Beselidhja e Re1 e Selanikasve: Feja dhe shembulli i selanikasve
- 1 Pali, Silvani dhe Timoteu: Kishës së selanikasve në Hyjin Atë dhe në Jezu Krishtin Zot.Paçi hir dhe paqe!Feja dhe shembulli i selanikasve
- 2 Gjithmonë e falënderojmë Hyjin për ju të gjithë dhe vazhdimisht ju kujtojmë në lutjet tona
- 3 duke pasur para sysh fenë vepruese tuajën, dashurinë vetëmohuese dhe shpresën e qëndrueshme në Zotin tonë Jezu Krishtin para Hyjit, Atit tonë.
- 4 Sepse, o vëllezërit e dashur prej Hyjit, e dimë se jeni të zgjedhur,
- 5 pasi Ungjilli ynë nuk erdhi ndër ju vetëm me anë të fjalës, por edhe i përcjellë me fuqi dhe me Shpirt Shenjt dhe me mbushmendje të plotë. Të tillë, pra, siç e dini, kemi qenë ndër ju për ju.
- 6 Edhe ju u bëtë ndjekësit tanë dhe të Zotit duke e pranuar Fjalën me gëzimin që jep Shpirti Shenjt edhe pse në vështirësi të madhe,
- 7 kështu që u bëtë shembull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akajës.
- 8 Sepse, prej jush, jo vetëm jehoi Fjala e Zotit nëpër Maqedoni e Akajë, por edhe feja juaj në Hyjin aq fort u përhap gjithkah, sa që ne s`kemi nevojë të flasim për këtë gjë.
- 9 Sepse njerëzit vetë tregojnë për ne: ç`pritje na bëtë, si u kthyet kah Hyji prej idhujsh që t`i shërbeni Hyjit të gjallë e të vërtetë
- 10 dhe që ta prisni nga qielli Birin e tij, të cilin e ngjalli nga të vdekurit, Jezusin, që na shpëton nga hidhërimi i ardhshëm.