Beselidhja e ReFilipianëve: Qortime
- 1 Prandaj, vëllezërit e mi të dashur që aq fort ju kam për zemër, gëzimi dhe kurora ime, kështu pra,;qëndroni të fortë në Zotin.Qortime
- 2 E porosis Evodinë dhe e përbetoj Sintikën të jetojnë në përkim me Zotin.
- 3 Po të lutem edhe ty, Shok i dashur, ndihmoju sepse ato luftuan bashkë me mua për Ungjill, së bashku me Klementin dhe me bashkëpunëtorët e mi, emrat e të cilëve gjenden në librin e jetës.
- 4 Gëzohuni gjithmonë në Zotin, rishtas po ju them: gëzohuni!
- 5 Mirësinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit! Zoti është afër!
- 6 Për asgjë mos u shqetësoni, por gjithçka;me lutje dhe me lutja të përcjella me falënderim;paraqitjani Hyjit nevojat tuaja!
- 7 Dhe paqja e Hyjit, që është më e vlefshme se mund ta mendojmë, do t`i ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja në Krishtin Jezus.
- 8 Së fundi, o vëllezër, mundohuni të keni për zemër gjithçka është e vërtetë, gjithçka është e ndershme, gjithçka është e drejtë, gjithçka është e pastër, gjithçka është e shenjtë, gjithçka është e denjë për dashuri, gjithçka është e denjë për lavdi, gjithçka është virtyt.
- 9 Çka keni mësuar, çka keni marrë, çka keni dëgjuar dhe parë në mua;atë bëni;dhe Hyji që jep paqen do të jetë me ju.Falënderim filipianëve për ndihmat
- 10 Jam tejet i gëzuar në Zotin, pse kujdesi juaj ndaj meje mundi së fundi të lulëzojë. Vërtet, ju edhe më parë keni menduar të kujdeseni për mua, por nuk keni pasur rast.
- 11 Nuk po them kështu për arsye të s`kamjes, sepse ju e dini se unë jam mësuar të jem i kënaqur me aq sa kam.
- 12 Di të jetoj në skamjedhe di të jetoj në pasje.Jam mësuar gjithsesi dhe për gjithçka:të ngihem e të jem i uritur, të kem mjaft e të kem pak!
- 13 Gjithçka mundem me ndihmën e Atij që më jep fuqi!
- 14 Por, prapëseprapë, është bukur për ju që morët pjesë në nevojën time.
- 15 Po edhe ju, o filipianë, e dini mirë se në fillim të predikimit të Ungjillit, kur u nisa prej Maqedonisë, asnjë kishë nuk më dha gjë lidhur me të dala e të marra, përveçse vetëm ju.
- 16 Madje edhe në Selanik kur isha në nevojë, më dërguat ndihma një herë e dy herë.
- 18 Kam gjithçka më duhet, madje edhe për së tepërmi: jam plot me çdo të mirë që mora prej Epafroditit, çka ju më dërguat: erë e mirë;fli e erëndshme që i pëlqen Hyjit.
- 19 Dhe Hyji im do të plotësojë çdo nevojë tuajën me begatinë e vet, për mrekulli, nëpër Jezu Krishtin.
- 20 Hyjit, Atit tonë, i qoftë çdo lavdi në shekuj të shekujve. Amen.Përshëndetjet e fundit
- 21 Përshëndetni çdo shenjt në Jezu Krishtin!Vëllezërit që janë me mua ju bëjnë të fala.
- 22 Ju bëjnë të fala të gjithë shenjtërit, sidomos ata që janë të pallatit të perandorit.
- 23 Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit qoftë me shpirtrat tuaj!