Beselidhja e ReTitit: Predikimi i mësimit të shëndoshë
- 1 Ti veç, mëso çka është në përkim me mësimin e shëndoshë:
- 2 që pleqtë të jenë të përkormë, të ndershëm, të urtë, të shëndoshë në fe, në dashuri dhe në qëndresë.
- 3 Po ashtu edhe plakat: të kenë sjellje si u ka hije shenjtërve: jo shpifëse, jo të dhëna pas verës, por mësuese të së mirës:
- 4 t`i mësojnë gratë e reja t`i duan burrat e vet dhe fëmijët e vet:
- 5 të jenë të urta, të pastra, shtëpiake me mend, të mira, t`u binden burrave të vet që fjala e Hyjit të mos shahet.
- 6 Po ashtu nxiti të rinjtë që të jenë të përkormë.
- 7 Në çdo gjë ji shembull me vepra të mira: në mësim - përpikërinë, denjësinë;
- 8 fjala të jetë e shëndoshë, e patëmetë që kundërshtari, duke mos pasur çka të flasë keq për ne, të turpërohet.
- 9 Skllevërit le t`u nënshtrohen zotërinjve të vet në gjithçka; të mundohen t`u pëlqejnë dhe të mos u kundërshtojnë me fjalë,
- 10 të mos vjedhin, por vazhdimisht të japin provën e besnikërisë së vërtetë. Kështu do t`i japin lavdi në gjithçka mësimit të Hyjit, Shëlbuesit tonë.
- 11 Vërtet u duk hiri i Hyjit që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve.
- 12 Ai na mëson t`i biem mohit mosbesimit dhe dëshirave të shekullit për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht,
- 13 duke pritur shpresën e lume dhe Ardhjen e lavdisë së të madhit Hyj dhe Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit.
- 14 Ai e flijoi vetveten për ne që të na shpërblejë nga çdo paudhësi dhe ta pastrojë që Atij i përket, që të jetë plot zell për të kryer vepra të mira.
- 15 Për këto gjëra fol, këto porositi dhe qorto me çdo pushtet!Askush të mos ketë guxim të të përbuzë!