Beselidhja e Re2 e Selanikasve: Gjyqi në Ardhjen e Krishtit
- 1 Pali, Silvani dhe Timoteu:Kishës së selanikasve që është në Hyjin, Atin tonë, dhe në Jezu Krishtin, Zot.
- 2 Paçi hir e paqe prej Hyjit Atë dhe prej Jezu Krishtit Zot!Gjyqi në Ardhjen e Krishtit
- 3 Vëllezër, gjithmonë na duhet ta falënderojmë Hyjin për ju, siç është e drejtë, sepse jashtëzakonisht rritet feja juaj dhe shtohet dashuria e secilit prej jush kundrejt njëri-tjetrit,
- 4 aq sa ne mburremi me ju në të gjitha kishat e Hyjit për arsye të qëndresës dhe të fesë suaj ndër të gjitha salvimet dhe vështirësitë që ju me duresë i mbartni.
- 5 Ato janë shenja e gjyqit të drejtë të Hyjit dhe kanë për qëllim t`ju bëjnë të denjë për Mbretërinë e Hyjit, për të cilën edhe pësoni.
- 6 E njëmend është e drejtë që Hyji ë japë mundim atyre që ju salvojnë,
- 7 kurse juve, të salvuarve, t`ju dhurojë bashkë me ne pushimin në Ditën e Zbulesës së Zotit Jezus, kur të vijë prej qiellit bashkë me engjëjt e pushtetit të vet
- 8 me zjarr të ndezur flakë dhe të hakmerret mbi ata që nuk duan ta njohin Hyjin dhe mbi ata që nuk duan ta dëgjojnë Ungjillin e Jezusit, Zotit tonë.
- 9 Të tillët do të ndëshkohen me dënimin e pasosur larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e madhërisë së tij,
- 10 atëherë, kur të vijë;atë Ditë;për të qenë lavdëruar në shenjtërit e vet dhe për ë dëftuar i mrekullueshëm në të gjithë ata që kanë besuar: tashti ju i besuat dëshmisë sonë.
- 11 Prandaj edhe lutemi përherë për ju që Hyji ynë t`ju bëjë të denjë për thirrjen e vet dhe me fuqinë e vet t`ju bëjë të aftë të kryeni çdo të mirë që dëshironi dhe fenë tuaj ta bëjë vepruese.
- 12 Kështu Emri i Jezusit, Zotit tonë, do të madhërohet në ju po edhe ju në Të në saje të hirit të Hyjit tonë dhe të Jezu Krishtit Zot.