Beselidhja e Re1 e Timoteut: Cilësitë e mbikëqyrësit
- 1 Është plotësisht e vërtetë fjala: Në qoftë se ndokush dëshiron të bëhet mbikëqyrës, dëshiron një punë të ndershme.
- 2 Por, veç, duhet që mbikëqyrësi të jetë i patëmetë, vetëm një herë i martuar, i përkormë, i arsyeshëm, i urtë, mikpritës, i aftë të mësojë,
- 3 jo i prirë kah pija, jo i dhunshëm. Përkundrazi, i butë, jo ngatërrestar, jo lakmues të hollash,
- 4 njeri që e udhëheq mirë shtëpinë e vet, që fëmijët e vet i mban nën drejtim me plot seriozitet;[
- 5 sepse, po nuk diti ndokush ta udhëheqë familjen e vet, si do të dijë të kujdeset për Kishën e Hyjit?]
- 6 të mos jetë posa i kthyer në fe, që të mos i rritet mendja e të bjerë në dënimin e djallit.
- 7 Madje duhet të gëzojë zë të mirë edhe ndër ata të jashtmit, që të mos bëhet gazi i kujt dhe të bjerë në leqe të djallit.Cilësitë e diakonëve
- 8 Po kështu duhet të jenë edhe diakonët: të matur, jo mësalla me dy faqe, jo të dhënë tepër pas verës, as lakmues fitese të ndytë,
- 9 por nga ata që e ruajnë misterin e fesë në ndërgjegje të pastër.
- 10 Më parë le të vihen në provë e, nëse të sprovuar, dalin të patëmetë, atëherë le ta kryejnë shërbesën.
- 11 Gjithashtu edhe gratë le të jenë të matura, jo shpifëse, por të përkorme dhe besnike në gjithçka.
- 12 Diakonët të jenë burra të një gruaje, t`i udhëheqin mirë fëmijët e vet dhe shtëpitë e veta.
- 13 Sepse ata që e kryejnë mirë shërbesën e diakonit fitojnë shkallë të ndershme dhe siguri të madhe në fenë që është në Krishtin Jezus.Misteri në të cilin themelohet përshpirtëria
- 14 Po t`i shkruaj të gjitha këto edhe pse shpresoj se së shpejti do të vij te ti,
- 15 por, në qoftë se do të vonoj, të dish si duhet të sillesh në Shtëpinë e Hyjit, që është Kisha e Hyjit të gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.
- 16 S`ka dyshim, i madh është misteri i përshpirtërisë:Krishti u dëftua në natyrën e njeriut, u shfajësua me Shpirtin Shenjt, u vrojtua nga engjëjt, u predikua ndër paganë, u besua nga bota, u ngrit në lavdi.