Beselidhja e Re1 e Timoteut: Qortim lidhur me mësimet e rreme
- 1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus meurdhër të Hyjit, Shëlbuesit tonë dhe të Krishtit Jezus, shpresës sonë:
- 2 Timoteut, birit të vërtetë në fe:hir, mëshirë dhe paqe prej Hyjit Atë, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.Qortim lidhur me mësimet e rreme
- 3 Sikurse të porosita kur u nisa për Maqedoni: zër vend në Efez për t`i urdhëruar disave disa të mos mësojnë mësime të tjera
- 4 dhe të mos merren me përralla dhe me gjenealogji të pakufishme që ndihmojnë më fort për diskutime të kota se sa për planin e Hyjit që realizohet në fe.
- 5 Qëllimi i këtij urdhri është dashuria që del nga zemra e pastër, nga ndërgjegjja e mirë dhe nga feja e çiltër.
- 6 Në këtë gjë disa e lanë rrugën dhe u sollën drejt mësimeve të fjalëve të kota.
- 7 Këta duan të jenë mësues të Ligjit e nuk kuptojnë as çka flasin as çka pohojnë.
- 8 Vërtet, ne e dimë se Ligji është i mirë kur ndokush e përdor si duhet,
- 9 i bindur për këtë se Ligji nuk është dhënë për njeriun e drejtë, por për të këqijtë, për të padëgjueshmit, për të mbrapshtët, për mëkatarët, për të pafetë, për blasfemuesit, për atëvrasësit, për mëmëvrasësit, për njerivrasësit,
- 10 për fëlligështarët, për homoseksualët, për tregtarët me njerëz, për gënjeshtarët, për beshtrembërit dhe për çdo vepër tjetër që është kundër mësimit të shëndoshë
- 11 sipas Ungjillit të Lavdisë së Hyjit të lumtur, që më është besuar.Falënderim për mëshirën e Krishtit
- 12 E falënderoj Atë që më dha fuqi;Krishtin Jezus, Zotin tonë;pse më çmoi të besueshëm duke më thirrur në shërbesë
- 13 mua, që më parë isha blasfemues, salvues, arrogant. Por gjeta mëshirë pse veproja prej padijes, larg nga besimi i vërtetë.
- 14 Dhe hiri i Zotit tonë qe pa masë i begatshëm bashkë me fe dhe me dashuri që është në Krishtin Jezus.
- 15 Kjo fjalë është e vërtetë dhe meriton të besohet prej të gjithëve: Krishti Jezus erdhi në botë për të shëlbuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.
- 16 Ai pati mëshirë për mua me qëllim që në mua, më të parin, Jezu Krishti ta dëftojë tërë zemërgjerësinë e vet për t`u dhënë shembull të gjithë atyre që do të besojnë në Të për të fituar jetën e pasosur.
- 17 Dhe Mbretit të shekujve, të Pavdekshmit, të Papashmit, Një të Vetmit Hyji qoftë nder e lavdinë shekuj të shekujve.Amen!
- 18 Po ta jap këtë detyrë, biri im Timote, në përkim me profecitë që dikur u thanë mbi ty: Ti, i mbështetur në to, lufto luftën e mirë!
- 19 Ruaje fenë dhe ndërgjegjen e mirë, që disa e flakën dhe përjetuan anijethyrjen në fe.
- 20 Ndër ta janë Himeneu dhe Aleksandri që i lashë në duart e Satanit me qëllim që të mësojnë të mos blasfemojnë.