Beselidhja e ReTitit: Veprimi i Titit në Kretë
- 1 Pali, shërbëtori i Hyjit dhe apostulli i Jezu Krishtit për t`i kthyer në fe të zgjedhurit e Hyjit dhe për t`i bërë ta njohin të vërtetën që mëson përshpirtërinë,
- 2 me shpresë në jetën e pasosur, të cilën e premtoi Hyji që kurrë nuk gënjen, para kohërave të amshuara
- 3 dhe, në kohën e caktuar, e dëftoi fjalën e vet me anë të predikimit që m`u besua mua me urdhër të Hyjit, Shëlbuesti tonë:
- 4 Titit, birit të vërtetë në saje të fesë së përbashkët: Hir dhe paqe prej Hyjit Atë dhe prej Krishtit Jezus, Shëlbuesit tonë.Veprimi i Titit në Kretë
- 5 Arsyeja pse të lashë në Kretë është që të kryesh çka mbetet për t`u rregulluar dhe të caktosh udhëheqës në çdo qytet sipas porosive që të kam dhënë.
- 6 Kandidati duhet të jetë i patëmetë, i martuar vetëm një herë, fëmijët t`i ketë besimtarë që nuk përfliten për sjellje të shfrenuar dhe për padëgjesë.
- 7 Sepse, mbikëqyrësi, si mbarështues i Hyjit, duhet të jetë i patëmetë: jo i vrazhdë, jo idhnak, jo pijanec, jo arrogant, jo lakmues i fitesës së ndytë,
- 8 por mikpritës, që e do të mirën, i urtë, i drejtë, i shenjtë, zotërues i vetvetes,
- 9 i thelluar në fjalën e vërtetë të mësimit, që të jetë i zoti të japë zemër në mësimin e shëndoshë dhe t`ua mbushë mendjen kundërshtarëve.
- 10 Vërtet, ka shumë prej atyre që nuk nënshtrohen, që flasin shumë dhe gënjejnë sidomos ata që vijën nga rrethprerja.
- 11 Atyre duhet t`u mbyllet goja, sepse të tillët pështjellojnë familje të tëra duke mësuar çka nuk duhet dhe këtë e bëjnë me qëllim të fitimit të ndytë.
- 12 Dikush prej tyre, një profet i tyre, tha: >>Kretasi gjithmonë rrenacakë, egërsira të këqija, barqe përtace!<<
- 13 Kjo dëshmi është e vërtetë. Këndej edhe qortoji me ashpërsi, që ta kenë fenë e shëndoshë
- 14 dhe të mos i dëgjojnë përrallat e judenjve as urdhrat e njerëzve që e përbuzin të vërtetën.
- 15 Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër; kurse për të ndytët dhe për ata që nuk besojnë, s`ka gjë të pastër, por i kanë të ndyta mendtë dhe ndërgjegjen.
- 16 Pohojnë se Hyjin e njohin, por me vepra e mohojnë janë të ndytë, kryekëcyer dhe të papërshtatshëm për çdo vepër të mirë.