Beselidhja e Re2 e Timoteut: Falënderim Hyjit
- 1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus për vullnet të Hyjit i dërguar për të shpallur jetën e premtuar që është në Krishtin Jezus:
- 2 Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë, paqe prej Hyjit Atë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.Falënderim Hyjit
- 3 E falënderoj Hyjin, të cilit i shërbej, sikurse edhe të parët e mi, me ndërgjegje të pastër, ndërsa pa pushim të kujtoj në lutja të mia natë e ditë.
- 4 Dhe, kur më bien në mend lotët e tu, më kap një dëshirë e madhe të të shoh ty që të mbushem me gëzim.
- 5 Kujtoj fenë e çiltër që është në ty, që më parë ishte në gjyshen tënde Loidën dhe në nënën tënde Eunikën dhe jam i bindur se banon edhe në ty.
- 6 Këndej të përkujtoj ta ringjallësh dhuratën e hirit të Hyjit që është në ty në saje të vënies së duarve të mia.
- 7 Sepse Hyji nuk na e ka dhënë shpirtin e frikës, por përkundrazi, shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtisë.
- 8 Prandaj mos të të vijë turp ta dëshmosh Zotin tonë, as mua të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për Ungjill duke u mbështetur në fuqinë e Hyjit,
- 9 i cili na shëlboi dhe na grishi me thirrje të shenjtë jo në saje të veprave tona, por në saje të vullnetit të vet dhe të hirit, që na u dha që prejamshimit në Jezu Krishtin
- 10 dhe u dëftua tani me Ardhjen e Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit. Ky e asgjësoi vdekjen dhe bëri të shndrisë jeta dhe pavdekësia me anë të Ungjillit,
- 11 për të cilin Hyji më caktoi të jem predikatar, apostull dhe mësues.
- 12 Ja, pra, përse unë edhe i duroj këto vuajtje! Por nuk më vjen turp sepse e di se kujt i kam besuar dhe jam i sigurt se Ai është i zoti ta ruajë thesarin që m`u besua deri në atë Ditë.
- 13 Ki për normë fjalët e shenjta që i ke dëgjuar prej meje në fe e në dashuri që është në Krishtin Jezus.
- 14 Ruaje, me ndihmën e Shpirtit Shenjt që banon në ne, thesarin e paçmueshëm të fesë që t`u besua.
- 15 Do të kesh marrë vesh se në Azi të gjithë ikën e më lanë. Ndër ta janë edhe Figeli dhe Hermogeni.
- 16 Hyji e pajistë me mëshirën e vet familjen e Oneziforit sepse shpeshherë ma ka freskuar shpirtin dhe nuk ka pasur turp për prangat e mia.
- 17 Përkundrazi, kur erdhi në Romë, më kërkoi me kujdes dhe më gjeti
- 18 ia dhëntë Zoti fatin të gjejë mëshirën hyjnore në Ditën e Gjyqit! Por edhe sa shërbimet m`i bëri në Efes, ti i di më mirë se askush!