Beselidhja e ReTitit: Detyrat e përgjithshme të besimtarit
- 1 Përkujtoju se u duhet t`i nënshtrohen pushtetit dhe autoritetit: t`i dëgjojnë, të jenë të gatshëm për të kryer çdo vepër të mirë.
- 2 Të mos fyejnë askënd, t`u shmangen grinjdeve, të lëshojnë pe, të tregojnë butësi të vazhdueshme kundrejt të gjithë njerëzve.
- 3 Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, të padëgjueshëm; endeshim larg së vërtetës, robër të dëshirave dhe të prirjeve të ndryshme; kemi jetuar, në të këqija dhe në smirë, të denjë për të qenë të përbuzur; kemi urryer njëri-tjetrin.
- 4 Por, kur, u dëftua mirësia e Hyjit, Shëlbuesit tonë, dhe dashuria e tij ndaj njerëzve
- 5 Ai na shëlboi, jo në saje të veprave tona që ne i bëmë në drjetësi, por në saje të mëshirës së vet: me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes që jep Shpirti Shenjt,
- 6 të cilin me begati e ndikoi në ne nëpër Jezu Krishtin, Shëlbuesin tonë,
- 7 që, të shfajësuar me anë të hirit të tij të jemi, në saje të shpresës, trashëgimtarë të jetës së pasosur.
- 8 Kjo fjalë është e denjë për t`u besuar dhe dua që të përsëritësh pa pushim që ata, që besuan në Hyjin, të mundohen të jenë të parët në vepra të mira. Kjo gjë është e bukur dhe e dobishme për njerëzit.
- 9 Kurse diskutimeve të marra, gjenealogjive, grindjeve dhe përleshjeve lidhur me Ligjin, ikju! Ato janë të padobishme dhe të kota.
- 10 Me feshtrembërin, pasi ta kesh qortuar një ose dy herë, mos ki punë më me të,
- 11 pasi e di mirë se është njeri jashtë rruge dhe vazhdon në mëkate: ai vetë e dënon vetveten.Porosi personale dhe përshëndetje
- 12 Kur ta dërgoj te ti Artemin ose Tihikun, nisu e eja te unë në Nikopol, sepse atje vendosa të kaloj dimrin.
- 13 Jepu çka u nevojitet për udhëtim Zenës, juristit, dhe Apolonit që të mos u mongojë gjë.
- 14 Kështu edhe tanët le të mësojnë të jenë të parët për vepra të mira lidhur me nevojat jetësore që të mos jenë të pafrytshëm.
- 15 Të përshëndesin të gjithë ata që janë me mua.Përshëndeti ata që na duan në fe. Hiri qoftë me ju të gjithë!