zotat e huaj, atyre do t`u shërbejnë, mua do të më përbuzin dhe do të zhbëjnë besëlidhjen time.
- 21 Pasi ta gjejnë një mijë të këqija e të zeza, kjo këngë do t`i përgjigjet si dëshmitar kundër tij, sepse asgjë s`do ta shlyejë prej gojës së pasardhësve të tij. Sepse ia di mendimet që i ka edhe sot, para se ta shtie në tokën që i kam premtuar.
- 22 Kështu, pra, Moisiu e shkroi atë ditë atë këngë dhe ua mësoi bijve të Izraelit.Ligji vendoset pranë Arkës
- 23 Zoti i urdhëroi Jozuehut, birit të Nunit, e tha: Ki zemër e merr guxim; sepse ti do ta shtiesh Izraelin në tokën që i kam premtuar. Unë do të jem me ty.
- 24 Kur Moisiu e kreu së shkruari në libër këtë Ligj,
- 25 u urdhëroi levitëve që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit:
- 26 Merreni këtë libër të Ligjit dhe vendoseni në anë të Arkës së Besëlidhjes së Zotit, Hyjit tuaj, që të jetë aty dëshmitar kundër teje.
- 27 Sepse e njoh natyrën tënde kryengritëse dhe zverkun tënd të trashë. Kurse edhe sa qeshë vetë gjallë me ju, gjithmonë i kundërshtuat Zotit, aq më tepër do t`i kundërshtoni pasi të kem vdekur unë!Izraeli i bashkuar për të dëgjuar këngën
- 28 Bashkoni tek unë të gjithë krerët e të gjitha fiseve dhe mbikëqyerësit tuaj që, pasi të m`i dëgjojnë të gjitha këto fjalë, ta thërras kundër tyre për dëshmitar qiellin e tokën.
- 29 Sepse e di se pas vdekjes sime do të veproni keq dhe do ta lini rrugën që jua urdhërova. Në të ardhmen do t`ju gjejnë të këqija, kur të bëni keq në praninë e Zotit, kur ta hidhëroni me veprat tuaja.
- 30 Atëherë Moisiu, ku po e dëgjonin të gjithë izraelitët, i tha deri në mbarim të gjitha fjalët e kësaj kënge.