Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Vdekja e Moisiut
- 1 Pra Moisiu u ngjit nga stepat e Moabit në malin Nebo, në majën Fazga, përballë Jerikut. Dhe Zoti ia dëftoi mbarë tokën Galaad deri në Dan,
- 2 mbarë Neftaliun e tokën e Efraimit e të Manaseut, mbarë tokën e Judës deri te Deti i Perëndimit,
- 3 Nagebin, rrafshin e luginës së Jerikut, qytetet e palmave, deri në Segor.
- 4 Zoti i tha: Kjo është toka për të cilën iu përbetova Abrahamit, Izakut e Jakobit e thashë: `Farës sate do t`ia jap.`E pe me sytë e tu, por këmba jote s`do të kalojë në të.
- 5 Moisiu, shërbëtori i Zotit, vdiq aty, në dheun e Moabit, me dashje të Zotit.
- 6 E varrosi në luginë, në tokën e Moabit përballë Betfegorit. Askush, deri në ditën e sotme, nuk mund ia diti varrin e tij.
- 7 Moisiu kishte njëqind e njëzet vjet kur vdiq. As s`iu errësua syri, as nuk e la forca.
- 8 Bijtë e Izraelit i bënë gjëmë për tridhjetë ditë. Atëherë morën fund ditët e vajtimit të Moisiut.
- 9 Jozuehu, biri i Nunit, ishte përplot me shpirtin e urtësisë, sepse Moisiu i pati vënë mbi kokë të tij duart e veta. Izraelitët e dëgjuan e vepruan ashtu sikurse Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.
- 10 Askurrë më në Izrael nuk u ngrit një profet porsi Moisiu,;atë Zoti e ka njohur faqe-faqas
- 11 për nga shenjat e mrekullitë që Zoti e kishte dërguar t`i kryente në Egjipt, kundër faraonit, zyrtarëve të tij dhe mbarë tokës së tij,
- 12 si dhe për dorë të fortë e për mrekulli të mëdha që i bëri Moisiu në sy të mbarë Izraelit.